Presidenti i zgjedhur i Republikës, ish-kreu i LSI, Ilir Meta, ka filluar që në mëngjes aty ku i la, sulmet ndaj krerëve të dy partive më të mëdha në vend, Edi Rama i PS dhe Lulzim Basha i PD.
Gjatë një tryeze diskutimi në Durrës mbi promovimin dhe fuqizimin e të rinjve në Ballkan, Meta tha se sot kemi një elitë politike të zhytur në egoizëm dhe individualizëm.
“Sot kemi një elitë politike të zhytur në egoizëm dhe individualizëm, një elitë të vetëkënaqur. Të rinjtë duhet të jenë shumë vëmendshëm, që të jenë kundër arrogancës së pushtetit”, tha Meta
Meta thase të rinjtë fuqinë me të madhe kanë votën ndaj duhet ta përdorin atë që të mos jenë indiferentë karshi proceseve demokratizuese.
Në aktivitetin “Promovimi dhe fuqizimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor”, Meta theksoi se të rinjtë duhet të jenë modeli i kundërti i arrogancës dhe të japin shembull bashkëpunimi e tolerance.
Në aktivitetin e zhvilluar nga Grupi Socialdemokrat i Parlamentit Europian mori pjesë edhe Milva Ekonomi, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
“Besoj se të rinjtë në Parlament t’i japin tonin rinor Parlamentit sepse nuk është problemi për të promovuar të deputetët e rinj, por për të zgjidhur problemet e të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria.
Fuqia më e madhe që kanë të rinjtë është vota dhe nuk duhet të jenë indiferentë të proceseve demokratike. Të rinjtë duhet të jenë modeli i kundërt i arrogancës duke qenë shembull bashkëpunimi dhe tolerance.
Vendi është ende nën potencialet e tij reale për një zhvillim më të shpejtë e të qëndrueshëm”, tha Meta.