Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt deklaroi se vëzhgimi i zgjedhjeve duhet të jetë i pavarur, i paanshëm dhe profesional.
Ambasadori tha në konferencën me temë “Vëzhgimi i numërimit të votave nga vëzhguesit vendorë” se vëzhguesit janë rojtarët e vërtetë që ndihmojnë në frenimin e mashtrimeve zgjedhore.
“OSBE-ja e mbështet fuqishëm pjesëmarrjen qytetare në proceset demokratike – vëzhgimi i zgjedhjeve është një prej shumë aspekteve të këtyre proceseve. Vëzhguesit zgjedhorë janë sytë dhe veshët e publikut në proceset zgjedhore, rojtarët e vërtetë që ndihmojnë në frenimin e mashtrimeve zgjedhore dhe në identifikimin e parregullsive të procesit dhe që me vlerësimin e tyre përfundimtar rezultojnë në fund të jenë zëri i qytetarëve. Por, për ta arritur këtë, vëzhgimi i zgjedhjeve duhet të jetë vërtet i pavarur, i paanshëm dhe profesional,” nënvizoi Bernd Borchardt.
boshard pasi morri nji pordh te hart harroi tonet me kanabis sepse rama e meta e ben pis.keshtu esht kur shet bythen.