VIDEO/ Nardi bën fushatë me Sali Berishën

7 Qershor 2017, 17:26Politika TEMA

Nard Ndoka është një nga aleatët e “Republikës së Re”, por duket se ai nuk e harron kollaj edhe atë “të vjetrën”.

Në një video që demokristiani ka postuar sëfundmi, Ndoka pozon sëbashku me një qytetar të Vaut të Dejes, i cili ka një mirënjohje të veçantë për atë që bëri rrugët në të gjithë Shqipërinë, Sali Berishën.

Në videon e postuar nga Ndoka ai e pyet qytetarin sesi i duket rruga ndërsa ai i përgjigjet me këto fjalë:

“Rruga shumë e mirë, është i nderum e i rrespektum kryeministri Sali Berisha.

Edhe shumë faleminderit prej tij dhe e pastë jetën e gjatë bashkë me Partinë Demokratike. Rroftë Sali Berisha, rroftë Partia Demokratike”.

 

1 komente në “VIDEO/ Nardi bën fushatë me Sali Berishën”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    PD shfrytezon paditurine e atij fshatari injorant analfabet per te mar nje cope vote ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje