Nuk kam qejf të qesh gjithnjë me shakatë e Duçes,-i thashë Ramës ca kohë më parë. Po i tregoja një libër që e kisha me vete kur ai gjendej në fushatë, më duket diku nga zona e Dumresë.
Libri është shkruar nga disa etër françeskanë që i pushkatoi dhe i syrgjynosi Enveri që të gjithë pas 1944-s. Arritën të botonin vetëm vëllimin e parë, se në të dytin ishin syrgjynosur. E ka titullin “Të drejtat e Shqipërisë etnike” dhe nuk ka autor mbi kopertinën e tij. Por për thuajse pesëdhjetë vjet, pra dhe në kohën e komunizmit, libri shërbente si material konsultativ për shumë nga studiuesit. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë. Pas çdo shkrimi apo të dhëne, në libër ishin burimet e këtyre të dhënave në disa gjuhë të tjera, çka tregonte durimin dhe përpikmërinë e murgjërve në studimin e gjërave. Është në të vërtetë një traditë e madhe që karakterizon gjithë epokat kur flitet për punët e tyre.
Në fakt, ai ishte vetëm njëri nga librat që më ranë dorë vonë pas fëmijërisë time. Dikur, në Shtëpinë e Kulturës, në Lushnjë, më ra në dorë një tjetër libër i ngjashëm me atë më sipër. Ai tregonte se çfarë duhej bërë në gjithë zonat e Shqipërisë. Ku rritej duhani e ku domatja, ku molla e ku kuajt.
Çfarë ishin në thelb këta libra?
Kur Duçja vendosi të pushtonte Shqipërinë, ai dërgoi emisarë të shumtë nën mbulesën e emrave të inxhinierëve, gjeometrave, veterinerëve, ushtarakëve etj. Thelbi ishte së pari bërja e inventarit, prej nga ai të kuptonte realisht si do ta administronte këtë vend. Në historitë tona të komunizmit, thuhej vetëm se Duçja kishte vendosur që përgjatë zonave nga Durrësi e poshtë të binte rreth 4 milionë kolonë italianë që të jetonin aty…
Njërën nga këto të dhëna të këtij libri të shkëlqyer, po e ndaj me lexuesit më poshtë në këtë tabelë. Është e marrë nga françeskanët, në arkivin e Romës së vitit 1936.
TABELA
Krahasimet janë bërë për 1000 banorë, e siç shihet disa prej tyre, janë sot vendet më të zhvilluara jo vetëm të Evropës, por dhe Botës. Shqipëria e vockël e vitit 1936 ua kalonte të gjithëve. Hahej vetëm me Zvicrën në numër lopësh, se në atë të deleve e kalonte. Por nëse shtoje edhe numrin e buallicave që ishte 21 për 1000 banorë ajo qëndronte më lart edhe se Zvicra. Kjo e fundit, sot vetëm nëpërmjet Nestle-së së saj, ku rolin kryesor e ka lopa, prodhon një kapital prej 100 miliardë eurosh. Pra, sa dhjetëfishi i GDP-së së Shqipërisë.
Fshatari gjenial shqiptar e kishte kuptuar se potenciali natyral i tij ishte pikërisht blegtoria, prandaj ishte kujdesur që të mbijetonte brenda rregullave të tregut, mund të thonim me shaka.
Kohë më vonë pyeta Ruçin se krerë dhen kishte Tepelena që la në 1990. Rreth 25 000 më tha. E mirë,-u përgjigja. Vetëm një fshat i saj, më duket Progonati, ka pasur më parë 84 000.
Në të vërtetë, Hoxha investoi për bujqësinë shumë. Por ky system dështoi në manaxhim, i rraskapiti fshatarët dhe në fund të fundit i la me gisht në gojë. Akoma më keq, Shqipëria bëri me këtë sistem manaxhimi një gjë aq të habitshme, sa rrezik të hyjë në manualet e budallallëqeve më të mëdha të historisë. Ajo e çoi fshatarin të blinte qumështin në qytet.
Po çfarë vlere ka e shkruara e mësipërme?
Nuk do asnjë mend, e as një llogaritje se ata që erdhën pas Hoxhës, jo vetëm gabuan në manaxhim, por e shkatërruan përfundimisht fshatin, duke e kthyer jo më prapa në kohë se diktatori, por drejt e në mesjetë.
Së pari, e la pa tapinë e tokës, në emër të ca ligjeve e llogaritjeve që duhet të shkulësh qimet e kokës për t’i kuptuar. Në vitet e Zogut, Shqipëria kishte rreth 350 mijë hektarë tokë të punueshme dhe me 90 për qind të fshatarëve pronarë të saj. Në kohën e Hoxhës, u shtuan dhe 350 000 hektarë të tjerë. Të mjaftueshëm për atë dhjetë përqindëshin që nuk kishte tokë dhe për të kompesuar plotësisht ata që ua rrëmbeu komunizmi.
Këtë llogaritje elementare që ma shpjegoi një ditë ish-presidenti Topi, tregon se kush e ka qeverisur Shqipërinë këto njëzet e pesë vjet…
Po a kanë mbaruar kusuret në kurriz të fshatarësisë?
Kur shikoj emisarë partish apo deri dhe ministra që vijnë vërdallë gjoja në ndihmë të fshatit, më kujtohet Duçja, por nuk më vjen për të qeshur.
Në realitet, për mua, maskarallëku më i madh është kur në ndarjen e tortës së pushtetit, bujqësia i kalon më të vegjëlve si dhuratë. I kemi trutë në vend, apo jo?
Megjithëse e shtypim, e shkelim me këmbë, nuk i japim pronën dhe modelojmë strategjira njëra më e çmendur se tjetra, përsëri bujku në fshat na jep gati 25 për qind të GDP-së.
Na jep turizmi-ndoshta do të thoshte një njeri tjetër. Po edhe ta zëmë se është kështu, me se do t’i ushqejmë turistët? Me ato mallrat gjysmë të kalbura që blejmë jashtë dhe helmojmë veten dhe të tjerët dhe harxhojmë edhe valutën e vendit? Mjafton të shikosh raportin import–eksport në bujqësi që të kuptosh si e kemi punën.
Po me se do të vishemi? Me çfarë çmimi do t’i blejmë ato këpucët që duan atë lëkurën e blegtorisë?
Natyrisht që nuk do ndonjë llogaritje të madhe të kuptosh se duke hedhur në erë jo vetëm bujqësinë dhe blegtorinë e Shqipërsisë, po shkatërojmë atë që na kanë lënë të parët e jo vetëm tregun dhe rregullat e tij.
Po ç’të bëjmë?
Së pari, të zëmë me shkelma ata që propagandojnë subvencione, me tre fidanë a me pesë të tillë, që vijnë vërdallë nëpër fshatra duke treguar përkujdesin e partisë përkatëse.
Bujqësinë duhet ta marrë në dorë partia fituese dhe të mos ta lëshojë kurrë më. Sepse nuk është lëmosha, por thelbi i ekzistencës sonë. Është, bashkë me pozicionin tranzit, themeli i Shqipërisë dhe i strategjisë sonë kombëtare.
Nëse nuk na pëlqen mënyra e dikurshme e admnistrimit të saj, dhe kjo me të drejtë, të vemë edhe një herë në arkivat e plota të fashistit Duçe dhe të kuptojmë se çfarë jemi duke bërë. E nëse nuk na pëlqen kjo, të kthehemi ta shpallim, siç kam shkruar edhe më parë Universitetin e Kamzës, vendin e shenjtë të Shqipërisë. T’u drejtohemi me përulësinë më të madhe atyre pleqve tanë të ndritur që punuan, megjithse në një sistem të dështuar, me përkushtim dhe ndjenjë.
Po më parë, siç thashë edhe më sipër, të përzëmë me shkelma ata që vijnë vërdallë fshatrave në emër të ndihmës me fidanë e para në dorë. Këta i pamë dhe nuk duhet t’i shohim më.
Rama ka të drejtë që duhet të ndryshojmë mënyrën e administrimit; po këtë, nëse është parti fituese, duhet po vetë ta bëjë. Nuk ka asnjë kuptim që në emër të shpërblimeve për partitë e vogla ta hedhë ku të mundë këtë sektor. Atëherë do ta besoja vërtet se po zë të mendojë realisht për bujqësinë.
Duke iu rikthyer edhe një herë tabelës së mësipërme, që tregon më shumë se njëmijë libra dhe njëmijë partiçka nga tonat që vijnë vërdallë në fshat, duhet edhe një herë të them me trishtim: Nuk qeshet gjithnjë me shakatë e Duçes…(Konica.al)
Kur nuk duhet të qeshësh me shakatë e Duçes!
Respekt dhe mirenjohje per kete analize me themel te ekonomise bujqesore,Shpetim.
Te kam lexuar per shume vite dhe konsistencen tende per kete problem e njoh dhe e cmoj si nje pergjegjshmeri kontributive me vlere kombetare.
Uroj qe sugjerimet e tua te jene objektiva afatgjata er Kryeministrin Rama,,,,,,i cili kur kuptoi fshatin , bujqesine,blegtorine dhe pemetarine u maturua per drejtimin e shtetit tone.
Bujqesia eshte fushe interesante, por eshte me e veshtire sa mund te duket. Nuk mjafton te kesh toke e diell sepse nuk mjaftojne. Duhen teknologji, njohje shkencore, strategji prodhimi dhe strategji shitje, kalkulime te tregut, cilesi e larte BIO (dhe kjo eshte vetem pjesa e pare e betejes) por mbi te gjitha duhet perkrahje apo marreveshje afatgjate ne tregun EU. Ne te kunderten rrezikojme nje grope me te madhe se ajo e piramidave. Se sa e veshtire eshte i kemi disa shembuj nga fshataret tane qe kane vendosur te prodhojne por produktet ne fund i hedhin ne lume.
??????
Shpetim, une personalisht kam shume repsekt per shqetesimin tend per ceshtje te ketij lloji dhe me pelqen shume edhe menyra se si i qasesh problemit apo i paraqet ato cka do te thuash. Pavaresisht kesaj, nuk rri dot pa bere nje verejtje lidhur me kete tabelen qe i ke bashkangjitur shkrimit tend. Shifrat qe paraqiten aty jane jashtezakonisht pershtypjelenese, aq sa nuk te behet ti besosh nese ke prasysh gjendjen ne te cilen arriti blegtoria shqiptare ne fund te viteve 80. Nje dokument i tille hedh ne ere te gjithe krahasimet me 1938 qe perhapte makina propogandistike e Enver Hoxhes. Por, vlera e atyre qe ti thua neper rreshta do ishe edhe me e madhe nese ne vend te (ose krahas) kesaj tabeles permbledhese te nxirrje ne drite ndonje faksimile te teksteve apo tabelave origjinale, nese ato realisht ekzistojne.
Nderkohe, forma e tabeles, pavaresisht permbajtjes, eshte ku “therret qameti” per shkak te mungeses se sqimes ne paraqitje. Nuk di nese disa te dhena dalin nga reshtimi per shkak se duhet ti kushtoshs me shume vemendje apo per paaftesine (nuk po them budallallekun) e atij qe e ka formatuar tabelen. Keshtu qe, nese nuk e ke pergatitur vete tabelen, jepi nje verejtje vajzes apo djalit qe ke punesuar per te te bere keto lloj punesh dhe dergoje per nje cikel te ri trainimi ne Excel.
Gjithsesi, suksese me Konica.al
Tung
Kur bisedoja njehere m Andreottin….
Ashtu tha dhe Rama
Do marr hartat e Duces per pronat
Po la nxjerre 100 vkm per ta shkaterruar pronen
Pas shkaterroni qe i beri Berisha
Rama i vu kapakun
Kanceri Gorbacov Katovices atje ku i dhemb me shume.
Nje shkrim qe te le pa goje,per faktet teper domethenese,ne drejtim te sektorit me jetik te vendit,Bujqesine.Eshte me te vertete shume domethense ceshtja e numurit te krereve te blegtorise.Ne kohen e Zogut,specialistet dhe pse te paket,por me kulture perendimore,kryenin studime te mirefillta ne sektoret qe ishin te inkuadruar.Te lexosh nje liber,kushtuar jetes teinxhinjer Jovan Adhamit prej Progrit te Korces,studiuar ne Austri rreth viteve 1920,mbetesh pa goje per aktualitetin e ceshtjeve qe ka studiuar dhe shkruar.Kam lexuar dikur nje material ku permendej nje punim shkencor i Dr.Medar Shtylles,perfunduar studimet ne Toulouse te Frances ne vitet 1927-1932 dhe doktoraturen ne Itali,i cili ne kohen e Zogut,ishte drejtor i Institutit Zooteknik te Xhafzotajt.Ne ate material,thuhej se Dr.Medar Shtylla,ne nje studim te tij,midis te tjerave theksonte se,ne fushen e Korces,duhej te mbillej grure sepse,kishte nje klime shume te pershtateshme per kete kulture.Gjithashtu theksonte se,duhej trajtuar dhe mbareshtrimi i kujave dhe gjedheve ne kete zone…Persa i takon numurit te krereve te begtorise,me kujtohet se i ndjeri Niko Bello,profesori im i Gjeografise,ne kohen e tufezimit,me vinte ne zyre edhe pse nuk mbuloja sektorin e bujqesise dhe i revoltuar me thosh:A jini ne terezi more?A e dini se jeni me shume me pak numur krere lopesh dhe delesh se para Clirimit?Dhe me te dhenat ne dore me tregonte shifrat.Me kujtohet se,ne Panarit,para tufezimit antaret e kooperatives kishin 2500 krere dhen,ndersa kooperativa vetem 500.Nje vit mbas tufezimit numuri i pergjithshem zbriti ne 1500 krere….Edhe pse te gjithe e dime se,bujqesia,eshte baza e ushqimit te popullit dhe se pa te,nuk ka cfare te duhen,vilat,komoditetet,apo veshjet firmato,si ne kohen e monizmit,ashtu edhe ne keto vite te kesaj demokracie,ky sektor eshte lene mbas dore…
Prandaj,forca e cila do te fitoje zgjedhjet dhe do qeverise vendin ne 4 vitet e ardheshem,duhet te ktheje seriozisht vemendjen ndaj ketij sektori,jo vetem per fshatarin si punedhenes e punemarres ne kete sektor,por si sektor me aftesi te medha per zenien ne pune te te papuneve te fshatit dhe qytetit,per te rritur te ardhurat me prodhimet e tij,per qytetin,per turizmin dhe per eksportin…Prodhimet tona jane bio,jane te pa modifikuar gjenetikisht e qe duhet rruajtur e stimuluar ky prodhim bio…
Sa me shume krere ne blegtori,aq me shume mish,qumesht dhe bulmet per popullin,aq me pak nevoje per te marre grure apo miell me radioaktivitet te Ukraines apo miell te skaduar te Serbise…
Analizat e gazetarit Shpetim Nazarko kane vlerat e rralla te nje keshilltari , qe nuk ka shoke ne katrahuren eknomike , qe eshte krijuar ne tranzicionin shqiptar . Nazarko gjykon me thelle se te tere politikanet e marre se bashku . Ministrat e bujqesise , qe kane ministruar gjat tranzicionit nuk kane dashur tja paraqesin popullit gjendjen reale . Per turp te dynjase , nuk dihet sa toke mbillet c’do vit dhe sa mbetet djerre . Kryeministrat e tranzicionit , perfshire dhe kryeministrin me te denje te tranzicionit (E. Rama ) , kane hequr vallen e Ministrave rrenacake , qe ndoshta e kane pasoje te pa aftesise . Nen Edi Ramen , bujqesia do te permiresohet , por jo rrenjesisht . Bujqesia e plote shqiptare do te jete ajo , qe do te veri nen kulture gjithe siperfaqen , prej 700 mije Ha. kendej rrjedh dhe zhvillimi i blegtorise .Po ndodhi kjo , Shqiperia behet Zvicer . Zgalem
Bravo !!!
Shkrimi eshte me shume vlere. Shteti duhet ta marre seriozisht zhvillimin e fshatit. Ne kemi kushte ideale per bujqesi e blegtori dhe marrim prodhimet skandaloze te venve europiane
S’ka asgje keq ajo tabele. Zhvendoja e disa numrave me me shume shifra neper kolona nuk eshte problem per dike qe perdor EXCEL-in, thjesht rregullohet duke zgjeruar kolonat dhe kaq.
Ti shiko shifrat mos shiko paraqitjen… te gjithe beheni mjeshtra per verejtje. Nuk jam Shpetimi, se mos thuash jam ai. Tabela nuk ka te share nese paqyron numurat e asaj origjinale. Mesazhi eshte i qarte, pasqyrohet nje realitet krejt tjeter dhe u thuhet politikaneve t’i vene gishtin kokes dhe te punojne duke i lene llafet.
Profesor Nazarko ka shume te drejte, klima,relievi,resurset e tjera qe ka Shqiperia, me nje administrim te persosur dhe perkushtim nga te gjitha qeverit qe kane drejtuar kte vend,duhet qe me ushqime,qe nga mishi,frutat,perimet dhe zarzavatet,duhet te ishim tregu nr1 ne europe dhe me gjere per furnizime.
Shkrim i klasit te larte, e kap problemin nga koka jo nga bishti si injorantet e politikes.Le te sherbeje si duhet tek ata qe merren me bujqesine ne politike.
Mbrojtja e Atdheut – Detyre mbi detyrat…. Bujqesia – ceshtje e gjithe Popullit… T’u qepemi maleve e kodrave….. etj..
1) Statistika e studjuseve fashiste duhet pranuar, se te tjera s’kemi, por asaj i mungojne shume shume zera per deget e ekonomise se nje vendi.
2) Nje filozofi me origjine fshatar i pasur nga malet e JL, qe shkollen ja dha Pushteti Popullor, por i cili ka dashuri te madhe per pushtuesin Fashist Italian, mund t’i keshillohet te arsyetoje ne variantin Shqiperia pa shqiptare por plot me kafshe dhe morra. Ndoshta do te cuditej perseri, sepse treguesit e tabeles se Duces do te beheshin fantastike-jo shkencore. Ne kete rast zotni Nazarko do te kujtohej per Patriotizmin nacionalist lokal.
Mbrojtja e Atdheut – Detyre mbi detyrat…. Bujqesia – ceshtje e gjithe Popullit… T’u qepemi maleve e kodrave….. etj..
1) Statistika e studjuseve fashiste duhet pranuar, se te tjera s’kemi, por asaj i mungojne shume shume zera per deget e ekonomise se nje vendi.
2) Nje filozofi me origjine fshatar i pasur nga malet e JL, qe shkollen ja dha Pushteti Popullor, por i cili ka dashuri te madhe per pushtuesin Fashist Italian, mund t’i keshillohet te arsyetoje ne variantin Shqiperia pa shqiptare por plot me kafshe dhe morra. Ndoshta do te cuditej perseri, sepse treguesit e tabeles se Duces do te beheshin fantastike-jo shkencore. Ne kete rast zotni Nazarko do te kujtohej per Patriotizmin nacionalist lokal.
ps: kam shprese se do te paraqitet, si shprehje e demokracise 27 vjecare.