Sondazhi: Në 2013-n dhe 2015-n, “Piepoli” ishte më i sakti

7 Qershor 2017, 16:40Politika TEMA

Një ditë pas publikimit të të parit sondazh të mirëfilltë mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, shumë kanë vendosur në diskutim të dhënat që sugjerojnë se PS mund të jetë në gjendje që të formojë e vetme qeverinë.

Një ditë më parë, instituti Italian që prej 50 vitesh është specializuar në fushën e sondazheve parashikoi se PS do të marrë midis 69-73 mandate, PD midis 41-45, ndërsa LSI midis 14-18 mandate.

Pavarësisht skeptikëve, “Piepoli” është konfirmuar si parashikuesi më i mirë i votës së shqiptarëve në të paktën dy zgjedhjet e fundit.

Në vitin 2015, në prag të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, “Piepoli” parashikoi një popullaritet prej 52% për Veliaj, 36% për Kosovën dhe 8% për Bojaxhiun, parashikim që iu afrua shumë rezultatit përfundimtar.

Ndërkohë, në 2013-n, një muaj përpara zgjedhjeve, “Piepoli” shprehej i sigurt për fitoren e Partisë Socialiste, ndonëse parashikonin një diferencë më të ngushtë me PD. Atëherë, “Piepoli” parashikoi se PS do të merrte 42,5% të votave (mori 41,36%), si dhe PD pritej të merrte 37% të votave (PD fitoi 30,6%). Marzhi i gabimit u tejkalua vetëm si pasojë e një rënie të beftë të PD në muajin që parapriu votimet.

Pavarësisht kësaj, “Piepoli” ishte sondazhi që parashikoi me më shumë saktësi rezulatin e 2013-s. Një muaj përpara zgjedhjeve, në 2013-n qarkulluan edhe dy sondazhe të tjera, njëri i “NOA Agency”, që parashikoi se 58,8% e votave do kalonin për koalicionin e djathtë, ndërsa “Albeu” parashikonte një fitore të madhe të Aleancës Kuqezi, që pritej të merrte sipas tyre deri në 20 deputetë. Sipas “Albeu”-t, koalicioni i majtë merrte 43,3% (mori 56,7%), ndërsa ai i djathtë 42,5%.

1 komente në “Sondazhi: Në 2013-n dhe 2015-n, “Piepoli” ishte më i sakti”

  1. Petriti says:

    Fitorja e PS eshte e sigurt nuk ka nevoje per sondazhe mjafton te shihen investimet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje