Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, gjatë një prononcimi për gazetën “Sot” ka komentuar aktualitetin politik si edhe koalicionin e shumëpërfolur paszgjedhor ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Duka ka qene i prerë në përgjigjen e tij sa i përket pyetjes nëse e mbështet ose jo koalicionin Basha-Rama. Ai deklaroi se nuk e sheh të arsyeshëm një koalicion ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
“Nuk i hyj fare këtij problemi. Nuk e shoh të arsyeshme koalicionin PD-PS, por mbetet për t’u parë në të ardhmen”, është shprehur kreu i Partisë Agrare Ambientaliste. Duka nuk ka lenë pa përmendur edhe koalicionin që partia e tij do të bëjë pas 25 qershorit, duke shuar kështu dyshimet për një koalicion të tij më Edi Ramën.
Ai theksoi se PAA do të vazhdojë koalicionin e saj me Partinë Demokratike. “Padyshim me PD. Ne kemi dalë me siglën e Partisë Demokratike dhe do vazhdojmë koalicionin me PD, me shpresë se do fitojmë.
Edhe atë herë kemi mundësi të shpalosim çfarë duam, që janë në programin e PAA, por edhe që janë përshtat dhe të programi e Partisë Demokratike”, deklaroi Duka.
Ai i pyetur se si e shikonte vendimin e Lulëzim Bashës për të lënë jashtë liste figurat e vjetra të Partisë Demokratike si Jozefina Topallin, Majlinda Bregun dhe Astrit Patozin, theksoi që ky është tagër i vetë kreut të PD Basha, i cili ka të drejtë të vendosë në lista të gjithë ata që mendon.
Ai ndër të tjera u shpreh se sa herë që dalin listat ka diskutime, por Basha ka menduar të dali i rinovuar me fytyra të reja. “Sa herë që dalin listat ka diskutime, se kodi zgjedhor është i tillë që e vendosin kryetarët.
Ne jemi produkt i koalicion ndërmjet Partisë Agrare Ambientaliste me Partinë Demokratike. Skemi pasur gjë në dorë për këtë pjesë.
Negociuam vetëm për njerëzit tanë, jo për të larguarit e Bashës. Ai ka menduar të dalim me rinovim me fytyra të reja në këtë kandidim të radhës”, është shprehur kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Do te dalesh si rruar qethur.ka mundesi ti marresh te tre mandatet e tua po do te mbetesh nje particke ne bisht te PD.Po prit njehere Vetingun se dhe Ti ke hesape per te lare.
Nese do te me botoheshin shkrimet e mia lidhur me permbajtjen dhe pozicionet e partive ne Shqiperi, do e beja nje analize-studim, por e di qe nuk eshte mundur, sepse mediat tona jane mesuar te publikojne gjithçka qe japin ata, analistet qe paguhen nga partite, pavaresisht se shkruajne lloqe. Lexova mendimet e z. Agron dhe habitem se si njerezit miopisen kur hypin ne frone, te cilat i kane kurdisur po vete. Nuk eshte aspak e pamundur qe ne fund te betejave te gjithe kundershtaret, mbasi pesojne humbje te thella te dy krahet, ata qe mbeten, te tmerruar nga ajo ç’fare pesuan, arrijne te bashkohen dhe te thone njezeri:” E beme luften se duhej bere per te pastruar ata njerez qe nuk na vinin sipas oreksit. Ata njerez, jo se ishin te paster, jo mor jo, ata ishin me te zinj se korbat, por na prishnin pune neve, prandaj tashti jemi rehat, do bejme krushqi dhe do gezojme frytet e pushtetit qe kemi ndertuar, duke filluar nga vjedhja, shitja e pasurive shqiptare ne tregjet e jashteme dhe te ardhurat 80% ne xhepat tone. Ne, vazhdojme kontrabanden, drogen, thyejme embargot, vrasim njerez , rrisim imoralitetin, shtojme emigracionin, po, po te gjitha i kemi bere dhe do i bejme. Kush na del kunder, fesht i perjashtojme nga listat dhe te rrine urte sepse ka dhe me keq. Bile u a kemi thene edhe nga çadra: Prisni se nuk keni pare gje akoma. Por kush merr vesh? Sidoqofte ne, kryetaret e partive e kemi te sigurte deputetllekun dhe ngaqe do jemi deputetllek nuk na ben gje as vettingu, as populli, as amerika dhe as europa. Hiç askush.” Ja ky eshte mesazhi juaj z. Duka dhe “elitaret” qe ju hani e pini dhe çirreni per “dashurine e madhe qe keni ndaj popullit” . Historia eshte gjykatesi i juaj dhe i atyre para jush dhe pas jush. Populli i di dhe keni per ta pare se ç’fare katraure do behet me votimet e 25 qershorit,. A e dini ju se ata qe kerkojne me force te jene force e pare dhe te emerojne kryeministrin, nga qe nuk do te fitojne, por do rrjeshtohen ndofta ne vendin e trete por me pak se sa jane sot, do bejne namin, do hidhen neper karrike dhe do shqyejne kutite e votimit? Ketu do jemi e do piqemi…. Zdrastvuje gospodin duker, titer,luler e itakdalje. çapajevi rus
O fshatar i Shijakut. Fytyra te reja quan ti S. Berishen, T. Shehun, G. Pollon, E. Spahon,F. Mediun, A. Duken, N. Ndoken, D. Shehin, V. Dulen, etj.
Per politikane qe kemi. Bene ca para si fillim dhe tani po i japin mend gjithe botes. Nga’ Duka i krimit’ dhe ‘Klanit te Zemuni’t , sipas Berishes sot aleati i tij, dhe ne ate kohe i preferuari i Nanos, u be trashegimtar i Xhuvelit dhe xhuvelizmit. Sipas intervistes dhene gazetarit, agronom Duka thote me siper ‘prere’ se: “Nuk eshte per nje koalicion PS-PD, por mbetet per t’u pare…!?” (Wow, sa prere qe e ka thene bre!) Ne pergjigje te pyetjes per largimin e Topallit e co. nga listat e PD, ky ‘politolog’ dhe ‘analist’ klasi, paska thene: “Basha ka menduar te dale me fytyra te reja…”. Po mire more ‘shok’, ‘zoteri’ apo ‘honorevole’, po Tritan Shehu, Genc Pollo, Mul Noka etj. fytyra te reja jane ne PD?! Apo ndryshe keta quhen bythlepirsa. Kesaj i thote ky rinovim me fytyra te reja? Sa te shplare jane ca si soji i ketij. Megjithate, heperhe, e kemi nje ngushellim: shyqyr qe na u largua kreshniku i spahijve, se me nje me pak nga ky soj, aq me mire. Te tjereve do t’u vije rradha javash-javash.
…katunar 24 karat…, ha e pi (kjo eshte e vetmja gje qe di) dhe leri njerezit rehat…,