Grida Duma: Jam e bekuar, që jam kaq e bukur. Faleminderit Zot. Në Tiranë, po bëj të njëjtën fushatë fituese si në Durrës…

7 Qershor 2017, 17:46Politika TEMA
Grida Duma: Jam e bekuar, që jam kaq e bukur. Faleminderit Zot. Në

Kandidatja e PD-së në Tiranë, Grida Duma, ka dhënë një intervistë për Dritare.net.

Mes gjërave bosh që thotë, ka dhe disa deklarata interesante, si ajo që do bëjë të njëjtën fushatë fituese si ajo e Durrësit, apo që Zoti e ka bekuar me bukurinë që i ka dhënë.

Pse u la në hije Partia Demokratike e 27 viteve, për t’u zëvendësuar me fytyra të reja, të cilat për hir të vërtetës, nuk kanë kontribuar për PD aq shumë sa disa prej të lënëve jashtë?

Unë mendoj që kjo është një përgjigje shumë e thjeshtë dhe ky është një vendim i Kryetarit. Basha ka thënë edhe që kjo ishte hera e fundit, ku listat ndërtohen nga Kryetari. Herën tjetër, në Republikën e Re, lista e deputetëve do të zgjidhen drejtpërdrejtë nga populli. Dhe unë nuk i bëj koment më tepër se kaq kësaj ngjarjeje.

Nga ana tjetër mendoj që duhet të ndjehemi krenar që Partia Demokratike është një parti që i shërben shoqërisë dhe jo partisë. Besoj se ashtu siç e shohin rrugët e njësisë 1, që këta të rinj bëjnë më tepër punë dhe japin shumë më tepër impakt sesa dhe unë vetë; jam shumë e kënaqur që ka të rinj në listat e Partisë Demokratike.

Ka ndonjë prej emrave të Partisë Demokratike, për të cilin ju vjen keq që është lënë jashtë listës së zgjedhjeve?

Mua mund të më vijë keq për emra që nuk janë në listë, edhe që nuk kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike. Që janë intelektualë, shoqëri civile dhe Shqipëria ka shumë njerëz me vlera të veçanta. Kështu që ky është një diskutim që nuk mbaron kurrë. Respektin për kontributin e anëtarëve të PD, e kam shprehur pafund që nga momenti i 2013, por edhe më përpara.

E keni quajtur Berishën mentorin tuaj politik, e keni menduar ndonjëherë veten të përkëdhelur nga partia?

Këtë e gjykojnë qytetarët, unë vetë nuk kam pushuar së punuari dhe nuk kam asnjë dëshirë t’i bëj komplimente vetes.

Po xhelozi keni ndjerë ndonjëherë, mbi të gjitha tani që ju arritët të jeni në listat e zgjedhjeve të 25 Qershorit, e emra të tjerë si Majlinda Bregu apo Jozefina Topalli nuk janë pjesë e tyre?

Mua më vjen shumë mirë që ju i referoheni zonjave të nderuara të Partisë Demokratike e gjithmonë PD tërheq këtë lloj vëmendje. Ajo që kam ndjerë e duhet të ndjejmë gjithmonë, unë e gjithë që i hyjmë politikës, është konkurrenca dhe ambicia, e cila nuk duhet quajtur xhelozi, por rregull loje. Të cilën Partia Demokratike, si e djathtë është e detyruar që t’ia japë jo vetvetes, por gjithë shoqërisë.

Ne duhet të mbështesim fituesin, të fortin, atë që përballon konkurrencën dhe betejën, normalisht gjithmonë me rregulla loje.

Krahasuar me fushatën e Berishës në 2013, si ju duket entuziazmi i kësaj fushate të parë për Bashën?

Nuk dua të krahasoj me asnjë nga fushatat e mëparshme, në kuptimin që secila ka identitetin e vet. Kanë ndryshuar rrethana e të bërit fushatë. Fushatat me mbledhje njerëzish, sot, janë më pak efiçente, nga  fushatat derë më derë, e cila është më e drejtpërdrejtë.

Vetë njerëzit tani,  janë të lodhur nga hallet e problemet, të ardhur nga një situatë katër vjeçare e premtimeve galopante të tipit 3000 mijë vende punë, shëndetësi e arsim falas, të zhgënjyer totalisht.  Kjo fushatë që po bën Partia Demokratike, është një strategji që unë e mbështes dhe më pëlqen.

Jeni përballë dy zonjave në njësinë 1, Elona Gjebrea dhe Klajda Gjosha, cilën prej tyre konsideroni kandidaten më të fortë?

Unë e ftoj zonjën Gjebrea dhe zonjën Gjosha në një debat të hapur për njësinë dhe do ishte shumë kënaqësi për mua dhe qytetarët të dëgjonin propozimet.

Ajo që di unë mirë është që ato të dyja më shohin mua si më të fortën. Çka unë vlerësoj nga ato është që të dyja janë zonja.

Për sa i përket mënyrës se si po bëjnë fushatë, zonjën Gjebrea nuk e kam parë ende në terren, as zonjën Gjosha, që të shoh sesi po bëjnë fushatë. Shpresoj që fushata të jetë e ndershme dhe e alternativës dhe jo një fushatë e natyrës së presionit, marrjes së kartave të identitetit apo shitblerjes. Sepse aq më tepër zonjave nuk i takon të sillen kështu.

Erion Veliaj para disa ditësh ironizoi kandidimin tuaj, ku tha: “mbaruan gocat e Tiranës, që sjellin këtu Grida Dumën, të cilën e rrafi Vangjush Dako.” 

Z.Veliaj mund të dojë të rrisë shumë profilin e tij, duke më përmendur mua. Por, unë e ul profilin tim, duke përmendur Erion Veliaj.  Ai është krejtësisht inekzistent për mua, është personazhi më artificial dhe më fiktiv që ka prodhuar ndonjëherë politika. Ai qeveris me facebook, në një  përmasë aq irreale, sa kur në Prezë binte shi, Veliaj transmetonte foto e video me diell. Kështu që në këto kushte, ju lutem shumë, le të flasim për njerëz realë,  jo për këto makinetat.

Sipas jush puna e tij në Tiranë është vetëm për fasadë dhe jo reale?

Puna e tij në Tiranë, në disa raste është jo vetëm fasadë, por edhe e dëmshme. Shikoni sheshin, e kuptoni se çfarë do të thotë vetëm betonizim e vetëm parkime. Kujt i shërben, qytetarëve apo atyre që do të përfitojnë nga këto parkime?! Shumë shpejt ne do të denoncojmë ata që e bënë dhe ata që përfitojnë.

Sa ndryshon fushata e Gridës tani në Tiranë, me fushatën e 2015-ës në Durrës?

Thuajse aspak, nuk ndryshon asgjë. Kam bërë në Durrës pothuajse të njëjtën strategji, kam shkuar, kam ecur e i kam takuar njerëzit. Besoj se ajo që kemi bërë në Durrës duke ecur pafund, ka dhënë frytet e veta, pavarësisht faktit që në Durrës nuk kishte zgjedhje. Dhe kjo është arsyeja e vetme pse unë nuk flas për Durrësin.

Gjithashtu sepse ju në Durrës humbët.

Zgjedhjet në Durrës nuk kishin të bënin me kandidatin, por me interesat e pafundme të grupeve kriminale në atë Bashki, të cilat së paku në emërtim u vërtetuan në momentin që Lulzim Berisha, doli nga burgu, ngaqë Bashkia e Dakos, kishte  nevojë për punë komunitare dhe këtë do mund ta bënte vetëm  kryebanditi. Nuk mjaftonin banditët e tjerë.  Kaq mjafton për të thënë se sa zgjedhje ka pasur Durrësi.

Mendoni se në Tiranë mund të ndodhë diçka e tillë edhe në këto zgjedhje?

Rreziku ekziston që vota të mos jetë e lirë, ne jemi për të ruajtur këto standarte. Për sa kohë ka varfëri, për sa kohë që ka administratë që presionin punonjësit, ky rrezik nuk do të jetë kurrë inekzistent. Por, të shohim, nuk dua të paragjykoj procesin, për sa kohë ne jemi duke i ofruar qytetarëve të ardhmen dhe jo fatalitetin.

Bukuria juaj ka qenë një pengesë apo avantazh për ju në politikë?

Unë nuk kam për të thënë asnjëherë që çështjet estetike janë gjë tjetër, përveç se bekim.  Jam mirënjohëse për çdo gjë të mirë që Zoti, natyra, prindërit, na kanë dhënë. Por, ju siguroj që shumë më të bukura se unë ka në Shqipëri, por kjo nuk e bën njeriun politikan. Shqiptarët nuk të vlerësojnë për këtë arsye në politikë, sepse ata kanë vuajtur shumë dhe dinë të gjykojnë shumë mirë.

Në media online po përfliteni shumë për stilin tuaj të veshjes, duke iu quajtur një fashioniste përballë njerëzve të varfër.

Duhet të ndajmë realitetin nga spekulimet, kur nuk ke çfarë gjen, fillon e merresh me veshjen. Unë jam një individ që së paku nuk gjendet një foto e imja dhe një veshje e papërshtatshme.

Nëse tek unë çdo gjë që vesh bën përshtypje, përsëri ju them atyre që shkruajnë për mua, në mediat e tyre,  shumë faleminderit.

12 komente në “Grida Duma: Jam e bekuar, që jam kaq e bukur. Faleminderit Zot. Në Tiranë, po bëj të njëjtën fushatë fituese si në Durrës…”

  1. andromeda says:

    Një copë mishi me dy sy, ja çfarë është Grida Suma. Një tjetër monstër politike nga kampi i djathtë. Cili është standardi me të cilin kjo idiote e mat ndershmërinë ?

  2. Besoj says:

    Nga pergjigjet them se eshte krejt e paafte. Politikane zero.

  3. Lennard says:

    Mjaft Pordhace po na dukesh !!Ke harruar se ne Durres ike me bisht nder shale (Mire qe nuk tu fut Bishti Brenda)

  4. nardi says:

    berisha u shkri krejt, shtrengon fort bidonin
    mos valle po ia lyp dumes duke bere shenja??????????????????

  5. Soni says:

    Mos i botoni copa-copa intervistat si dhe titulli pa lidhje. Karagjoze!

    1. edi says:

      Soni! Po kujt i rruhet per Grida Sumen, sot i ke femrat super yje dhe Grida eshte fundi kavallit per bukuri …… po beri fushate si ne Durres, do ti hyje kallami i shurres sikur i hyri ne fushaten e shkuar.

  6. spartaku says:

    Mire moj Grida:bere ne Durres fushat fituese,por nuk fitov.E dyta,per nenvleresimin qe i bene Erion Veliaj,e ke dhjere se mendja te ka lene.Veliaj ka bere mbrekullira,qe ty dhe te tjere si ty ne pd-ke u vrasin syte.Po te vini ju ne pushtet,te gjitha keto te mira,ju do i prishni se i ka bere Veliaj.Prandaj ju nuk do te merni vota. Ti je e bukur,por nga mendja je per t’u ngushelluar.

  7. Fatosi-kosove says:

    Bukurine e ka dreqi thoshin e vjetrit,dhe nese PD mendonse do te mashtroje shqiptaret me bukuroshe ateher une i them se do te mbetet opozite dhe çdo here e me e vogel,sepse shqiptaret nuk hane bukuroshe as pordhat qe ato prodhojne,kurse kur duma qe sdihet as çfar origjine ka,te flet per Veliajn eshte jo vetem nje prodhe ne hapsiren e njerezimit por edhe kur permend emrin e Veliajt duhet te luaje vendit,pasi ate qe ka bere Veliaj per nje vit nuk e ka bere as pare anderr lulushi i dumes,kurse vet duma vitin e kaluar ishte ne lufte me Veliajn epr ta ndaluar ndertimin e parkut ku bashke me kriminel si strazimiri edhe te armatosur tentuan ta shkaterrojne parkun,per te vetmin qellim ruajtjen per te bere biznes pasi si e bukur qe eshte do ti duhej sigursht te hap ndonje klub prostitucioni,prandaj e sulmon Veliajn edhe nishani e sulmoi,e kercenoi dhe epaditi ne gjykate por doli cullak dhe i poshteruar para shqiptareve,njejt do te del edeh duma aps 25 qershorit pasi shqiptaret jane ngopur nga bukurite qe vrasin,duan pune si nga Veliu e jo premtime si duma e luli per tramvaj e det en qender te Tiranes,i vetmi premtim i mundshem nga duma dhe luli eshte ai qe tashme shqipatret e dijne,falja e detit grekut,berja e shqiperise greqi siq deshiron duma dhe siq angazhohet dule dhe per kete e kane edeh keshilltarin fazlliq shkaun qe kesaj ehre do te dalin te deshperuar pasi shqiptaret nukjane te interesuar per bukuroshe as lavire qe vrasin.

  8. Durrsakja si tatërr says:

    Ti je e shtremt me legen te gjer byth posht dhe kemb te tmershme si sallom. Ne fytyr je si trans. Je e bukur per ndertusin po.

  9. DJm says:

    Dërr pidhi është kjo

  10. dymi says:

    Po qe se edhe ne Tirane ben fushate si ne Durres,me siguri qe e ka pas qafe humbjen.

  11. nqs fiton ,
    ka me ja mor te gjithe votusve m’goj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje