‘Zëri i Amerikës’: Meta u gjend i papërgatitur nga Rama e Basha

6 Qershor 2017, 17:36Politika TEMA

Në Shqipëri deputeti i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Gledjon Rehovica dhe drejtori i Spitalit Rajonal të Beratit, Idlir Frashëri janë vënë në ndjekje penale nga policia pasi dyshohet të jenë përfshirë në blerje votash në favor të LSI-së.

Sipas njoftimit të policisë, hetimi ndaj tyre ka nisur pas një denoncimi dhe ata dyshohet të kenë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Përdorim i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal.

Policia bëri të ditur se materialet për këtë rast i janë përcjellë Prokurorisë.

Ky është rasti i parë i zyrtarëve të vënë në ndjekje penale për tentativë për blerje votash ndërkohë që një numër i konsiderueshëm funksionarësh të tjerë janë pezulluar nga detyra për përfshirje në fushatë zgjedhore në shkelje të ligjit.

Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave është ngritur dhe një “Task-Forcë” e posaçme si dhe janë përcaktuar masat për monitorimin e sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare e logjistike të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor të 25 qershorit.

Mbrëmë kryetari i LSI-së Petrit Vasili ju drejtua me një letër krerëve të shtetit duke kritikuar vendim-marrjen për “Task-Forcën”, e cila sipas tij, nuk ka qenë pjesë e asnjë mbledhjeje të qeverisë dhe, sipas zotit Vasili, “është e patolerueshme që vendimi i referohet një mbledhjeje e cila nuk ka ndodhur.

Një vendim kaq i rëndësishëm nuk i është nënshtruar asnjë debati qeveritar dhe mundësisë së shprehjes se opinioneve nga ministrat, por është hartuar e miratuar në mënyrë tërësisht të njëanshme, ku specifikoj, anëtarët e kabinetit qeveritar përfaqësues të LSI-së, kanë qënë jashtë diskutimit dhe janë vënë para faktit të kryer, duke u çuar një vendim qarkullues, të cilit nuk i njihen as autorët dhe as ata që kanë dhënë opinionet”, shkruan zoti Vasili.

Sipas tij “një mënyrë e tillë, okulte e funksionimit të qeverisë, ku përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, hedh hije të forta dyshimi në një moment ku vetëm transparenca, komunikimi i hapur dhe përfshirja e të gjithë aktorëve, janë ato që zgjedhjet e lira e të ndershme presin në Shqipëri”.

Për kryetarin e LSI-së “fatkeqësisht marrëveshja politike e 18 Majit, në vend të qartësisë e ndershmërisë, prodhoi një komunikim të njëanshëm, të mbyllur dhe të errët”.

Në fakt marrëveshja e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha u interpretua gjerësisht si një përpjekje për të goditur partitë e vogla e veçanërisht LSI-në, ndaj së cilës nuk mungojnë sulmet e përditshme si nga ana e socialistëve ashtu dhe nga Partia Demokratike.

Një pjesë e mirë e të pezulluarve të ditëve të fundit i përkasin pikërisht LSI-së. Javën e shkuar u shkarkua nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Postave Majlind Lazimi, si dhe një drejtoreshë rajonale.

LSI-ja foli për një hakmarrje politike, ndërsa zoti Lazimi dje bëri kallzim në prokurori ndaj Ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi që kishte firmosur shkarkimin, të cilin ai e ka cilësuar si “tërësisht të paligjshëm”.

LSI-ja e cila është konsideruar si vendimtare për përcaktimin e pushteteve, pas 4 vitesh në qeveri me demokratët dhe 4 të tjerave më pas me socialistët, duket se është gjendur e papërgatitur për situatën e krijuar, ku dy partitë e mëdha e kanë vënë në qendër të sulmeve.

Pikërisht kjo duket të jetë dhe arsyeja që udhëheqësi dhe themeluesi i saj Ilir Meta, ka zbritur në fushatë, pavarësisht se në momentin e zgjedhjes si president kishte deklaruar se nuk do të përfshihej.(VOA)

5 komente në “‘Zëri i Amerikës’: Meta u gjend i papërgatitur nga Rama e Basha”

  1. Mirush says:

    Po cfare problemi ka nese eshte nje ligj i tille :)? Ju ha bytha tani se nuk e blini dot voten? Prisni se nuk keni pare asgje akoma. Te rrofsha bythen Edo se paske qene mendjeholle e puneshume.

  2. X says:

    e ju larot qe boni politiken e karit ,
    qekeni prek e po ngushelloni shkerdhaten e politikes shqiptare ,
    qe shkaterroj ate vend me themel ?!

    Nuk gjeni tema qe kan me shume vler per situaten ne te cilen ndodhet vendi jone .
    nqs ju a diktojne tema te tilla , qiteni edhe pak me shume gjuhen jashte ,
    kur flisni per bandat e krimineleve politike qe shkaterruan Shqiperine ,
    sepse ska me ju ftoh . kaqola .
    jeni bo amerikane ju nashi dhe shqiperine e shifni nga maja e olimpit

    1. LORA says:

      Me duket se edhe keta myteberet e VOA-se I ka gjet te “papergatitur”,sikurse lesh-e-line,pakti I Rames me
      lul-holandezin.
      Keshtu mendoj une ,” X”, se keta elez-biberet peshkojne me mire ne terrenin e shkerdhatave te politikes shqiptare,,,,te shkerdhatave kusare te llojit “me qetesi e dashuri”.

  3. Beratsi Autokton says:

    Ky Gledion Rehovica nuk e ka per here te pare. Edhe zgjedhjet e kaluara stafi elektoral perfshi edhe te emen e tij (nje mjeke gjinekologe) ndante fletepalosjet dhe bukletet e LSI shtepi me shtepi dhe brenda fletepalosjeve fuste nje kartmonedhe 10.000 lekesh te vjetra. Ne nje shtepi ne Lagjen 30 Vjetori e zonja e shtepise u shokua kur pa 10 mije lekeshin brenda fletepalosjes dhe i drejtohet te jemes se Gledionit: Po kjo cfare eshte doktoreshe? Ja dicka e vogel per familjen tuaj i drejtohet e jema e Gledionit qe pak caste me pare i kishte kerkuar voten per te. Por qytetarja ja ktheu mbrapsht dhe i thote: Megjithe respektin per ju doktoreshe kjo qe po beni nuk te nderon as ty as djalin tuaj. Dhe mbas kesaj po me detyroni te votoj kunder jush dhe i mbylli deren. Nese nuk me besoni pyesni nje Berat te majte dhe te djathte per keto praktika korruptive qe LSI perdor diten per diell.

  4. "BOHOTINA" says:

    Ei vaso i biri i Kozit je nje palaco i pa shoq. Po ato listat qe u kerkoni antareve tuaj cfare jane. Cecili duhet te bjere mbi 50 emra me nr. cel. dhe datlindje dhe i merrni ne telefon per dite per ti konfirmuar. S’ ke turp bandit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje