Lulzim Basha dhe Ilir Meta kane sulmuar ne te njejten dite ne nje diference te vogel kohore, kryetarin e PS-se Tirane Saimir Tahiri.
E nisi Lulzim Basha ne nje miting ne Kombinat, zona qe e ka nxjerre deputetin Tahirin dhe me pas Meta e vijoi ne ‘Opinion’ ne TV Klan.
Gjuha e sulmit ishte e njejte.
“Ja ku jemi në Kombinat, të mbajtur përdhunshëm nën hijen e një trafikanti që u bë ministër i Brendshëm, i një njeriu që nuk kishte asnjë lidhje me rendin dhe sigurinë, e mashës së Edi Ramës që e shndërroi Ministrinë e Brendshme dhe institucionet me më shumë kriminelë se sa burgjet e vendit dhe e mbushi vendin me drogë. Saimir Tahiri është emblema e dështimit dhe kriminalizimit total të Shqipërisë, e vetmja arritje e Edi Ramës dhe koalicionit të dështuar në këto katër vite“, tha Basha ne Kombinat.
Ilir Meta e konsideroi periudhen e drejtimit te MPB nga Tahiri si me te erreten ne histori. Dhe kete e artikuloi sot per here te pare.
Ndersa ne janar 2017, pikerisht nga Berati, i konsideruar bastion i LSI, nje deputet i kesaj force, Spartak Braho vleresonte me nota maksimale punen e Policise nen drejtimin e Tahirit.
E paqarte mbetet perse sulmi ndaj Tahirit eshte koordinuar ne nje dite nga PD e LSI..
Por duke qene se Tirana, tashme ka 34 mandate, nje qark i drejtuar politikisht nga Saimir Tahiri per socialistet, eshte nje nder percaktuesit per te arritur numrin e ‘arte’ ne 25 Qershor, 71 mandate.
ke te drejte se zbuloi ate Balilin tend
E ardhmja e.mireqenies dhe sigurise some eshte P.S.me Edi Ramen .nje grup emigrantesh.nga Genova Italia