Mustafa Nano: Është e sigurt, Rama e Basha do të qeverisin bashkë. Ja "biseda" që kanë bërë bashkë

8 Qershor 2017, 10:20Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Rama e Basha mund të na fshehin detaje të marrëveshjes që kanë bërë me njëri-tjetrin, por nuk na kanë fshehur dot faktin që ata kanë vendosur të qeverisin së bashku pas zgjedhjeve. Puna ua ka dashur të mos e pranojnë publikisht këtë gjë, pasi vetëm kështu do mundin të optimalizojnë rezultatin elektoral (socialistë e demokratë do ishin më të motivuar, nëse nuk do ta dinin se ekziston kjo marrëveshje), por kjo gjë është marrë vesh, tanimë. Nuk kanë mundur ta fshehin. Për ta fshehur, do iu duhej të luanin teatrin e ballafaqimit të fortë elektoral, me akuza, përbaltje, urrejtje, fyerje, tallje, përqeshje, britma, siç kanë bërë gjithnjë deri në momentin që kjo marrëveshje u arrit. Mirëpo ky rol, përveçse do ishte i mundimshëm për secilin syresh, do t’i bënte edhe qesharakë pas zgjedhjeve, kur ata të takoheshin, siç do të takohen, për të formuar qeverinë e tyre të përbashkët.

Madje, çfarë të bind më së shumti se kjo marrëveshje ekziston është mënyra se si ata po e zhvillojnë fushatën. Janë krejt të shtendosur, të relaksuar, si të jenë duke bërë një sauna a një banjo turke, e jo një fushatë elektorale. Nuk po merren fare me njëri-tjetrin. Edhe kur merren, e bëjnë me një gjuhë miqësore, anekdotike. Puç-puç njëri, puç-puç tjetri. Basha e të vetët nuk po denoncojnë probleme të qeverisjes së katër viteve të shkuara. Socialistët nuk po thonë asgjë prej atyre që kanë ditur për Bashën deri në këtë çast.

Vetëm LSI-ja është nervoze dhe është ky nervozizëm i saj që i ka dhënë pak ngjyrë fushatës e garës. Sikur të mos ishte për tonet e ngritura të LSI-së, e gjithë fushata do të ngjante me një harbim a orgji, siç ngjan qeverisja, kjo e fundit ta jep edhe më qartë idenë e orgjisë, pasi është treshe. Por deri në zgjedhje do vazhdojë kjo punë. Më pas, LSI-ja do fillojë të luajë rolin që i kanë lënë për të bërë, atë të armikut. Thënë ndryshe, atë të opozitës. Është gallatë e madhe kjo që ka ndodhur, apo jo? Demokratëve, gjatë gjithë kohës së çadrës, por edhe më herët u qante syri për pak flirt me LSI-në. Po se mos vetëm atyre. Edhe me socialistët ishte e njëjta gjë. Rama iu vardis pa fund Metës me synimin për ta rinovuar koalicionin, e kështu të fuste në xhep fitoren e sigurt, ashtu si në vitin 2013. Mirëpo, Meta u tregua “i pamëshirshëm”. Ua mori shpirtin të dyve. Pse vallë? Për të rritur pazarin, kuptohet. Sa më shumë t’i luteshin, aq më të lehtë do ia bënin LSI-së negociatat mbi ndarjen e – po përdor një term të shpikur prej Ramës – tepsisë. Me sa duket, Rama u lodh nga kjo gjë, dhe ka pritur rastin më të parë për një hakmarrje (Meta është duke ngrënë veten me dhëmbë tani që nuk qe në gjendje ta parashikonte këtë lëvizje). Vendimi i LSI-së për t’iu bashkuar opozitës në takimin e organizuar nga Duka-Mediu ka qenë për Ramën pika e ujit që derdhi kupën. Rama kuptoi në këtë rrethanë se nuk i bënte fare punë tërë ajo mbështetje ndërkombëtare që kish pas vetes. Ai po ndihej si qyqe, fillikat. Kështu i dha dum punës të shkojë edhe vetë në atë takim. E rrugës, prej kryeministrisë deri te zyrat e Kuvendit, ka menduar zgjidhjen. Unë e kam shumë të qartë se ç’bisedë është bërë mes Ramës e Bashës larg syve të të tjerëve. Jam i sigurtë mú sikur të kisha vënë një microchip përgjimi në dhomën ku kanë qenë ata. Ja biseda që është bërë:

Rama: Çfarë kërkon nga unë që të futesh në zgjedhje?

Basha: Kërkoj të më ofrosh edhe njëherë paketën McCallister, plus ndonjë gjë tjetër. Ndryshe, i bie që të futem në zgjedhje i zgërlaqur. Do ishte fundi im.

Rama: Do të jap më shumë se aq. Do të jap zv.kryeministrin, ministrin e Brendshëm, disa ministra të tjerë, e në fund edhe drejtorë të rëndësishëm.

Basha shqyen sytë.

Rama: Por kam menduar diçka më të madhe se sa kjo. Ne nuk mund ta lëmë veten peng të Ilir Metës. Propozimi im është ky: “Ta qeverisim vendin së bashku, kryeministër bëhet kryetari partisë që merr më shumë vota; kështu, edhe nëse del keq në zgjedhje, zërat kritikë brenda partisë nuk kanë se çfarë të të bëjnë, pasi ti po e çon PD-në drejt pushtetit”.

Basha: Ok. Sytë i lëshojnë xixa nga kënaqësia. Është një gjë që as ai nuk e kishte menduar.

Rama: Ndërkohë, pas zgjedhjeve bëjmë edhe një ligj të ri elektoral të tipit mazhoritar. E kështu, ndërtojmë një sistem politik me dy parti. LSI-ja shkon në të sëmës.

Basha: Ok. Por duhet të flas me Berishën.

Rama: Fol tani. Ja ku e ke telefonin. Por jam i sigurt që Berisha do ta pëlqejë shumë këtë variant.

Basha merr telefonin. Rama i shtyp tastin e altoparlantit, në mënyrë që të dëgjojë se çfarë thotë Berisha.

Berisha (pasi dëgjon Bashën që e informon se çfarë i ka ofruar Rama): Lulzim, kjo është shumë e bukur për t’u besuar. Mos e zgjat shumë. Shtrëngoji dorën Edit dhe quaje të mbyllur këtë punë.

Kjo lëvizje e Ramës në sekondën e fundit e ka shastisur Metën, i cili për këtë arsye e mbajti frymën te Berisha. Me shpresën se do gjente një Berishë të tërbuar që kishte mbetur jashtë loje, për rrjedhojë një Berishë të gatshëm për t’u lidhur në një aleancë me Metën, e për të krijuar një dialektikë të re në jetën politike: Meta & Berisha versus Basha & Rama. Por Berisha ka qenë më i qetë se kurrë. Nuk kish pse të mos ishte i qetë. Ai është pjesë e marrëveshjes. Këtu është Meta që ka kuptuar se ka mbetur si qyqe. Si është politika shqiptare, ë? Vetëm disa orë më parë, Meta ishte si Qabeja, nga kthenin sytë të tërë. Ndërsa pas marrëveshjes Rama-Basha, atij i duhet ta fillojë edhe njëherë çdo gjë nga fillimi. E sikur të mos mjaftojë kjo, atij i kanë lidhur këmbë e duar. E kanë zgjedhur President. Posti i Presidentit është kulmi që mund ta aspirojë një politikan. Do duhej të ishte një moment ngazëllimi për secilin. Por jo për Metën. Në këto rrethana, Presidenca po i bëhet Metës si një kafaz. (Meqë ra fjala, ai duhet t’i japë një zgjidhje sa nuk është vonë kësaj gjëegjëze. Nuk mund të jetë edhe President i Republikës, edhe kryetar i LSI-së. Nëse ka për zemër LSI-në, le të japë dorëheqje sa nuk është vonë nga posti i Presidentit, pa u futur ende në zyrë: Nëse përkundrazi e ka me qejf punën e Presidentit, duhet ta lërë qysh tani LSI-në të bëjë çfarë i mbetet për të bërë).

Njerëzit të gjithë pyesin, megjithatë: A ka të mirë vendi nëse qeveriset nga koalicioni PS-PD? Mund të kishte të mira, nëse marrëveshja Rama-Basha do të bëhej nën motivime pozitive e nëse ajo do të kishte një frymëmarrje të gjerë. Nëse marrëveshja është e dominuar nga meraku i të dyve për të pastruar fushën nga të tretët, nëse marrëveshja është ngritur mbi merakun për të mbajtur – po huazoj sërish diçka nga terminologjia e Ramës – kontrollin mbi tepsinë, do të ishte e kotë, madje idiotike, të pritej ndonjë gjë e hairit. Përkundrazi, nëse është ky lloj meraku, një koalicion PS-PD ka për të qenë më për dreq se sa kanë qenë koalicionet PS-LSI  e PD-LSI. Një koalicion të tillë e shpëton vetëm një rrethanë, në të cilën Rama e Basha të jenë marrë vesh për të filluar një erë të re në politikën shqiptare e për të ndërtuar – siç thotë Basha – një republikë të re. Mirëpo, janë të gjitha gjasat që të mos jetë kështu. Nuk mund të presësh që të fillojnë krejt papritur një epokë të re apo një luftë të re kundër “pengmarrjes” së qeverisë apo të qeverisjes, dy njerëz që deri në momentin që u morën vesh ishin në garë me njëri-tjetrin për t’i fituar zemrën “pengmarrësit”.(Mapo)

32 komente në “Mustafa Nano: Është e sigurt, Rama e Basha do të qeverisin bashkë. Ja “biseda” që kanë bërë bashkë”

  1. Atdhetari says:

    Je i madh o Muç Nano. Me mire prishet

    1. AMY says:

      keta analistet tane edhe duan te jene gjerat ne rregull ne kete vend, por ama kur marrin vesh qe ka marreveshje mes partish behen si ujqer , perse ?
      Do ishte ne te mire te ketij vendi te kete nje marreveshje te tille, PS dhe PD, per disa kohe qe te qetesohen, dhe te bejne reforma te medha, me vone mund te dalin me vehte dhe te shikojne se me ke shkon ky popull, Edi Rama bashke me Bashen kane gjetur nje zgjidhje ideale per kete situate, askush tjeter nuk e bente, Meta nuk ka perse te merzitet, ai beri aleance me PD ne nje periudhe shume te keqe te PS, vodhi parate ne dikasteret qe mbuloi dhe pastaj u dorehoq, keto ka bere ne legjislatureat e fundit, e ka dredhur si i ka dashe qejfi atij dhe monikes per te vjel kete shtet te mbaruar, do ta dridhte dhe kete rradhe Meta duke terhequr ministrat, qe te rrezonte Edin, por i ngeci sharra ne gozhde me marreveshjen qe Edi bere me PD-ne, Edi do mbetet ne histori me kete qe ka bere,.

    2. arbereshi says:

      Fshatari Muc Nano nuk mundet ta imagjinoje ndryshe nga cfare eshte bere deri tani nje fushate zgjedhore. Ai nuk e koncepton dot pa mitingjet e katunarit Berisha, pa te sharat dhe te bertiturat e Berishes armiqesine e politikes, te sharat pa fund neper mitingje ne rruge e gjithandej. Nje administrate e perzjere dhe lenda e pare e kesaj corbe ne kazanin e fushates, dhe me fantazine e tij te moderuar provincjale ai imagjinon edhe biseden e bere tamam sikur te ishte cimke poshte tavolines se bisedes. Ai nuk e kupton qe gjatoshi ka rinovuar dhe emancipuar edhe PD vete nga mentaliteti i te berit politike por edhe jeten e vendit duke mos lejuar administraten te jete pjesemarje e kesaj fushate, por ne te njejten kohe edhe mentalitetin e LSI ne fushen politike qe te mari aq sa i takon ne politike. Eshte e temershme te mendosh dhe filozofosh si katundaroprovincjale, a thua se nuk egziston hapsire tjeter

  2. asd says:

    PS dhe PD mund te bejne marreveshje dhe eshte legjitime. Perderisa perfaqsojne elektoratin shqiptar pse mos qeverisin bashke. Sipas mendimit tim te gjitha partite duhet te qeverisin ne proporcion te elektoratit te tyre. Nuk e kam kuptuar asnjehere pse duhet menjanuar nga pushteti partia “humbese”. Kjo menyre do te bente qe qeverisja ti ngjante me shume asaj qe eshte dhe qe do populli. Nga ana tjeter edhe korrupsioni do te ishte me i veshtire. Denoncimi mundte vinte ne cdo moment.

    Sa per faktin qe gjoja u “tradhetua” LSI me duket vecse nje “leksion i mire” i fjales se urte “Do te korresh, c’ke mbjelle.”

    1. dsa says:

      Eshte interesante kjo qe thoni. Edhe une, jam habitur, ketu e 25 vjet më pare, kur mesova se zgjedhjet (presidenciale, psh) ne Perendim i fiton ai qe merr te pakten 50.01% ! Po me 49.99% te votuesve, ç’behet ? (gje qe konfirmon se demokracia parlamentare nuk eshte jo vetem zgjidhja me e mire nder me te keqiat, por ben pjese tek e keqja. Dhe pike).

  3. Strong says:

    Nese kjo eshte pak a shum si thua zotrote, atehere nje BRAVO te madhe Rama, per arsye se nen kete kontekst ai ka menduar per Shqiperine si askush tjeter. Sepse qysh prej vitit 1463 ketij vendi nuk i ka dale kush per zot, por thjesht e kane shitur e tradhetuar per interesa personale dhe etje per pushtet.

  4. Gjyshi says:

    Te votojme LSI
    qe te dy partite e medhaja te largohen nga skena politike .
    Meqe Edi dhe Lulushi bejne pazare dhe llogarira ,
    edhe ne bejme llogarite Tona .

    1. Grigor says:

      Paske rrjedhur o Gjysh
      Domethene:
      – Meta president
      – Kryemadhi zv- kryeministre, por faktikisht KM
      – Ti ne punen qe te ka premtuar LSI
      – Shqiperise? Kush i qi nënën Shqiperise.

      Kjo eshte deviza jote mo? Bravo Gjyshi. E kupton sa me rrjedhur? Bën pazar me vendin tënd. Turp të kesh.
      Nje votë ke nje here ne kater vjet. Po e shite ate, nuk te ka mbetur gje tjeter, se nderin ke kohe qe e ke shitur.

    2. sali Serbi says:

      Po tet,ëme ku ta leme, ne burdellot e Europes ku nxirren parat e çiftit te shkerdhyer Meta Kryemadhi?

  5. Skypion says:

    Eshte interesante,se ata qe e perflasin me shume marreveshjen Basha-Rama ne funksion te procesit zgjedhor por, edhe per nje koalicion te mundshem paszgjedhor,jane analistet prane Rames.
    Kam pershtypjen,se keta jane te bindur qe ,vete spekulimi ne vetvete,shkon ne interes te Rames dhe PS-se.
    Ne fakt,bash keshtu eshte.
    Une mendoj se nuk eshte tamam keshtu.Mund te jete e kunderta,qe te perfitoje Basha dhe PD-ja me shume nga keto spekulime.Ose,mund te perfitoje LSI-ja dhe partite e vogla,pse jo.Gjithcka eshte e mundshme ne kete situate te re politike.
    E megjithate,analistet prane Rames ose qe ia duan te miren atij,si Muc Nanua,mendojne qe spekulimet mbi marreveshjen hipotetike te nje bashkeqeverisje paszghejeve PD-PS,shkon ne te mire te Edi Rames dhe Partise Socialiste.
    Eshte shume e lehte te perfytyrosh nenqeshjet e tyre,tek sa merren me keto spekulime.
    Nje aspekt tjeter i ketyre spekulimeve,ka te beje me Sali Berishen.
    Si gjithmone,Muc Nanua,i obsesionuari me i madh pas Sali Berishes,nuk mund t’i shpetoje tundimit pa e futur edhe ate ne kete skeme spekulimesh.
    Natyrisht,qe kjo nuk ka te beje thjeshte me fiksimin e Mucit ndaj Berishes.
    Atehere,pse e ben?!
    Mbase si nje kunderpergjigje ndaj Metes dhe te tijve ,qe duan ta paraqesin Berishen si nje mbeshtetes te heshtur(Me kete,Meta,don t’u thote votuesve demokrate qe ia grabiti Partise Demokratike pergjate gjithe ketyre kater viteve pushtet,duke i joshur me vende pune,se nuk kane pse t’i pergjigjen thirrjes se Bashes per t’u rikthyar ne PD,sepse …. une kam mbeshtetjen e vete Sali Berishes…).
    Jo me kot,si Meta ashtu edhe gruaja e tij Monika,kane bere aq shume levdata per Sali Berishen keto dite, sa nuk i ka bere te shara Muci per nje vit…!!!

  6. Buze Vjosa says:

    Hallall o Muci. Nje variant deri diku i besueshem. Shkruaj me shpesh o Muci, lexuesit ie tu te kahershem presin.

  7. arben muhameti says:

    Po ju djeg te gjithe kllouneve te lsi se mos mbeten jashte posteve e parave..Kur shikon nje president te zgjedhur qe ben fushate ne kete vend ,ca te thuash tjeter .Mos e vrisni shume mendjen se me ke do te qeverise Rama ,po se patet kuptuar,i vetem me 72 deputete ne kuvend dhe pa mashtrusat e lsi apo te fortet e pd .Sipas sondazheve te pakten do te kete 72 deputete ,por mund te arrije i vetem numrin 75 .Prandaj lsi-sta behuni gati per shuplakat e rradhes me qetesi dhe dashuri.

  8. Shqip says:

    Eshte krijuar nje qark i mbyllur qe do te zgjase deri kur usa ose te do nxjerrin urdher arresti per bashen,berishen,meten dhe ramen
    Deri atehere kombinimet e muç nanos jane nje brime ne uje,sepse per shqiptaret nuk ndryshon asgje,si duket shqiptaret e meritojne kete klase politike

  9. Lpl. says:

    Rama ka deshtuar ne qeverisje , per arsy se nuk mundi te ngreje ekonomine nuk qe i bedushem per te terhequr investime , imaxhi ngrli negativ pati vetem deklarata inkurajuese nga Evropjanet siq bejne me te gjitha qeverite asgje me shume se kaq .Keta kater vjetet e ardhshem do kidhin qene nje zhgerlaqje e madhe e Rames dhe PS pasi deshtuan me investimet dhe rritjen ekonomike keta kater vjet me nje pushtet arrogant e propagandistik te cilat jane modelet me te urryera per Evropjanet populli nuk arrin te kuptoje dhe ta shohe dedhtimin se eshte militant verbal .Nje koalicjon jep shprese per te dale nga ky kolaps dhe kriza ekonomike me e madhe nder keto vite renja e euros e tregon kete se nuk ka investime dhe shperndarje te parase ne investime .Koalivjoni mund te kaloje shume reforma te dhpejta dhe me rezultat .Mendoj se per kater vite eshte e domosdodhme nje shpejtedi reformash .Rama nga se e pa se ishte i deshtuar beri kete marrveshje , ku do kishim humbur kot edhe kater vite tjera ne agoni te perhershme , koalicjoni me LSI nuk do e kishte zgjidh situaten , por do ishte zhytur me keq ne krize morale dhe ekonomike , per kete duhet vleresuar Rama se e pa se nuk eshte i zoti te vazhdoje edhe kater vite te tjera ne depresjon total , efhe atij ju hap pak shprese per karrjeren e tije te deshtuar .

  10. Ylli says:

    Harrove nje pyetje te Bashes per Ramen….
    Basha – dakord Edo per te gjitha ,por Muc Nano ca do thote ??
    Edi – kush e can trapin per ” te skuqurin e perhershem nga kapslleku” term i Rames per ty Muco
    Muci ,Lorenci ,Anila dhe plot te tjere debila te gazetarise shqiptare dolen bllof.Jam plotesisht dakord me Ramen per kete levizje te fundit.Qartesi dhe largpamesi .Sa per Mucrat ….vazhdon kapselleku mendor i perhershem

  11. taraboshi says:

    Nuk jam dakort me mendimin e Mustafa Nanos ,Edi Ramos i duhen vetem pak vota nga te tjerat te vegjel qe te beje 85 vota e jo te bashkoje votat me zullumqare e kriminel te P. D .se e te L .S .I .se se per ndryshe i bjen kauza dhe elektorati e braktise edhe P .S .ne si po braktise P .D .ne dhe L .S .ine se jua kan prure ne maje te hundes.

  12. brahim says:

    Je shume i sakte i nderuar Mustafa Nano
    Marveshja eshte bere,dhe duhej te behej e tille.
    Nuk mund te jete Shqiperia peng i Ilir Metes dhe shpk(lsi).

  13. Faro says:

    Nano pretendon se edhe Berisha eshte bashkeautor i lojes.
    Ok!
    Si shpjegohet atehere reagimi krejtesisht kunder, madje deti ne sarkazem, i besnikes se perhershme te Berishes….. Topallit?

  14. Marku says:

    Nje marreveshje ne fund te fundit midis ‘”dy cunave tiranas” qe ishin bezdisur nga pordhet e provincialeve kryesisht nga Skrapari,apo jo Muci ?

  15. spartaku says:

    Une kame tjeter mendim.Pas zgjedhjeve,do behet koalicion mes pd-ke dhe LSI-se.Qellimi i vetem i pd-ke,Berishes,Bashes,eshte largimi sa me i mundshem i Edi Rames.Ai ua mori frymen, se po bene ca pune te mira, qe po u vrete syte kundershtareve.Reputacioni i Rames qe po perhapet ne gjithe shqiperine,i temerron Berishen,Bashen,dhe LSI-ne.Popullariteti,dhe besimi, qe po krijon Rame ne te gjitha cepat e shqiperise,i garanton atij edhe nje mandat tjeter ne udheheqje.LSI-ja,po punon nen rrogoz.Po pret momentin te bashkohet me pd-ne,me njeriun e zemres se tij,Berishen.Ai nuk e ka dashur ps-te,dhe u fut ne koalicion me zor,i imponuar nga Amerikanet.

  16. Petriti says:

    Rendesi ka te behet Shqiperia dhe vendi te hy ne EU

  17. Niku says:

    Po sikur te mos jete keshtu???? Apo futja kot se flisni pa dogane, pra pa pike pergjegjesie. Neser “ke shprehur nje mendimin tend” . Do ta pranoja si mendimin tend ne rast se nuk ‘shpif, me fal shpik ndonje bisede per te cilen flet me siguri.
    Fakti qe jeni leshuar te gjithe kunder Rames eshte se ju ka lene pa pune, nuk ju beson me njeri. vini verdalle dhe villni vrer hapur apo te fshehur (dhe kjo e fundit eshte me e keqja) se po luftoni per koromanen.
    po shoh gjithmone nje tufe “analistesh” qe vine verdalle nga nje studio ne tjetren jane eksperte per te gjitha gjerat, per politiken ekonomine per bujqesine, cfaredolloj te jete tema e dites jepni mendimin tuaj si eksperte. e keqja eshte se nuk e keni larguar ndonjeher b… nga bulevardi, nga 2 kullat, Rogneri apo ndonje lokal tjeter, shipkni thashetheme dhe llogje dhe pasi ju vine mbrapsh i besoni edhe vete.
    Jeni e njejta kategori si nga Artan Fuga qe jep mendime per te gjitha fushat (na kujton Enverin kur fliste per Naften, pataten. politiken e jashtme, lindjen e mesme), nga Hoxha (kandidati per president) po ashtu qe per variacion i fut edhe ndonje formule matematikore dhe deri te kategoria jote. Une nuk e di se si paguheni me prezence neper televizione apo ne forma te tjera. por ne te dyja rastet qe te beheni interesant kur ju paguajne me prezence beheni analiste te gjitheckaje (ndryshe nuk ju therrasin) ose ne rast se paguheni ndryshe eshte me keq se si thote populli shqiptar: qeni leh aty ku ha.
    Jane shtuar shume “analistet” dhe keni konkurrence keshtu qe duhet ta ngrini steken. tashme ne kete kategori bejne pjese edhe Arjan Cani qe se ku me del ne ndonje tv kur bej zapping apo edhe i famshmi Fahri Balliu. Konkurence e forte me shume lojtare ne treg dhe ajo tepsia qe permend Rama edhe edhe per ju per televizionet. po ju zvogelohet gjithmone e me shume thela.

  18. Rr. B. Gramshi says:

    Me ne fund doli Skypion-i qe perfundimisht me bindi se ne nje fare menyre apo nje tjeter shperblehet direkt nga fatkaqesia Berisha.

  19. lennard says:

    per mendimin tim Levizja e Rames eshte E Klasit te larte.Mjafton qe te mos kene pjese ne Tepsi Like Floriri dhe Idrizi i Cameve ,ma merr mendja se mund te punohet per te bere SHTET dhe per te Hyre ne BE.

  20. shushica says:

    Mendoj se skenari ka qene i ndryshem
    SHBA dhe BE ,sidomos Gjermania mbas 27 viteve te nje perplasje te eger midis forcave ,le ti quajme politike ,vendosen tu thone mjaft…Aresyeja themelore eshte gjeopolitike ..ne Ballkan faktori shqiptar eshte i vetmi qe eshte barriere e sigurte ndaj ndikimit rus…te tjeret ,edhe ata qe jane ne NATO ,apo ne BE, jane ose te lidhur si sllave ose kane lidhje historike interesash reciproke me Rusine.Ne kete kuader kerkohet konsolidimi i faktorit shqiptar ,ku natyrisht Shqiperia perben hapsiren me te rendesishme Dhe ky konsolidim mund te arrihet vetem me institucione demokratike te qendrueshme e normale .Njera pale ,PS ,i ka plotesuar keto kushte ,,,ndersa PD nen ideologjine anarkofashiste anadollake te Berishes ishte akoma larg normave europiane .Atehere perendimi e detyroi Bashen te pranonte rregullat .Berisha duhet te dilte jashte loje …..Basha nuk ka rruge tjeter ,ndryshe perendimi ,edhe ai i djathte dhe qe praktikisht ka me shume pushtet ne BE,do ta nxirrte jashte lojes perfundimisht.
    Rama ,pavaresisht ekstravagancave dhe klientelizmit ballkanik ,ka bere perpjekje pozitive per futjen e vendit drejt funksionimit modern ,dhe rritja ekonomike dhe disa reforma jane pozitive ..Por me aleancen qe kishte te bente me shume ishte e veshtire .Ndoshta Rama kishte menduar se Meta do te rifutej ne PS dhe rruga drejt modernizimit do te ishte me e lehte .Por Meta,si te gjithe shqiptaret qe pushtetin nuk duan ta leshojne kurre edhe kur ky pushtet behet pengese per shoqerine,nuk leshoi ,nuk pranoi ,,,integrim,,,me PS ,pavaresisht se kerkon ….integrim ,,,me Europen Atehere Rama vendosi te bente te pazakonten …ndoshta i nxitur nga pervoja dhe keshillat gjermane …Ashtu si socialdemokratet gjermane qe nuk bene aleance me Linken dhe te majtet e Gysit sepse keshtu mund te benin shumicen por do te ishin nen presionin e tyre ,edhe Rama mendon se presioni i Metes do te ishte i padurueshem per te realizuar ate program qe ai ka ne koke.Keshtu qe ai ka arritur nje marreveshje me Bashen …drejton i vetem kushdo qe arrin shumicen i vetem ,por me kusht ,reformat qe ndikojne ne futjen ne BE do te votohen nga te dy …Ne te kunderten,ne se asnjeri nuk arrin shumicen ,do te bejne marreveshje qeverisjeje ,ku kryeminister do te jete fituesi relativ dhe tjetri do te kete parlamentin.Pra Meta mbetet jashte qeverisjes
    A eshte kjo pozitive …Sic thote edhe Nano ,ne se kjo marreveshje synon ne krijimin e ne shteti modern ,ku reforma ne drejtesi ,depolitizimi i administrates shteterore ,lufta kunder korrupsionit ,droges ,liberalizimi i ekonomise ,rritja e rolit te shtetit ne mbrojtjen e shtresave te varfera dhe te mesme dhe nje sere masash te tjera do te realizohen ,nje armpushim kater vjecar mund te sjelle zhvillime pozitive dhe te krujoje mundesite per daljen ne drite te nje elite te re politike .Por pikpyetjet jane te shumta dhe ne se drejtesia e re e shpresuar do te gerrmoje ne te kaluaren,,nuk do te zbuloje vetem qenin e ngordhur ,por miliarda te groposura ne bankat of shore dhe ngjarjet mund te behen me te papritura te medha…

  21. sherifi says:

    Muci;ke te drejte ne kte gjykim,po je ende pesimist ne bashkeqeverisje PS-PD, per mendimin tim,do te ishte varianti me i mire per futjen e vendit ne shinat e shtetit te vertete,besoi se nuk do te jene me ato tensionet dhe lufta e ashper qe ka 27 vjete ne politiken shqiptare, por ju o z.Muc, e keni humbur deri diku besimin tek Rama per te bere shtet,ke te drejt edhe per kete,por une mendoi se edhe Rama, ne kushtet qe ka qene,deri diku i ka pasur duart e lidhura dhe kjo dihet se perse.

  22. Arber Iliri says:

    O Muc ti je djale i qut por nganjehere e prish me sigurine qe tregon, po sikur kjo te mos ndodhe cfare duhet me be zotrote.

  23. Kadri Kadiu USA says:

    Sa mirë do të ishte sikur kjo ëndra tënde o Muçi të ndodhte vërtet.
    Dy monstrat e politikës në Shqipëri janë Sali Krimineli dhe sheiku Like Floriri.

  24. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mungesa e kesaj fushate,qe rendom nuk jemi mesuar ta shikojme eshte adrenalina Berisha !
    “Rregullorja” e fushates e ka detyruar te merret me vetingun,per ti hequr esencen kryesore dhe per te mos thene qe nuk jam “kunder” !
    Meta me uniformat “ushtarake” po mundohet te imitoj Berishen,por pa agresivitetin e tij,ai po realizon trasportin e militanteve nga nje shesh ne tjetrin.
    Basha I ka veshur me te bardha,duket se eshte paqesor,por femijet qe nuk kane mbushur moshen per pune,kerkojne pune me pllakata neper duar!
    Rama ka mbushur sheshet me pensionistet,per te mos e akuzuar per pjesmarrje ne orarin e punes.

  25. Marko says:

    Uroj dhe besoj se do jwne nga zgjedhjwt me te pakontesueshme qe jane bere ndonje hwre ne shqipwri..ilir muti ka qene dhe mbetet kanceri i politikes shqiptare..mbase i takon shumices te vendos per fatin e vendit dhe uroj te behet.lili me 20 deputet te blere me lek ben ligjin pavarsisht se kush fiton.
    Le te mare fund klika e tij shper e pasur mafjoze

  26. Zani Burimi says:

    Z. Mustafa, po munde te lexosh keto pak fjale, se ju s’keni nge te merreni me popullin budalla, me thuaj ju lutem, nga cila tragjedi moderne i keni nxjerre replikat qe keni shkruar per skenen “Rama-Basha ne shpellen e magjistricave”?
    Se…, qe t’i rrime temes suaj prane, Rama, a nga halli, a nga malli i perzuri ne te semes gjelat qe kuvendonin maje plehut dhe jargaviteshin per tepsine e pushtetit te pushtave! E ke qare, Mustafa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje