Administratori i LSI-së sulmon Tahirin: S’më tremb dot, do shkoj prap në fushatë pas orës 16:00

9 Qershor 2017, 14:29Politika TEMA

Administratori i Njësisë Bashkiake numër 2 në Tiranë, Elez Gjoza, ka reaguar pas akuzave në adresë të tij për regjistrime fiktive të 60 qytetarëve. Në një deklaratë për media, Elez Gjoza ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato qesharake.

“Akuza të pavërteta ndaj meje. Akuza për regjistrime fiktive nuk është e vërtetë. Edhe akuza e dytë po ashtu, për punë në këmbim të votës. Unë nuk kam tagrin ligjor për punësime në këmbim të votës. Edhe sekretaren e emëron kryetari i bashkisë. Edhe akuza e tretë për pjesëmarrje në fushatë është qesharake. Unë nuk bëj fushatë deri në orën 4 se jam në shërbim të qytetarëve, por pas kësaj orë do bëj fushatë”, tha Gjoza.

Sakaq, ai ka hedhur akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Dhe thotë se akuzat ndaj tij janë për shkak të raporteve jo të mira me ish-ministrin Tahiri.

“Ministri i hashashit t’i lërë presionet ndaj meje. Nuk më tremb dot. Mbolli hashash edhe në bahçen e vet”, tha Gjoza.

3 komente në “Administratori i LSI-së sulmon Tahirin: S’më tremb dot, do shkoj prap në fushatë pas orës 16:00”

  1. pedro i ri says:

    Ik mbushu kelysh i Sales dhe Likes

  2. Shqiptari Ilirise says:

    Ajde idiot ajde!PS eshte e kenaqur qe del ti ne fushate.Kur te shohin ty, edhe ata qe trullosen nga mashtrimet e LSI-se u vjen mendja ne vend.
    Por ty mor hajdut doganash dhe fondesh publike te ka kapur paniku se ske ku ta fshehesh pasurine marramendese qe ke bere duke plackitur Shqiperine nen bekimin e Ethem Rukes se PS-se deri ne 2005 dhe Metes e Kryemadhit deri sot.

  3. beni says:

    Ti njihesh shume mire per pislleqet e tua je 100% i Korruptiar dhe shum HAJDUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje