Rrudhja e PD-së është e pazakontë, por përpos kësaj, kandidatët për deputetë të saj po bëjnë çmos që të organizohen si të munden në këto ditë të vështira.
I tillë është edhe rasti që po sjellim në foton e mëposhtme. Brenda oborrit të shkollës Albanian College, në pronesi të Astrit Velisë.
Mesa duket Astriti në pamundësi për të mbledhur elektorat, ka filluar të detyrojë studentët e shkollës së tij që të bëhen pjesë e mitingjeve.
Megjithatë, as në këtë rast nuk i janë përgjigjur thirrjes së tij, pasi siç shihet, pjesmarrja është fare modeste.