Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë për Gjirokastrën Tritan Shehu, ndjehet tepër optimist krah kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule.
Ata kaë zhvilluar një takim dhe pasi kanë dalë janë shprehur mjaft entuziastë në përmbushjen e objektivit për fitoren e opozitës shqiptare në Qarkun e Gjirokastrës.
“Takimi me Vangjel Dulen, ka qenë i rëndësishëm në procesin e koordinimit të veprimtarisë së përbashkët teknike dhe në terren mes PD dhe PBDNJ. Janë të gjitha mundësitë që koalicioni opozitar, të dalë forcë e parë në Qarkun e Gjirokastrës madje shtohen edhe premisat si koalicion fitues në rang kombëtar,” është shprehur Shehu.
Ai ka falenderuar kreun e PBDNJ Vangjel Dule për bashkëpunimin e ngushtë me PD-në dhe ka garantuar se PD do të qeverisë së bashku me PBDNJ pas fitores së 25 qershorit.
Kujdes Tritan se po fluturon me preshin e Lushnjes. E shof qe te paska bere mire.