Blushit i shterrojnë idetë/ “Vjedh” artikullin e gazetares amerikane dhe e përdor për deklaratë kundër Ramës

7 Qershor 2017, 19:00Politika TEMA

Kur një shkrimtar bëhet një plagjaturist amator…

Ky është rasti tipik i Ben Blushit, që ditën e sotme iu vërsul Ramës e Bashës me metaforat e shkrimtarit.

Blushi shkruante në facebook se kishte bërë një zbulim të madh, atë të një fjale greke që përfaqësonte më së miri qeverinë e Edi Ramës dhe politikën e Berishës: KAKISTOKRACI.

Kam kohë që përpiqem të gjej përkufizimin e shëmtisë që na qeveris prej vitesh dhe mendoj se e kam gjetur. Quhet KAKISTOKRACI.Kjo fjalë që vjen nga greqishtja e vjetër nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të paprinciptë, më të paaftë dhe më të këqinjtë e mundshem”-shkruante Blushi.

Por në fakt, jo vetëm që fjalën “kakistokraci” si përshkruese të regjimeve qeverisëse e politike, nuk e ka zbuluar Blushi, por më e rënda, që padyshim është një njollë e zezë në profilin e shkrimtarit Blush, statusi që ka publikuar Blushi është i vjedhur, si në stil, ashtu edhe në strukturë, edhe në argumente, gati fjalë për fjalë plagjaturë.

Në këtë artikull të websajtit  www.sallon.com mund të shihet se si gazetarja Sophia Mcclennen, ia drejton të njejtat fjali që ka përdorur Blushi, me të njejtat ide qëndrore, Donald Trump.

Ja cfarë shkruan ajo:

Që kur Donald Trump filloi fushatën e tij vitin e kaluar, kemi kërkuar për fjalën e duhur, për të përcaktuar llojin e qeverisë që do të udhëheqë. Për fat të mirë kemi një fjalë që përmbledh të gjitha: një kakistokraci, që do të thotë qeverisjen nga elementi më i keq i një shoqërie. Një kakistokraci është një qeveri nga qytetarët më të paarsimuar ose më pak të principtë. Trump planifikon të na sjellë më të keqen nga të dyja.

Dalloni të njejtin stil shkrimi:

 “Kam kohë që përpiqem të gjej përkufizimin e shëmtisë që na qeveris prej vitesh dhe mendoj se e kam gjetur”. (Blushi)

“Që kur Donald Trump filloi fushatën e tij vitin e kaluar, ne kemi kërkuar për fjalën e duhur për të përcaktuar llojin e qeverisë që do të udhëheqë”. (Sophia Mcclennen)

Treguesi i dytë se Blushi kopjon dukshëm Mclennen shfaqet kur thotë se “Kakistos është e keqja superiore dhe krat është rregjimi.Nuk ka asnjë term që e vizaton më mirë qeverinë që kemi. Nuk ka as ideologji, as projekt,as program, as ide dhe as mirësi. Imagjinoni për një cast cdo njeri që ata kanë punesuar,kanë futur në parlament apo nxjerrin në tv”.

Ja argumenti i njejtë që përdor gazetarja amerikane për Trump:

“Ne jemi me të vërtetë në prag të një qeverie në dobi të shpinës me çmimin e budallenjve. Njerëzit me të cilët skuadra e Trump po përpiqet të mbushë postet qeveritarë janë fjalë për fjalë, më e keqja e të gjitha të këqijave.”

Me sa duket, të bërit njëkohësisht edhe shkrimtarin, edhe politikanin, Blushit po i kushton atë që di të bëjë më mirë…

Artikulli: http://www.salon.com/2016/12/17/degeneration-nation-it-takes-a-village-of-idiots-to-raise-a-kakistocracy-like-donald-trumps/

3 komente në “Blushit i shterrojnë idetë/ “Vjedh” artikullin e gazetares amerikane dhe e përdor për deklaratë kundër Ramës”

  1. Lennard says:

    Perse nuk e diskutoni problemin e te thoni se ne te njejten kohe jane dhene dy deklarata te ngjashme(Si puna e Lomonosovit dhe Lavuaziese)

  2. Kazani says:

    Po sikur tu thoja qe fjalen kakistokraci nuk e ka zbukuar sophia mcclennen? Po sikur tu thoja qe fjalen kakistokraci e ka perdorur per here te pare Thomas Love Peacock ne novelen ” The misfortunes of Elphin” te vitit 1829 ?

    Po sikur tu thoja qe etimologjia e fjales kakistokraci eshte :
    ” Greqishte e vjeter – κάκιστος (kákistos, “me e keqja”), qe eshte shkalla siperore e κακός (kakós, “keq”) +‎ -κρατία (-kratía, “Fuqi, drejtues(ne kontekstin shteteror, mund te perfshije cdo lloj), shtet”) ”

    Mund te argumentoni Sa te doni per plagjature, nuk u mbush dot mendjen, por ama ju ma keni mbushur mendjen qe jeni amatore e militante. E keni shprehur qarte kete me kete biçim artikulli.

  3. Skerdi says:

    Wow cfare zbulimi. Per keto k….lleqe ju paguan Mero juve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje