Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, është shprehur se PD dhe PS do të bashkëqeverisin bashkë.
“Çadra paska qenë vetme për të bërë të mundur që të bashkëqeverisin PD –PS.
Lulzim Basha është i vetmi njeri që nuk rri dot pa pushtet.
E vetmja ofertë që ka ai është për të zëvendësuar LSI. Gara po bëhet mes PD dhe LSI.
Basha u thotë fermerëve që do të takojë Donald Trump, pasi ai do të bëhet ministër i Jashtëm i Ramës dhe do ta takojë Trump.
Këta tre parti kanë bërë vetëm një pak dhe ai është pakti kundër popullit”, tha Blushin.
Ben Blushi sulmoi Edi Ramën duke e quajtur të paaftë si kryeministër në zgjedhjet që ka bërë.
Duke deklaruar se PD dhe PS kanë qeverisur për 12 vite dhe pushtetin ja kanë dhënë të pasurve, kreu i LIBRA-s shkoi edhe më tej, duke sulmuar dy nga ministret e qeverisë “Rama”.
“Në parlament janë shumë atipikë politikanët.
Kandidatët e LIBRA-s nuk merren as me mbjellje kanabisi, as kontrabandë ilaçesh.
PD-PS kanë qeverisur 12 vite rresht.
Pushtetin ja kanë lënë të pasurve.
Shqipëria ka mbetur peng i 300 njerëzve.
Rama nënpunësen ordinere të Bashkisë së Tiranës, e bëri ministre Shëndetësie.
Po Lindita Nikolla kush është?
Njeri që shiste certifikata me lekë.
Kush ishin këta? Nuk punohet me këta, janë mediokër”, deklaroi Blushi në emisionin “Të paekspozuarit”.
Mos Ben , te paska zene vendin me te padrejte.
Dmth Basha do te behet “minister i jashtem i bujqesise”