SONDAZHI i IPR/ Si ndahen mandatet në Qarkun e Fierit: PS 10 deputetë, PD+LSI+ PDI+të tjera 6 deputetë

7 Qershor 2017, 21:37Politika TEMA

Qarku i Fierit konfirmon bindjet e majta. Ky është rezultati i sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing sipas të cilët nëse qytetarët fierakë do të votonin sot, PS do të merrte 54.7% të votave ose 9-10 mandate deputetësh nga 16 në total që ka ky qark.

Krahasuar me 2013, PS ka një rritje në përqindje. Në 2013 kishte marrë vetëm 44.2%. Partia Demokratike do të merrte vetëm 24.7% ose 4-5 mandate. Në 2013 demokratët kishin marrë 22.9%.

LSI ka marrë vetëm 9.6% të votave ose 1-2 mandate. Në 2013 mori 9.7% të votave.

LIBRA e Blushit ka marrë 3.6% të votave ose 0-1 mandate.

PDIU 3% të votave ose 0-1 mandate. Kjo parti ka një rënie krahasuar me 2013 ku kishte marrë 4.5% të votave.

Rënie ka shënuar edhe PR që merr vetëm 1% të votave nga 1.9% në 2013, por nuk kalon pragun elektoral bashkë me partitë e tjera të vogla, të cilat nuk marrin asnjë mandat deputeti.

2 komente në “SONDAZHI i IPR/ Si ndahen mandatet në Qarkun e Fierit: PS 10 deputetë, PD+LSI+ PDI+të tjera 6 deputetë”

  1. DETARI [email protected] says:

    votat vetem partise qe punon !

  2. ari says:

    enveri bar rama lesh negjmije per 72 vite mbajn derrat,delet e stalinit gjall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje