Sondazhi: Në Durrës PS merr 6 mandate, 5 PD, 2 LSI, PDIU dhe LIBRA 1

7 Qershor 2017, 23:03Politika TEMA

Nëse qytetarët e Durrësit do të votonin sot, PS do të merrte 42.2% të votave ose 6 mandate deputetësh nga 14 deputetë në total që ka qarku.

Nga rezultatet e sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing të publikuar në Tonight Ilva Tare vihet re një rritje e PS krahasuar me 2013 ku ka marrë vetëm 39.2% të votave.

E dyta renditet PD me një mandat më pak, ku ka marrë 35.5% të votave ose 5 mandate. në 2013, PD ka marrë 34% të votave.

Ndërkohë LSI ka marrë 12% të votave, ku lufton për 1-2 mandate. Në 2013 ka marrë 7.5% të votave.

LIBRA e Blushit lufton edhe në këtë qark për një mandat deputeti.

Ka marrë 3.1% të votave. Për një mandat lufton edhe PDIU me 3% të votave nga 2.4% që ka marrë në 2013.

Rënie të madhe ka PR që ka marrë vetëm 1% të votave nga 6.8% në 2013. Nuk merr asnjë mandat.

Poshtë pragut elektoral pozicionohen të gjitha partitë e tjera të vogla.

Nga 1000 persona të intervistuar, 18.5% jane shprehur ende te pavendosur se per ke do te votojne.

2 komente në “Sondazhi: Në Durrës PS merr 6 mandate, 5 PD, 2 LSI, PDIU dhe LIBRA 1”

  1. labi says:

    8 PS-4PD-2 LSI, ky eshte rezultati

  2. sali berisha me 40 ministra says:

    hajt para! u bo pazari. ska nevoj me i hap kutiat e votimit tash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje