Ilir Meta: Rama dhe Basha po veprojnë si Gestapo kundër LSI-së

8 Qershor 2017, 21:19Politika TEMA

Ish-kryetari i LSI-së dhe presidenti i ardhshëm i Republikës, Ilir Meta është shprehur sonte në emisionin Opinion se dy krerët e partive të mëdha, respektivisht PS dhe PD kanë krijuar një task-forcë që vepron si Gestapo kundër LSI, duke shkelur të gjitha ligjet e shtetit.

Meta iu përgjigj edhe kryeministrit Rama, i cili pati thënë se ish-kreu i LSI-së përfaqëson më mirë se askush tjetër PD-në ndaj u zgjodh edhe President.

“Edhe zoti Basha përfaqëson Rilindjen më mirë se çdo rilindës tjetër.

Bashkë me Ramën krijuan Gestapon për të shkarkuar drejtorë të LSI-së dhe për të krijuar terror për votën”, tha Meta.

Ai shtoi se policia është kthyer në një polici politike dhe se rrezikohen zgjedhjet.

3 komente në “Ilir Meta: Rama dhe Basha po veprojnë si Gestapo kundër LSI-së”

  1. Niku says:

    Like floriri apo Like blloku? Apo pirati behet pape? Apo Likja edhe kryetar LSI ne fushate dhe president ?
    Like kete rradhe u fike !

  2. owl says:

    Ju keni bere gestapon me pare se ata duke pushtuar te gjitha vendet e punes ne administrate me dhe duke bere njerezit per vete me favore per pune per njeres te pa afte e te koruptuar, vetem se u sherbenin juve familja Meta dhe parties tuaj private. Boll me me tekat e LSI duhet te merni ate qe u takon dhe mos na beni si viktima tani.

  3. Skrapalliu says:

    Edhe zoterote tja dishe per nder Rames qe te beri president, qe edhe ne enderr ste kishte shkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje