"LSI, njësoj si në 2009-n. Rrezikon të marrë vetëm 4.5% të votave"

9 Qershor 2017, 09:12Politika TEMA

LSI ka marrë pjesë në tre zgjedhje parlamentare. Në dy prej këtyre proceseve zgjedhore ka dalë si forcë e vetme dhe në njërën prej tyre në koalicion me Partinë Socialiste.

Analisti Eduard Zaloshnja analizoi në Top Story rezultatet e kësaj force politike në zgjedhjet e 2005, ato të 2009 dhe të 2013.

Në 2005, tha ai, me një kod tjetër zgjedhor, LSI hyri në zgjedhje dhe kishte një “marrëveshje në heshtje” me Berishën për të larguar Nanon.

Në fund të atij procesi, LSI mori 10.5 përqind të votave, ndërsa sa i takon 2009, Zaloshnja thotë se kjo forcë politike u reduktua.

“Me sistemin e ndryshuar në 2009, mori 4.5 përqind të votave dhe u rikthye sërish tek 10.5 përqindëshi në koalicion me Partinë Socialiste në vitin 2013. Kjo tregon se kur LSI ka një aleancë të hapur, ose të fshehur me një nga partitë e mëdha, kap 10.5 përqind dhe kur dy partitë e mëdha kanë një marrëveshje për të rrudhur LSI-në, kanë arritur ta çojnë deri në 4.5 përqind”, thotë ai.

Duke e krahasuar me tre rastet e mëparshme, Zaloshnja për 25 qershorin sheh më shumë përsëritjen e skenarit të 2009 për LSI-në.

“Është situatë e ngjashme me 2009. I vetmi faktor ndryshe në këto zgjedhje është faktori PDIU”, tha ai.

6 komente në ““LSI, njësoj si në 2009-n. Rrezikon të marrë vetëm 4.5% të votave””

  1. Ylli says:

    Nuk jan pak si shume 4′.5%

  2. hajdut says:

    Kjo parti drejtohet nga Ilir Meta, nje nder njerzit me te felliquer (krye hajduti) te kombit, e nuk duhet te marres as 0.01% te votave. Vota nje nga mjetet e rendesishme per te ndeshkuar e frenuar korrupsionin.

  3. Visari says:

    pa u shkatrrua LSI nuk ka demokraci ,nuk ka venting ,nuk ka tw ardhme.Kujdes popull,njiheni me mire Ilir Metwn ju qe akoma nuk e keni njohur

  4. astrit says:

    Cfare thua more z. Zaloshnja. Like floriri ka thene se LSI o del force e pare, o rashe e vdiqa.

  5. spartaku says:

    Edhe mua me duken shume 4.5% per LSI-ne.Uljen drastike kesaj partie ja bene Ilir Meta,si njeri i ndyre,dredharak,qe punon nen rrogoz,dhe shume i pabese.Atij i duhet dhene nje mesim i mire kete radhe,duke çuar ne funde te listes se perqindjeve.Ai maskara,shperdoroi besimin e Edi Rames.Kryeministri i shkonte disa here ne zyre Metes me zemer te paster per probleme te rendesishme,kurse Meta si denigrues,qeshte me te.Meta nuk e meriton as per president,por hajt mo vari ……se ashtu i do mushka drute.

  6. Dulla says:

    Si ka mundesi qe nuk jeni ne gjendje te dalloni maskarallekun e Rames more njerez?Me arroganti,me mosmirenjohesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje