Kandidati i parë i Lulzim Bashës në qarkun e Shkodrës, Romeo Gurakuqi, çdo ditë zhvillon takime me banorët shkodranë në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit.
Mirëpo ditën e djeshme, teksa po takonte tregtarët shkodranë në pedonalen e qytetit është përballur me një situatë të pazakontë.
Gurakuqi ka takuar çdo tregtar për të prezantuar alternativën e tij dhe të Republikës së re të Lulzim Bashës, por tregtari i parë që takoi, thonë për CityNews burime nga takimi e ka pyetur rreth arsyes se pse Jozefina Topalli nuk është në listën e Korçës.
I pari i listës së Shkodrës e ka devijuar këtë pyetje me tregtarinnë pedonale dhe ka shkuar te tregtari i dytë, ku u prezantua si i pari i PD në Shkodër. Për fatin e keq të tij ka hasur të njëjtën pyetje edhe nga tregtari i dytë.
Përsëri siç thonë burime nga vendtakimi, Gurakuqi e ka anashkaluar si pyetje dhe ka shkuar të takojë tregtarin pasardhës për t’i treguar alternativën e tij, por edhe këtu është përballur me të njëjtën pyetje.
Ja biseda e zhvilluar mes tyre.
Gurakuqi: Jam Romeo Gurakuqi, përfaqësues i Republikës së re të Lulzim Bashës.
Tregtari: More, po Jozefina Topalli pse nuk është në listën e PD, në Shkodër.
Gurakuqi: Unë e kryesoj listën e Lulzim Bashës.
Tregtari: Për ty e mora vesh, por më thuaj pse nuk është Jozefina Topalli, ajo ka insistu me e ba pedonalen e Shkodrës, në qeverinë e Berishës, e cila është një nga më të bukurat në të gjithë Shqipërinë.
Gurakuqi: Nuk e di, unë jam kandidat i Lulzim Bashës në Shkodër.
Tregtari: Ëhë atëherë Partia Demokratike s’paska listë për ne shkodranët.
Kujtojmë që përveç këtij komunikimi mes tregtarëve dhe Romeo Gurakuqit, befasi ka pasur disa ditë më parë edhe Lulzim Basha, i cili teksa po prezantonte kandidatët dhe Republikëm e re të tij është përballur me imazhin e Jozefina Topallit në tokë dhe ajër me iniciativë dhe ide të demokratëve shkodranë.
Partia Demokratike nuk ka ba asgja per Shkodren se ka 27vjet qe drejtojne ne Shkoder e Shkodranet vendali e dijne e I njohin mire PD.Me perjashtim te Gurakuqit asnji shkodran vendali nuk ka as ne listat e PD e aq ma keq, as ne PS
o gazetari po korca chyn ketu, sepse ske pertuar qe ta besh dhe me kapitale dhe me “ç” madje?
Pffff Romeo Gurakuqi eshte fiks nga keta te tepsise qe duan placke. Do te veje doren ne timonin e PD-se se Cili e hedh ne rruge kur do per sa vlen Romeo si professor. Shkodranet besoj e njohin mire dhe shpresoj do I japin festen qe I takon si ‘I pari’ plackites I listes se Republikes se Re. Ne Shkoder ka gjithmone ato Licet qe rrahin dynjane ne emer te Pd-se por dhe ato I kane arrestuar e nuk do kete shume PD-ista qe njihen si rrahes votuesish qe ti japin nje dore Romeos.
me siguri e ka futur edi . sipas kesaj gazete qe deri dje e ka bere lecke Jozefinen dhe sot po i hapet barku qe nuk eshte me ne lista pd ne shkoder nuk merr as 1.000 vota
Romeo Gurakuqi si trap qe eshte nuk ka per te mare asnje vote ne shkoder.Ai dhe partia e tij do shkoi per lesh.
Mos kandidimi i Zonjes Topalli ne Shkoder, ka lenure nje shije te keqe ne elektoratin e Partise Demokratike edhe ne banoret e qytetit si bastion i Pd. zONJA jOZEFINA ESHTE PERFAQESUESE DINJITOZE DHE SIMBOL INE ORIGJIN TE DEMOKRACISE SI NGA FAMILJA PRINDORE COBA POR EDHE NGA FAMILJA TOPALLI;Kriteri i mosvleresimit dhe perjashtimit qellon direkte ne Zerrin kritik te saj allias hakmarrje e kryetarit BASHA POR EDHE TE PERSONAVE TE TJERE ME PESHE NE pARTI. NE KETE DREJTIM KA EDHE SHUME XHELOZI TE TE GJITHA LLOJEVE QE KANE TE TRETET NDAJ SAJ;
NE PERFUNDIM TE ZGJEDHJEVE TE 25 QERSHORIT DO TE BEHET DIFERENCA NEGATIVE E ELEKTORALE NE Shkoder.
SINJALET PER MOS PERFSHIRJEN E TOPALLIT DHE TE TJEREVE KANE VENDIMIN (BEKIMIN ) EDHE TE BERISHES, pa cka se vulen e PESHES E ka Basha.SHKODRA DHE kAVAJA JANE BASTIONE TE PARTIS DEMOKRATIKE QE JANE GODITUR;
ska pasur kurr as nuk ka se demokratet asgj te mire nuk i sollen keti vendi
Te kenaqesh me nje pedonale per 25 vjet do te thote se e ke “pazarin” shume te ulet…
E meritojne shkodranet kete trajtim mosperfilles.