Nga Partia Demokratike çdo ditë largohen figura historike të saj që e kanë krijuar atë si parti.
I tillë është edhe rasti i Petro Markos nga Elbasani, i cili, është (siç duket edhe nga videoja e mëposhtme) një ndër themeluesit e PD-së në Elbasan.
Gjatë takimit të djeshëm me ish ushtarakët që zhvilloi drejtuesit politik për Elbasanin, Taulant Balla, Z. Petro Marko, vlerësoi maksimalisht Reformën në Drejtësi duke kërkuar që ajo të nisë zbatimin sa më parë.
Z. Marko u shpreh i zhgënjyer nga politika 20 vjeçare edhe pse është një nga themeluesit e PD-së, prej 15 vitesh ai shprehet se nuk voton.
Mirëpo, Marko është i ashpër kur flet kur vjen fjala për tradhëtinë kombëtare. Duke nënkuptuar faljen e detit Greqisë që Basha beri kur ishte minister i jashtem.
Ai shprehet se “Kam themeluar degën e parë të PD në Elbasan. Vettingu duhet të parashikojë edhe tradhëtinë, jo vetëm çfarë kanë vjedhur. Jemi qeverisur nga tradhëtarë kombëtarë. Unë kam 15 vjet që nuk votoj, sepse u persekutova nga ai regjim, u persekutova edhe nga ajo që mendova se do shpëtoja.“
Z. Marko e ka ndjekur Kryeministrin Rama dhe shprehet së Shqipëria është në rrugën e drejtë dhe Vettingu duhet të nisë zbatimin sa më parë.