Me kë tallet LSI?

8 Qershor 2017, 11:02Politika TEMA

Nga Tritan Kalo

Lërini të rriten….Mbrëmë tre të rinj, dy vajza dhe një djalë trokitën në derën time…

Vajza e parë mu prezantua si “Kandidatja e LSI-së për feputete e Njësisë Administrative nr. 7”, dhe dy të tjerët si shoqëruesit e saj,  të kësaj fushate portë më portë…

Deri këtu asgjë e keqe, sepse një prezantim i thjeshtë dhe pa bujë shpesh mua si individ, më lenë shije shumë më të mirë se ato prezantimet e zhurmëshme e plot bujë  nëpër tubimet elektorale…

AJO që mua më shqetësoi, ishte fakti se, vajza e cila pretendonte të hyne në Parlamentin e ardhshëm, nuk e kishte kapërcyer me siguri pragun e 20 viteve…

Ende një e re, pothuajse fëmijë, e cila  duhet të formohet, të edukohet, të profesionalizohet përpara se të përdoret, si  një “front-runner” në fushën e politik-bërjes…

AJO do të jetë një nga ligjbërëset e ardhëshme të Parlamentin tonë, kur vetë nuk e ka formimin minimal, si atë profesional, po ashtu edhe atë kulturor, për të marrë mbi vetë një barrë të tillë…

PËRSE e deformoni në këtë mënyrë dhe në këtë shkallë brezin tonë të ri???….

NUK bëhet fjalë për ndonjë revolucion dhe dihet forca e roli i rinisë në të,  as nuk bëhët fjalë për zgjedhjet në Forumet e LRI-së, POR për zgjedhjet parlamentare të atyre individëve, të cilët në katër vitet e ardhshme do të hartojnë ligjet për ndryshimet Kushtetuese, ndryshimet e Kodit Zgjedhor, jetësimin e dekriminalizimit të Parlamentit, të jetësimit të Reformës në Drejtësi, hapjen e horizonteve për ringritjen ekonomike të vendit, hapjen e mundshme të negociatave për pranimin në BE etj….

Apo të na ndodhë si me këtë Parlament,  kur opozitën e ligjit mbi Reformën në Arsimin e Lartë nga ana e LSI-së e bënte një vajzë, e cila ende nuk i ka kryer studimet universitare…

ME fëmijë dhe elif-matrakër të tillë do të vijoni ti bëni këto gjëra madhore???…

Quo vadis Shqipëria ime!!!

33 komente në “Me kë tallet LSI?”

  1. dada says:

    Bravo. dhe une keshtu mendoj, Ne kete menyre ne po e shkaterrojme rinine. ne ate moshe, se po i shohim cdo dite ne profesioinin tim, vine per puen jane tap topi, ju lutem punoni disa vjete , beni formimin tuaj profesional dhe pastaj kanditoni.

    1. ari says:

      dada ju derrat e delet e ps lsi nuk keni dert po ju vun dhe nji shot a mi president e kryeminister,ju zgjodhet frroket,ndoket,doshet,rioshet,met hajnin,ram kokpalarin e tash nji vajz qe ka merak roshi te mitura apo xhelili ta shani.

  2. siciliani says:

    Respekte profesor!!!!
    Jemi duke kalua nga njera situate absurde ne tjetren. Parlamenti qe po iken ishte i krimineleve, ky qe po vjen do te jete i pionereve te Enverit, me falni te Ilirit!!!

  3. Ali says:

    Po normal se duhet te jete ne parlament nje pensionist si ti. Ose shofer hahahaaa

    1. bureto says:

      Problemi qendron! Por po t’i referohemi Fan Nolit, i cili kesaj dileme qysh ne vitin 1922-’23, kur shtrohej pyetja çfare deputetesh duhet te kishte paralamenti i asaj kohe, tha: Nuk na duhen as deputete te vjeter e as te rinj, por te vjeter te rinj (kupto: me mendesi te reja). Per kete duhet te shqetesohemi edhe ne. Parlamenti qe shkoi, per edhe me pare, kishte dhe ka plot te vjeter qe nuk dine te lidhin dy fjale palemë te formulojne ide (s’po permend emra, jo per etike, por sepse jane shume). E nejta gje ndodh edhe me te rinjte qe me se shumti zgjidhen aty sa per bukuri, ashtu edhe per devotshmeri, me shume qe t’u ngjajne liderave te tyre, se per ide as qe mund te mendohet, sepse e tille eshte eksperienca dhe formimi i tyre. Ata s’kane nevoje per mend se ato i marrin te gatshme nga “lideret”, qe i perserisin si papagaj. Atehere? Edhe te rinj duhet te kete, por nga ata qe megjithe mend koha i nxjerr ne menyre te natyrshme si politikane dhe shembuj bota ka plot, edhe pse te rralle. E njejta gje mund te thuhet edhe per te vjetrit, ku shohim deputete, kongresmene e senatore edhe mbi te shtatedhjetat. E rendesishme qe kontributi i tyre te jete ende i vlefshem. Ky nuk eshte nje rebus si ai i “pula vezen apo veza pulen”. Ka eksperienca dhe shembuj qe duhen konsideruar, por kurresesi kjo eksperience nuk duhet te jete autentike si kjo e jona, ku deputetet me te spikatur e te pelqyer jane ata qe bertasin, fyejne e mashtrojne me shume. Kesaj i duhet dhene fund, por kjo behet me vote. Populli i njeh, pse i voton? Le te ndeshkohet partia X apo Y qe fut ne lista te tille, qe heren tjeter te zgjedhe ata qe i duhen institucionit me te rendesishmem ne nje republike parlamentare. Kuvendit (te popullit)!

    2. Grigor says:

      Jo po, te vemë kalamaj qe Iliri (ose Monika) te jete vete Ali dhe vete Kadi?
      Bravo bravo Aliu.

    3. DIBRANI says:

      Ali , je pak me shume se sa nje idjot ! Nuk i afrohesh njeriut normal !
      Respekt per profesorin dhe neveri per ILIR-Monika-Petritin , qe po luajne
      me jeten dhe dinjitetin e ketyre te rinjve,duke i prishur qe ne themel
      ne karakter keta te rinj dhe duke i futur ne rrugen e banditizmit politik te
      Ilir-Monika-Petritit !

  4. ILIRET says:

    S’ke kuptuar asgje doktor. Keto goca te reja duhen si manekine. Te vjen e keqja nga manekini? Jo.
    Vetem do harxhosh pak spango.
    Per ta lidhur ne doren e goces manekine dhe t’ja ngresh e t’ja ulesh kur te duash ti si kryetar partie. Manekini nuk mendon. Sepse nuk ka tru. Edhe keto bukurane, nuk mendojne. Fundja c’ju duhet te mendojne.

    1. Flori says:

      Me shume si marionete se manekini eshte per demostrim.gjithsesi arsyetimi yt qendron ?

  5. Buze Vjosa says:

    Tallje dhe spekullim me brezin e ri. Dhe kete mund ta beje vetem kjo parti. Turp. Nje situate komike dhe tragjike. Ke te drejte, doktor.

  6. Kapedani says:

    Ke te drejte zotni kur thua qe : nuk e ka edukaten dhe formimin e duhur per te shkuar ne parlament per te bere ligjet dhe pet te marre vendime te rendesishme per vendin. Keshtu duhet te jete ne fakt por ne te vertete ajo ka formimin dhe edukimin seksual ne shkallen e duhur ,keshtu qe e kalon proven (kembet hapur) me sukses.Kjo gje eshte e vertete jo vetem ne rastin e kesaj qe perfaqeson LSI-ne por edhe atyre “vogelusheve” te tjera qe si kriter per tu zgjedhur eshte thjesht formimi seksual dhe sidomos edukata se si ta perdorim kete formim .Ne shqip kesaj i thone ta lyesh rroten por ne kete rast mund ti themi ta futesh rroten.
    Kemi arritur ne ate pike si popull qe e vetmja gje qe urojme eshte : te bejne ç’te duan vetem mos te kete rremujra dhe trazira. Eshte per te ardhur keq por vetem kete gje (minimale)kerkojme ,thjesht pak qetesi se te tjerat i zgjidhim vete ashtu si te mundemi.

  7. TROJA says:

    JJo..jo… shaqo ziu.Nuk ta mbushsyrin kjo? Po berberi deputet,po kasapi deputet,po kaubojsi,po ……. idjote qe ka vendosur PD dhe PD? O njerez,gezohuni se keni prap Saliun deputet,ate qe ka vrare,qe ka vjedhur,grabitur,poshteruar,po Luli qe ka 220 milion te rruges se kombit te grabitura,po Beqja,po…..kopuket politikane,jeni te kenaqur qe u rithemeluaPPSH,me mizerjen e politikes.Ju perqejne Ju te “TEMES”qe Merua haron 1 Prillin 2013,kujtojani,e krahasojani sot martesen me te lumtur,per te zezen e popullit shqiptar.Nuk blihet media dhe Merua ne kete forme.
    NUK DO E BOTONI,E DI.KJO SI PERQEN SHOFERIT QE DO TA MBAJE VETE TIMONIN.O POPUUL,TIMONIN E KA SALIU E JO EDVINI,TIMONIN E MORI KRIMI,E EDVINI ZGJAT DOREN,DREJT KANABISIT JO TEK POPULLI.TURPI I SHEKULLIT KUR KOMUNIZMI U RIKETHYE NGA MAFJA.

  8. tomsojeri says:

    Fenomen shqiptaresh te goditur ! Injorim intelekti dhe paturpesi ! Ska shemtim me te madh !! Pu… pu… pu ce pret kte popull akoma ….Ja dhe gjykata Kushtetuse u hodh ne aksion per shpetim ndergjygjsor……Revolucion per tu kthyer mbrapa me rinin qe historikisht kudo ne Bot ka ber te kunderten ……Banditet shqiptar, specie e vecant udheheqin kte lloj “revolucioni” te Ri ………

  9. Kaonia says:

    Respekte Profesor!

  10. zana says:

    Bravo profesor. Dhe Kejdi mehmetaj nje vajze gjysmake ne edukim pa mbaruar shkollen replikon me Lindita Nikollen, ministren. Ne fakt jo se kam ndonje simpati te madhe per Linditen, por nuk ishte Kejdi per te be oponencen e Ligjit te Arsimit te Larte. Ajo nuk ka minimumin e kapacitetit per ta lexuar ligjin e jo me per ta kuptuar dhe interpretuar ate . LSI I DEFORMON TE RINJTE NE QELIZE. aJO E TRAJTONTE mINISTREN SI TE ISHTE SHOQJA E SAJ, JO QE lINDITA PER NGA MOSHA ESHTE NENA e saj po keshtu edhe nga formimi nuk krahasohen , ministrja ka mbi shpine nje eksperience te gjate. Ato kane humbur minimumin e vlerave te edukates. Keshtu eshte kur rriten shpejt, pa mbaruar shkollen merr kot se koti dektor 2000000 leke. I ben hyzmetin doktor…. Respekte doktor. Edukata ne plan te pare, politika iken e vjen.

  11. e di says:

    sharlatanizmi o si ajo stafeta -dikur edhe met-700.000 politikani Thesarit te Shtetit Shqiptare ishte po ne kte moshe 23-vjec
    dhe traditen do me e trashigu ,qe ajo te mnbetet pron e sharlataneve te shqiperise
    qe e mbajn peng kte vend prej 500-vjetesh .
    kujtojn se shqiptaret si dijn kurvlliqet e parti-ckave qe jan kthy ne bordello ,
    ku grumbullohen vajza te reja me bo orgji
    shifeni si e paisi me Pashapor Diplomatie bleona putanes ,qe shkerdheht amerikes si Diplomate Shqiptare e karit !-kush e paisi me ate pasaport putanen qe sla kar zezaku pa ja lajt me ujin e gojes se saj ? AI MOTERQIRI LUAN RAMA !
    E kuptoni se cbojn ne prapaskena kta shkerdhata ,qe maskohen nen karten e politikanit e pellasim medieve per Drejtesi e politike ? me cilin moral duhet te ekzistoje nji parti pedofilesh ! zhdukini nqs sdoni qe tju zhdukin kta kafshe

  12. perkthyesi says:

    Ekzakt! Nuk kam as c’ti shtoj dhe as c’ti heq shkrimit tuaj! Respekte!

  13. shoku says:

    Po pse kot Iliri po synon rinine, se e di qe ata fluturojne ne presh ne p. ( ne lidhje me ate gocen).
    Ne fund te fundit paralmenti yne cfare ska pranuar, tani te pranoje dhe rinine.
    Me kujtohet nje Thenie; si eshte rinia sot, eshte e ardhmja neser.

  14. Besoj says:

    Shume e sakte.

  15. mondi says:

    Tallja nuk eshte vetem me brezin e ri ,por me te gjithe shqiptaret qe jane tallur deri tani keta politikabe me prurjet qe ka sjelle kjo force politike ne parlamet per te bere ligje qe jo vetem nuk jane ligje qe kane jete te gjate por ndryshohen e ndryshohen pa mbarim deri sa te mos kuptohen nga ata qe duhet ti zbatojne ,analiza e dr. Kalo eshte shume e sakte.

  16. ortopedi says:

    Doktor , me shume te drejte e konstaton kete gje.
    Por kjo duhet te jete shqetesim i gjithe prinderve,sidomos
    i atyre qe i kane futur ne te tilla hulli femijte e tyre. Pa dashur
    te permend emer,por pikerisht nje e atille
    para ca ditesh pa gajle fare, ne mbyllje te mitingut me forcen e
    zerit u shpreh: Ja keshu (permendi partine qe e ka kandiduar) vetem
    kjo parti me punen e saj mund t’i jape SHQIPERISE NJE FUND TE LUMTUR! (?!)
    E ata qe e degjonin ne ekstaze brohorisnin qe Shqiperia te kete nje fund te lumtur,
    sepse nuk kuptonin asgje cfare thoshte kandidatja apo funksionarja voglushe!
    Vajmedet,vajmedet …

  17. LeShelI says:

    ha ha, i njejti grup trokiti dhe tek shtepia ime. Nga fundi i bisedes me pyeten se per ke do votosh dhe ketu pastaj u menderos muhabeti…harxhova kohen kot me ca femije qe s’kane haberin e alfes se demokracise, le me per keto qe shkruan me te drejte doktori.

  18. Pensionisti 100 mileksh says:

    O Kali i Trojes leri analizat por nuk ka si ndodh ndryshe sepse ishim ne qe votuam per kryeministra dhe zevendesa pa i thene bismilah punes,pa libreze pune dhe ja ku katandisem,me “shurra” te vogla se i do xhaxhi Iliri dhe teta Mona per “reforma” ekonomike dhe arsimore.

  19. Like floriri for President says:

    Po keta i duhen Likes&Mones per shpk e tyre se keta i perdor dhe keqperdore si te ta doj qejfi. Shembujt flasin vete…Nese ka nje KANCER ky vend ky e ka emrin LSI, nenkupto Like&Mona.

  20. Shofer Petro says:

    Shume dakord me shkrimin….

  21. Lennard says:

    Like Floriri Gocat i do per “Partizane”

  22. Guri says:

    ABUZIMI ME TË RINJTË NË POLITIKË

    Në këtë prag fushate zgjedhore, e cila, ndonëse pa përfillur datën zyrtare të nisjes së saj, në të vërtetë ka filluar, politikanë rangjesh dhe partish të ndryshme, janë dëgjuar të thonë se, në zgjedhjet parlamentare të ardhshme do t’u jepet përparësi të rinjve. Me fjalë të tjera, sipas tyre, do të jetë brezi i ri, që, sipas konceptit të njohur, përbën moshën nga tetëmbëdhjetë deri në tridhjetë vjeç, ai që do të dominojë kandidaturat për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
    Mendoj se një nismë e tillë është tejet e gabuar.
    Një proverb francez thotë: “Sikur plaku të mundte dhe sikur i riu të dinte”. Mendoj se është një sentencë popullore mjaft e goditur dhe, si çdo thënie e popullit, edhe kjo është pasojë e verifikimeve të shumta në praktikë. Por le të rrekemi ta shtjellojmë këtë thënie të mençur. Siç është e njohur, të moshuarve, vitet mbi supe dhe jeta e gjatë që kanë kaluar, u kanë dhënë shumë dhunti, i kanë bërë më të pjekur, më të mençur, më rracionalë, më largpamës, të aftë të marrin vendimet më të mira në kohën dhe në vendin e duhur duke qenë larg pasioneve dhe perceptimeve të çastit, por ama u mungon fuqia fizike. Ndërkohë që të rinjtë e kanë fuqinë fizike, por u mungojnë dijet.
    Nisur që këtej, është historikisht e njohur se, janë pikërisht të moshuarit që kanë qenë përbërësit kryesorë të kuvendeve të organizuara gjithmonë nëpër krahinat shqiptare për të gjykuar për problemet që shqetësonin krahinën, por edhe kombin në përgjithësi dhe për të marrë vendime të pjekura, në përputhje me situatën që kalonte vendi. Më duket e tepërt të përmend të gjitha kuvendet që njihen nga të gjithë dhe që kanë shënuar sinoret, ose etapat historike të Shqipërisë. Natyrisht neve, pasardhësve, për shkaqe të njohura, nuk na kanë mbetur dokumente pamore të atyre kuvendeve, gjithsesi, bazuar në këngët dhe gojëdhënat popullore, në paraqitjen që u kanë bërë atyre njerëzit e artit, ne shohim burra me mustaqe dhe flokë të thinjura, gjë që tregon se ata kanë qenë të një moshe të respektuar. Mendoj se pikërisht pse kanë qenë në moshat e
    mëdha, prandaj edhe vendimet e tyre kanë mbetur si fakte historike që kanë lënë gjurmë në zhvillimet e historisë së vendit tonë.
    Mirëpo në kundërshtim me të vërtetat e provuara nga historia, çuditërisht, sot, në shekullin e 21-të, u dashka që rolin e respektuar dhe shumë të vyer të kuvendorit t’ua kalojmë të rinjve, me mendimin se “pleqtë”, pra ata burra dhe gra që i kanë kaluar pesëdhjetë vitet e jetës, tashmë janë “jashtë mode”, u mungon “sensi i masës”, nuk e kanë “vrullin dhe energjinë rinore” për të përballuar sfidat e të qenit deputetë.
    Unë i vlerësoj shumë të rinjtë, pikërisht për energjinë, për vrullin, për shkathtësinë etj. Por të gjitha këto dhunti, me të cilat është i blatuar brezi i ri, kanë vlerë kur kërkohet një punë ose veprimtari që kërkon vrull, energji, forcë etj. Kjo nuk është e njëjtë me kërkesat që ka sot populli-zgjedhës ndaj atyre njerëzve që duhet ta përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Në Kuvend nuk shkohet për të ngjitur malet e thepisur, apo për të marrë pjesë në vrapimet sportive, atje shkohet për të zgjidhur hallet e popullit, për të bërë ligje, për të marrë nisma dhe për të çuar përpara reforma, të cilat mund t’i bëjnë njerëzit që kanë një përvojë të gjatë jetësore dhe, pse jo, arsimore dhe akademike, që kanë treguar me vepra se mund të marrën pjesë në ndërtimin e shtetit nëpërmjet nismave ligjore. Siç ka treguar historia, në politikë nuk ka Moxartë.
    Ecet pikërisht në këtë hulli të gabuar dhe paradoksale kur caktohen kryepleq nëpër lagje dhe fshatra, ose anëtarë të këshillave bashkiakë, të rinj që kanë mangësi të mëdha në përvojën e drejtimit të njerëzve, prandaj edhe nuk ndjehet fare roli i tyre. Populli nuk i ka quajtur kot “kryepleq”. I ka emërtuar kështu sepse kanë qenë (dhe të tillë duhet të jenë) ndër të moshuarit më të përshtatshëm për të qarë dhe zgjidhur hallet e njerëzve. Por çfarë mund të presësh nga një çunak që i “kanë varur një këmborë” dhe ai duhet “ta tundë”, ndonëse nuk ia mban dot qafa?
    Si mund të zëvendëdojë një djalë, ose vajzë e re njëzetvjeçare, një akademik si Pëllumbi, Angjeli, Zeqo, Malaj, Civici, Milo, Gjinushi etj., ose me përvojë të tillë jetësore dhe politike si Ruçi, Dokle, Shehi, Ngjela, Mima etj., ose gra me përvojë të gjatë në politikë dhe me pjekuri të lavdërueshme arsyetimi si Leskaj, Dade, Bregu, Topalli, Doda, Hafizi, Nikolla, Kodheli etj.? Kjo është e pamundur, gjë që e vërteton e gjithë praktika botërore e përzgjedhjes së deputetëve në parlamentet përkatëse. Mjafton të hedhësh një sy në sallat e parlamenteve serioze të botës dhe menjëherë vëren se mosha mesatare e deputetëve atje është ndoshta edhe mbi pesëdhjetë vjeç. Kjo është normale. Nuk është normale të vijë t’u japë (lexo t’u shesë) mend një djalosh, apo një çupërlinë burrave dhe grave me një barrë përvojë si parlamentare edhe jetësore mbi supe.
    Ndokush, për të kundërshtuar, mund të marrë si shembull të të moshuarve Sali Berishën. Ky individ është vërtet në kushtet e moshës dhe të përvojës që duhej të ndihmonte shoqërinë shqiptare të ecte në rrugë të mbarë. Fakti që ai, jo vetëm është larg të qenit në elitën e njerëzve të mençur të kombit, por është edhe pengesa e ecjes përpara të politikës sonë, nuk ka të bëjë fare me moshën, por me botëkuptimin, me konstruktin mendor dhe me karakterin e mbrapshtë të tij. Gjithashtu ndokush mund të sjellë shembuj, me emra konkretë, se si ndonjë

    riosh ka arritur në majat e politikës, si tek ne edhe në botë. Është e vërtetë, ka pasur raste. Vetëm se po të vërehet me kujdes, rastet kur njerëz me moshë relativisht të re kanë pasur detyra të larta në politikë kanë ndodhur kur ka pasur përmbysje sistemesh. Siç e përmendëm edhe më sipër, guximin për t’u ngritur kundër sistemeve dhe për t’i përmbysur ato, e kanë në radhë të parë të rinjtë (e tillë qe rinia që mbushi çetat dhe batalionet patizane gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ose rinia studentore që luajti rol kyç në shembjen e sistemit diktatorial), të cilët me enrgjinë që u jep mosha, ashtu natyrshëm, kanë dalë në krye të turmave duke i udhëhequr ato dhe pastaj, po natyrshëm, kanë drejtuar edhe në kushtet e reja, kryesisht në fillimet e periudhave pas përmbysjeve. Ndërsa në kushtet kur sistemet konsolidohen, roli i të rinjve në drejtimin e politikës vjen duke u zvogëluar, në radhë të parë sepse detyrat e situatës së re janë më të ndërlikuara, duan më shumë pjekuri dhe largpamësi për t’i kryer, gjë që nuk mund ta kenë moshat e reja.
    Por, si shpjegohet, pse krerët e partive tek ne i kanë kaq për zemër moshat e reja dhe duan t’i përfshijnë ato në politikë, duke i çuar deri në sallën më të lartë të ligjvënësit, në Kuvendin e Shqipërisë?
    Mendoj se dëshira për të joshur të rinjtë drejt Kuvendit të Shqipërisë ka prapavijë mashtruese. Drejtuesit e partive e kanë më të lehtë të vënë “në rresht” të rinjtë, sesa deputetët e moshuar. Në radhë të parë sepse të rinjtë (të rejat) e kanë të vështirë të mendojnë me kokën e vet dhe, do ta shikojnë kreun e partisë së tyre si njeriun më të ditur në botë, i cili i nxori ata nga anonimati në dritën e të qenit ligjvënësa të një Kuvendi ku luhen fatet e mbijetesës së popullit. Duke qenë kështu, të rinjtë (të rejat) janë lehtësisht të manovrueshëm dhe të kthyeshëm në drejtimin që i duhet kryetarit. Pra kryetari i partisë krijon rreth vetes një “çetë” e cila e mbron atë nga kundërshtarët e mundshëm, “të bezdisshëm”, gjatë rrugëtimit të tij prej kryetari partie, pasi ata, vetëm me një shenjë të kryetarit, janë gati të ngrenë, ose të ulin, kartonat në Kuvend.
    Për t’i dhënë fund kësaj praktike të dëmshme, për të mirën dhe të ardhmen e Atdheut, do të ishte e udhës që të përcaktohej me ligj mosha minimale e lejueshme për t’u futur në listën e kandidatëve për deputetë, moshë, që për mendimin tim, nuk duhet të jetë poshtë dyzet vjetëve.
    GURI SHYTI
    Ky shkrim është botuar në gazetën Dita 7. 4.2017

  23. Peco says:

    Te gjitha I ke thene mire, por me ate “quo vadis Shqiperia ime” ne fund, na ke care trapin. Dhe nuk je I vetmi qe e perdor kete shprehje. Shqiperia jote? Sa patriot!!! Po nga kush e ke trashegim shqiperine ti mor mender patriot? Pra, shkurt, mesa marre vesh une, ti ke bindjen, se LSI vepron pa mend, sepse ti je gjalle dhe tmerresisht I pjekur, kurse ajo zgjedh te tallet dhe propozon nje cupeline te papjekur. Hiqni dore, o njerez nga keto lloje shprehjesh butaforike dhe silluni thjesht dhe me perulje, jo si shpetimtar te atedheut.

  24. ok says:

    E drejte cka shkruani i nderuari Doktor!

    1. engjell xhaferaj says:

      Doktor……….mire eshte qe me pare te na sqarojne se….i kujt eshte ky kandidat per deputet.U be si dikur……………qe propozoheshin femijet e atyre qe na drejtonin,niper,mbesa apo krushqi.Duhej me cdo kusht te sigurohej besnikeria ndaj pushtetit.Sa per te tjerat…ata ishin vetem altoparlante-

  25. Drini says:

    Dakord plotesisht me opinionin e Z.Kalo.Nuk ke ci shton me shume . LSI nje parti e neveritshme qe ka 10 vjet qe po na i sjelle zorret ne fyt.

  26. Devolliu says:

    Me këto çupkat e Like Floririt dhe me atë idiotin e Fahri Balliut a mund të bëhet Shqipëria o Profesor Kalo?

  27. Bumi says:

    Vete keta femije e degjojne kryetarin dhe sdine te ngrejne zerin… prandaj i vendosin si kandidad.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje