Merkato, Interi ka gati fondin prej 110 milion eurosh

8 Qershor 2017, 16:32Sport TEMA

Interi pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër gjatë merkatos së kësaj vere.

Pronarët e klubit zikaltër i kanë premtuar trajnerit të ri, Luciano Spallettit transferime të rëndësishme, por edhe disa largime.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, kompania Suning është gati të akordojë një fond prej 110 milionë eurosh për të bërë blerje të reja.

Por, kësaj shifre do t’i shtohet edhe paratë e fituara nga shitja e pesë lojtarëve, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Spallettit.

Lojtarët që pritet të largohen janë Jovetic, Ranocchia, Brozovic, Banega dhe Murillo, ndërsa në skuadër do të mbetet kroati Ivan Perisic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje