Sondazhi i dytë kombëtar, ja sa marrin PS, PD, LSI, PDIU dhe LIBRA

8 Qershor 2017, 00:41Politika TEMA
Sondazhi i dytë kombëtar, ja sa marrin PS, PD, LSI, PDIU dhe LIBRA

Ora News dhe IPR Marketing sjellin sondazhin e dytë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë, Partia Socialiste do të fitonte rreth 45.0 për qind të votave.

Në vend të dytë, renditet Partia Demokratike, e cila merr 37 për qind, ndërsa në vend të tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13% të votave.

Në vend të katër sipas sondazhit renditet Partia Libra, me 2%, e pas saj vjen Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, aktualisht partia e katërt në Kuvendin e Shqipërisë.

Krahasuar me sondazhin e javës së shkuar, atë të 31 majit, Partia Socialiste është rritur me 2%, ndërsa Partia Demokratike është rritur me 1 për qind, e po aq edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, të gjitha partitë kryesore kanë pësuar rritje, pasi atëherë, Partia Socialiste ka fituar 41.4 për qind, Partia Demokratike, 30.6 për qind dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 10.5 për qind.

Rritjen më të madhe e ka pësuar Partia Demokratike, duke marrë rreth 7% më shumë vota.

Këto janë rezultatit të sondazhit, të cilat janë një fotografim në terren i mbështetjes ndaj partive.

Të pavendosurit, janë 18.6 për qind, ndërsa javën e shkuar 20.6%.

Drejtori i IPR Marketing, Antonio Notto tha se për të kryer sondazhin, janë

Sipas sondazhit 35.5% e votuesve kanë bindjen se asnjë nga partitë nuk merr dot më shumë se 70 mandate dhe kur po flitet gjithnjë e më tepër për aleancat paszgjedhore dhe një koalicion i mundshëm PS-PD, në sondazhin e Ora News dhe IPR Marketing 50.8% e votuesve nuk japin asnjë kombinacion të mundshëm.

Për vazhdimësinë e koalicionit PS-LSI janë shprehur po 19.3%, PS-PD 15%, PD-LSI 9.2%. Ndërkohë që për një bashkëqeverisje PS-PD-LSI kanë dhënë mbështetje vetëm 5.7%.

intervistuar 1000 persona për çdo qark të ndarë sipas gjinisë, moshës, vendbanimit.

Rezultatet e sondazhit në tre qarqe 

Në qarkun Elbasan sipas orientimit të votës: PS merr 8-9 mandate,  PD  4 mandate, LSI 1-2 mandate.  PDIU dhe LIBRA luftojne per 1 mandat.

Në qarkun Durrës sipas orientimit të votës: PS merr 6 mandate,  PD  5 mandate, LSI 1-2 mandate.  LIBRA e PDIU mund të fitojnë 0- 1.   Në Durres janë 18. 5 % elektorati i pavendosur.

Ne qarkun Fier sipas orientimit te votes,  PS mund të marrë 9- 10 mandate,  PD  4-5 mandate, LSI 1-2 mandate.  LIBRA e PDIU mund të fitojnë nje mandat ose asnje. Ne Fier 12. 5 % jane të pavendosurit.

11 komente në “Sondazhi i dytë kombëtar, ja sa marrin PS, PD, LSI, PDIU dhe LIBRA”

  1. Sondazh-isti says:

    PeDe-ja nuk merr me shume se 20% ne keto zgjedhje!

  2. krysho ludovik says:

    yhyyy sa parti qe paska

  3. nord.al says:

    Cfare populli eshte ky qe voton partine e hajduteve, LSI?

  4. ta says:

    këto sondazhe për të fshirë b….

    1. katnar tirone safi says:

      italioni i boka sondazhet..hajde rumpalle hajde

  5. rrem vogli jr. says:

    ne zgjedhjet e 2013 PD e vetme morri 30% ndersa se bashku si koalicion 39%.
    keto zgjedhje PD (me saktë PLL-Partia e Listës Lulit;) eshte koalicioni I 2013 minus PDIU, pra nuk ka shtuar votat.

  6. Dima says:

    Te me degjoje populli mua,te bojkotohen votimet,populli te vendos me pas se c’duhet bej

  7. PE says:

    Rezultati , do te jete befasues ne favor te PS, do te jete historik, dhe kjo sepse po krijon besimin absolut ne shumicen e njerezve qe jane zhgenjyer nga politika dhe drejtesia dhe po jep garanci si forca e vetme qe mund te beje kete vend. Si force e moderuar i ka ulur mjaft tensionet ne vend. Njerezit nuk jane shprehur te gjithe nga nje lloj stepieje qe ka mbjelle politika e ketyre 25 vjeteve me pasoje mos interes per te. Kete do ta kuptojme pas votimit popullor dhe do te shikojme se forca e votes popullore , vendos perfundimisht mbylljen e nje tranzicioni te tejzgjatur dhe vendos per fatin e vendit, pa bishta neper kembe. Zoti e bekofte kete popull te lodhur e te shumevuajtur.

  8. optimizem per vendin says:

    Nuk me duken shume te sakta dhe pse? Tom Doshi deklaron se ne Shkoder PSD do te marri 3 deputete dhe kete une e besoj se e di kush voton atje dhe per cilin. Por sondazhi nuk e permend gjekundi PSD-ne. Por ka dhe nje gje tjeter: A ka perparim Shqiperia me kete qeverisje dhe a influencon kjo rritje besimi tek Partia Socialiste nga njerezit? Me duket se syri shikon ato qe jane bere dhe s’ka nevoje per tu thene. Ps merr , sipas mua, mbi 75 deputete ne keto zgjedhje, e vetme. Asaj libres se Benit, nuk di kush i beson dhe çfare presin nga ai! Ndersa Lsi bie ne kuotat e fasoneve dhe mendoj se do te kete rritje PDIU, Vangjel Dulja i takon te shkuares dhe disa minoritare kane bere mire qe i jane bashkuar partive te tjera. Pd, me gjithe nje fare shprese te dyshimte, udheheqesit e saj dhe koalicioni me PR, PZHK e ku ta di, jane garde e konsumuar me shume vepra korruptive, kriminale, e pse jo dhe tradhetie kombtare. Por mbi te gjitha kane gatuar katrahuren ne drejtesi qe pa ate nuk do te egzistoje shteti, por anarshia. Kush shqiptar mund ti perkrah keto veprime?!

  9. Timi says:

    Për punën që ka bëre PD, 15 % do ishte tepër. Tani ose sondazhi është gabim ose ky popull nuk mëson kurrë.

  10. s says:

    12.5% te pavendosur ne Fier? e pamundur, ose mund te jene pd-se qe nuk dine ku te shkojne.
    Fieraket zgjidhjen e kane bere prej kohesh.
    Prisni se s’keni pare gje akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje