Blushi e fyeu mbrëmë, reagon Manastirliu: Ata që e njohin dhe tregojnë çudira për këtë burrë gojëlëshuar, paskan shumë të drejtë

9 Qershor 2017, 16:32Politika TEMA

Mbrëmë ish-deputeti socialiste Ben Blushi, i cili pasi u mërzit pse nuk u bë ministër krijoi një parti të tijën, ka përdorur një gjuhë të rëndë nga “të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit, ndaj një zonje, ish ministre.

Bëhet fjalë për zonjën Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Shëndetësisë dhe kandidate e PS në listat e Tiranës për zgjedhjet e 25 qershorit. Blushi, e etiketoi atë mbrëmë si “Ordinere”. Një gjuhë që nuk i shkon përshtat askujt ta përdorë ndaj një femre, por mesa duket ai ka mësuar shumë nga doktor Berisha.

Mbi këtë episod, ka reaguar sot edhe vetë Manastirliu, e cila shprehet se nuk ka asnjë njohje me Blushin. Ajo shton më pas se ato që Blushi thotë për shëndetësinë janë shumë qesharake dhe për një njeri pa shkollë, jo më për një deputet.

Ja reagimi i plotë i Manastirliut në Facebook:

Dëgjova që z. Blushi më ka përgojuar dje në një ekran televiziv, duke përdorur fjalë rruge ndaj meje.

Jam e çuditur se nuk e njoh dhe nuk më njeh. Po me sa duket ata që e njohin dhe tregojnë çudira për këtë burrë gojëlëshuar, paskan shumë të drejtë.

Sidoqoftë i them z. Blushi se ajo që kam dëgjuar prej tij për shëndetësinë, është shumë qesharake dhe për një njeri pa shkollë, jo më për një deputet.

Do ta vendosin qytetarët e Tiranës nëse do ketë më vend në Parlament, për këtë zotëri që shan gratë si burrë i dehur!

Por nëse do ketë aq shumë njerëz që do gënjehen prej përrallave të tij, me shumë kënaqësi do t’ia tregoj nga foltorja e Parlamentit të ri se pse ai nuk ka asnjë bazë dijesh, për të folur për ato që merr përsipër të flasë.

3 komente në “Blushi e fyeu mbrëmë, reagon Manastirliu: Ata që e njohin dhe tregojnë çudira për këtë burrë gojëlëshuar, paskan shumë të drejtë”

  1. Kastrioti says:

    Zonje e nderuar mos u merr me kete legen. Perqendrohu ne fushaten tende. Pune dhe vetem pune. Ai legeni nuk di se cfare eshte puna. Meqenese eshte deficent ndaj gruas se tij…… ai e humbet toruan per te tjerat. Suksese moj femer e nderuar.Kastriot

  2. populli says:

    Pse duhet me te ardh keq

    blushi tha nje punonjese ordinere ( punonjese e zakonshme, pra nuk eshte sharje) u be ministre
    Ne se zonja ne fjale pretendeon se nuk eshte ezakonshme le te tregoje cfare gjeje te pazakonshme ka bere qe te meritoje nje vend ne kupolen e shendetesise

  3. spartaku says:

    Epo dhe ju! Pse harxhoni kohe dhe benzin kot me kete palo burr me emrin Ben Blushi.Atij i kane fluturua trut ne maj te flokeve dhe nuk di çfare flete.Ai me shume flet nga bytha,se mendja e ka lene.Ai ka kaluar ne depresion nga frika se ndoshta elektorati nuk ja fershellen fare.Lereni budallajin ne hallin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje