Të lumtë Erion Veliaj!

9 Qershor 2017, 09:17Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Nuk u nisa të bëj një reportazh mirëfilli mbi sheshin “Skënderbej”. Kalova rastësisht atypari dhe duke përfituar nga një hapësirë që ishte krijuar në këto orë të fundit të inaugurimit të tij, u futa disi vjedhurazi sa për të shuar kureshtjen mbi atë çfarë ishte bërë aty. Kisha parë e dëgjuar lloj- lloj opinionesh, sidomos në rrjetet sociale, për atë shesh dhe doja të bëja një ballafaqim të drejtpërdrejtë të asaj që thuhej, me atë që prekej me këmbë e shihej me sy. Perceptimi im për sheshin qendror të kryeqytetit shqiptar, mbetej ende ai i formës që i dha Lulzim Basha, një prej shëmtive më të pashoqe në llojin e vet, për të cilën më vinte turp sa herë shikoja grupe turistësh të huaj që e përshkonin. Sheshi i Bashës ishte një shesh pa përmbajtje, pa frymëzim, përveçse një rrethrrotullim që shpërndante makinat në 5 drejtime të ndryshme e në po aq të tilla edhe të njerëzve. Ai ishte një shesh (shesh i thënçin) që të vinte turp të bëje një fotografi, sepse edhe simbolin e saj, monumentin e Skënderbeut, e kishin vënë në mes të një lëndine me bar që kur ishte kohë me shi turisti e kishte të pamundur të shkonte aty për shkak të baltës që e shoqëronte.

Gjithsesi, nuk kam ndërmend të bëj krahasime, prandaj po vijoj me ndjesitë që të ofronte sheshi i ri. Sapo hyje në sheshin tashmë të transformuar, të shfaqej përpara syve një hapësirë e pafundme, deri në pabesueshmëri që sheshi është aq gjigant. Më pëlqeu që u futa para inaugurimit sepse mes një grushti punëtorësh, që po i jepnin dorën e fundit, kishe shumë herë më tepër mundësi ta shijoje i pa shqetësuar tej e përtej, pa ta prishur intimitetin pjesëmarrjet masive me ato lëvizjet e zhurmshme andej këndej që s’të lënë të përqendrohesh. Atë përvojë të “keqe” e kisha hasur kur u inaugurua Pazari i Ri të cilin në fakt më shumë e shijova të nesërmen kur hapësira ishte në normalitet njerëzish. Ndjesia kur ai shesh është bosh dhe ti ndodhesh i vetëm aty, është e jashtëzakonshme.

Sheshi është ndërtuar në formë piramidale, besoj unik në llojin e vet, por që në asnjë moment nuk e ndjeje në ecje se ngjisje një të përpjetë. Atë u kuptoje teksa shihje që sa më shumë i afroheshe kulmit, aq më shumë të shfaqeshin në horizont fundoret e institucioneve përreth. Shkallët deri diku të “fshehura” nisnin e bëheshin të dukshme. Tek shkallaret nuk dua të lë pa përmendur se më mbresuan ato të Muzeut Historik që ishin punuar mjeshtërisht dhe nga larg i jepnin më shumë madhështi atij institucioni.

Fatmirësisht hyrja në shesh më qëlloi në kulmin e drekës, pra të vapës, dhe kisha kërshëri të shihja se si do përcëllohesha e shkrumbohesha prej të nxehtit që rrjetet sociale më kishin shti në mendje. Asfare, po asfare po u them, nuk ndikonin ato pllaka në rritjen e nxehtësisë. Dhe për ta provuar zgjodha një vend të thatë me qëllim që prania e ujit të shatërvanëve të mos më ndikonte në opinion. Mund të them me bindje të plotë që ato pllaka nuk transmetonin kurrfarë nxehtësie nga poshtë – lartë, bile në krahasim me klimën që ofronte asfalti në unazën aty pranë, duhet thënë se qëndrimi në shesh ishte shumë herë më i freskët.

Në vijim të “inspektimit” tim për të ballafaquar të “vërtetat” e gënjeshtërta, u përpoqa të fërkoj këpucët në disa pjesë të sheshit, për të parë nëse rrëshqisja apo jo. E bërë këtë provë në të thatë e në të njomë dhe në asnjërën prej tyre jo vetëm që këpuca nuk më rrëshqiti, por ngjitej njësh me pllakën sikur të kishte frena. Edhe kjo legjendë rezultoi gënjeshtër.

Vijova më tej të gjeja pllaka të thyera, ashtu siç edhe këto i kisha parë në rrjetet sociale. Në fakt gjeta plot të tilla. Por, ato pllaka që unë pashë nuk ishin të thyera, por për veçantinë e tyre kishin damarë, të cilat, kur i shihje në fotografi, të krijonin iluzionin optik sikur ishin të thyera.

Puna ende vijonte aty dhe unë nuk po zgjatem më tej. Më mjaftoi ajo që pashë për të hedhur poshtë gjithë shpirtligësinë që mbillet në rrjetet sociale nga ata që i shohin veprat publike nëpërmjet fotografive, bile më keq, nëpërmjet fantazive. Për atë shesh ka shumë gjëra për t’u shkruar, sepse në çdo cep të tij do gjesh diçka të veçantë dhe të pa ngjashme me pjesën tjetër. Unë thjesht doja të hiqja vetëm merakun mbi ato tri katër problematika që rrjetet sociale i kishin hiperbolizuar. Personalisht jam i lumtur që besimi që na ofroi kryetari i Bashkisë së Tiranës se ai do të jetë një shesh i të gjithë shqiptarëve me të cilin do krenohemi, rezultoi i vërtetë. Për këtë meriton t’i thuhet: Të lumtë Erion Veliaj! Dhe nëpërmjet tij, edhe projektuesve dhe zbatuesve për punën titanike që realizuan në kohë rekord. Data 10 qershor do t’ua vërtetojë edhe ju…

45 komente në “Të lumtë Erion Veliaj!”

  1. Messerschmidt says:

    Rracdhjeri ketro lavderon racdhjerin veliaj per shkatrrimin e trashgimise kulturore Shqiptare!

    1. Dyrrahu says:

      O Messerschmidt,
      qenke nje bastard, qenke nje kodosh, qenke nje fytyre e nxire si korbi, qenke nje palaqo, qenke nje pjelle e palare qe nga lindja dhe qenke nje majmun agresiv.
      Ne vend qe kryebashkiakun e Tiranes ta urosh per punen dhe perkushtimin ti shprehesh ne menyren me te paskrupullt!
      Nuk ke faj ti, fajet i ka bastardi kryesor me veglen e tij, pra fajet i ka Saliu me Lulin qe te kane mesuer te nxjerresh fjale rrugaci nga goje e palare.

      1. Kujtimi says:

        Bravo Velia
        Votoni ata qe bejne pune
        Meserschamit ti je dritshkurter je ne CADREN E KRIMIT
        DURAHU BRAVO

        1. Redi says:

          Idiot, me 6 fishin e parave ,do behet tre here me e bukur

    2. kapedani says:

      Shko ore kok bole,dhe ti çfare rrace je ,apo harixhi gjermanie.Debil i frustruar,pa na thuaj çfare trashgimnie kulturore prishi ky shesh.

    3. mikel says:

      po erioni u shkly tu punu ngeli gjith diten rrugve te tirones mor klysh qeni qe ske respekt per punen e tjetrit ne vend qe ta inkurarojme se eshte i ri dhe mund te japi akoma shume ti don me i pre komot ,pse mor zagar e bon kte ,ne kemi nevoje per njers qe bojne pune ne aspektin material kurse ti preferon ne aspektin gojor ,eshte e qarte qe je nje prostitut nuk te pelqen puna e ndershme dhe e lodhshme ,por ajo me komet perpjete dhe majo me goje

      1. I qeti says:

        te lumte.Iu pergjigje tamam.Ka akoma debila qe nuk vlersojne gjithe ate pune kolosale qe eshteb bere.

    4. spartaku says:

      Mesershmid! Qenke hajvan,nga ata me vesh te gjat.Me sa duket te vrete syte bukuria.Pis njri.

    5. Artur says:

      @Messerschidt,
      Nese ti quan trashegimi kulturore “pampersin” e Bashes ahere une jam dakord me komentin tend. Extremely Brainwashed.

    6. Bashkim kuka says:

      ha mut o gjermono,se s do jete me ne fome linesi sic e vuri dashuria jote Lul Basha

    7. XheJ eN Bi says:

      Messerschmidt…

      Nuk e di pse te shajne te gjithe komentuesit.
      Mua me dukesh shume simpatik.Pervec se ke nje difekti fare,fare te vogel .
      Difekti eshte se ke pak veshet te gjate, e keqja eshte se ecen me kater kembe ,ke dhe nje bisht.
      Njerzit perfitojne nga kjo dhe zakonisht ne dasma te duan per te mbushur uje.
      Vetem nje gje me habit,si mesove te shkruash ?

  2. Populli says:

    I dhier je ti o Messerschmidt o ndyrësirë që ti ka zënë sytë m…

  3. N.VJOSA says:

    Une qe po ju shkruaj, kam 27 vjet ne Austri, e dua Vjenen, nje nga Kryeqytetet me te bukura te Europes…
    Por kur shoh Tiranen tone te privilegjuar nga Natyra, 26 km afer Detit dhe 6 km afer Dajtit, kur shoh nje Shesh kaq te bukur dhe te veçante, krahasuar dhe me me te veçantit e Botes, them me bindje se Tirana, Metropoli yne, do te jete nje nga me te bukurit e Ballkanit!.
    Duajeni dhe perkraheni
    URAGANIN
    Lali ERI…. se do ta beje edhe me te bukur Zemren e Shqiperisë!…

  4. Liri says:

    Vazhdo Erjo. Te lumte Veliaj. Gjithe Tirana do vij te Shtunen.

  5. Asus says:

    Njerez, hapni syte e mendjen se ju ka mbet pislliku ne goje. Mos e shani kot Erjonin. AI punon dhe bravo I qofte. Sheshi eshte nje nga punet e mira qe po ben. Bravo Erjon, Bravo qe po ndryshon Tiranen, se dembel e genjeshtare kemi pare plot.

  6. Peco says:

    Zoti Ketro, vinte era mut ne shesh? Jo? S’eshte gje, po nuk erdhi era mut, nuk eshte vertete gje. Kjo tregon shkoqur, se nuk eshte ruajtur tradita…

  7. toni says:

    une nuk kam patur dyshimin me te vogel qe Erioni do bente nje gje shume te bukur me kete shesh sic ka bere dhe me pjese te tjera te Tiranes. A e dini pse? Sepse ai me te vertet e do kete qytet dhe punen e ben me perkushtim dhe jo me hile! Bravo Erion dhe te lutem mos u ndal. Ke pjesen me te madhe te Shqiperise mbas vetes!

    1. Dyrrahu says:

      Alban, une nuk jam servil, ne asnje menyre nuk jam servil.
      Pse une te servilohem kur s’kam gje te perbashket me kryebashkiakun e Tiranes? Une jetoj ne Prishtine dhe shkruajta per Tiranen, shkruajta sepse e kam krijuar bindjen se Erioni ka qene, eshte, mbase edhe do te jete gjithmone i perkushtuar per te miren e qytetareve.
      Ju qe politikisht jeni te ngarkuar, ju qe politikisht jeni te helmuar nuk shihni me large sesa trupi i Sali Berishes! Edhe ju pas vdekjes se Saliut do te thirreni ne emrin e tij sikur ketu, ata qe nuk bene gje per clirimin e Kosoves, po thirren ne emer te ibrahim Rugoves edhe pas 12 viteve te vdekjes se tij!

      1. Martin says:

        More Dyrrahu, kur je nga Prishtina pse e quan veten ‘Dyrrah’, apo nuk e di qe bie ne Shqiperi? Per me teper, mos u merr me komentuesit e tjere por me artikullin e kesaj gazete. Shqiptaret e Shqiperise jane shume te politizuar, shohin vetem bardhe e zi…si disa gjitare te tjere…

        1. Dyrrahu says:

          Mrtin, nofka ime duhet qe te gezoje e jo te pengoje.
          Si nuk e di ku eshte Dyrrahu ose ku eshte Durresi?!!
          Desha t’i tregoj Albanit qe nuk jam servil, prandaj tregova qe jam nga Prishtina.
          Mos te pengoje ty qe jam nga Prishtina dhe quhem Dyrrah sepse per mua te gjithe jemi nga Shqiperia, por, mjerisht, te ndare.

  8. Kellira says:

    NJe pyetje kisha per katunaret e porsaardhur ne Tirane dhe te ngazellyer me kodren Skenderbej:
    Pse Rruga e Durresit eshte aty ku eshte dhe jo 5 metra me majtas apo 5 metra me djathtas?!

    S’keni pergjigje se perndryshe nuk do quheshit katunare.

    Ai italjoni qe ishte me siguri budall, aksin e rruges se Durresit e vendosi aty ku eshte objekti simbolik i kryeqytetit, aty ku “fillon” historia: Xhamia dhe SAHATI.
    lali Eri, qe ju ben per te dhjere nga qejfi se bashku me ate “cunin e Tirones” i futen nje pyll ne menyre qe kur te vini nga katunet mos shihni Sahatin por pyllin. Edhe monumenti i Enver Hoxhes e respektoi kete detaj po lali nuk pyt.
    I ka fut edhe nje pyll tjeter perpara nje nga simboleve tashme te konfirmuara te kryeqytetit, Mozaikut te Muzeut Kombetar. Se per lidhjen e ketij sheshi me objektet e qendres historike te Tiranes veshtire se mund te gjehet lidhje.
    E shume detaje te tjera por ju merruni me pllakat dhe shatervanet. Vecse kur te shkoni ne kodren Skenderbej mos harroni te merrni me vete syzet e saldatorit se me ate bardhesi, ne Mesdhe, ku ka 300 dite me diell ne vit, nuk rezistojne as arabet e shkretetirave jo me ju te zbritur nga katunet.

    1. ??? says:

      Po ti do me pa rrugen e Durrsit kur shkon me u fal ne xhami? Ik o daku mos na ca shume trapin duke u heq si Tirons.

  9. azi says:

    Te lumte Erjon Velia,BRRRRRAAAAAVVVOOOO,

  10. toni says:

    Cfare qorri ose xhelozi !! Sa per informacion dhe qartesi mendimi, une jetoj jashte dhe skam lidhje as me politiken e as me llogjet e kafeneve qe ju atje ne ate vend I qani. Une vleresoj punen dhe te bukuren dhe nuk du tja dij I kujt partie eshte ky apo ajo..Mos na ngaterroni me veten tuaj pastaj qe jeni mjeshtra te servilizmit sepse shkruani nje mesazh e pastaj e fotografoni qe tja tregoni shefit me vone. Ne ketej votojme me poste, dicka qe fatkeqesisht as nuk konceptohet ne Shqiperine tone. E pra, prandaj jemi shume larg ne te menduar mor Alban!

  11. Messerschmidt says:

    Racedhjeret jane hedhur ne sulm … po i soset uji i gamileve prandaj!

    1. Dejvis kuka says:

      o kok palar shko ha mut andej nga vjen

  12. artan says:

    Nje nga keta shpirtligj qe permedni ju z. Ketro eshte edhe Astrit Patozi, te cilin mbasi Basha e la mbrapa liste, eshte kthyer ne zagar rrugesh duke share sheshin dhe kryebashkiakun Veliaj.

  13. titi says:

    Bravo Lali Erit qe respekton dhe ve ne jete projektin artistik dhe architektonik te Edi Rames, vizionarit te shquar shqiptar, i cili para me shume se 5 vjetesh organizoi konkursin per sheshin Skenderbej dhe vendosi bashke me komisionin per kete projekt. U qerofshin dhe u thafshin ne kocke ate qe vazhdojne te shajne se po nuk pertypin dot, ate cka po behet me Tiranen dhe gjithe Shqiperine nen drejtimin e Edi Rames.

  14. Davidi says:

    Po verifikimin nese 2010 m3 uje te shatrivaneve i ka dhe do ti kete me uje te pijshem e bere?

  15. luis says:

    Popull kot Servil….

  16. bardhe says:

    Shqiperise i ka ardhur e keqja gjithmone nga brenda, nga te sajte, si mavrite e mesiperme qe vetem dine te ndjellin zi!

  17. edi says:

    Davidi! Une ne vendin tend do pyesja: ku i ka cuar leket Lulzim Basha per 4 vite ku nuk levizi as edhe nje gur per te ndryshuar Tiranen??? Mos harro qe ”linesi” ne qender te Tiranes , ishte shkaterrimi i ketij projekti madhor qe e vuri ne zbatim Veliaj… per ju injorantet e Saliut dhe Tironcit 24 karat: jeni per te ardhur keq, pra per meshire….. po pse ore njerez pa dinjitet jemi servil? Apo se pelqejme te bukuren dhe ju jeni akoma me shpate ne dore per te marre ato qe ju rrethuan me tabelat ”tok e xanum”?? Mos e hidheroni shpirtin me injorance, por kenaqeni me ate qe nuk moret per 27 vjet… nje BRAVO per z. Veliaj.

  18. i larguari says:

    Sikur secili politikan apo i zgjedhur ne Shqiperi te kishin bere dhe te benin 50% te punes qe ka bere Erioni ne Tirane, Shqiperia do te ishte 10 here me afer Europes qe enderroni aq shume! Respektojeni njeriun qe punon ore shqiptare te papune!

  19. ALBAN DEGA says:

    ERION VELIAJ ESHTE NJE SHEKULL PARA …

    Me kujton dy simbole te largepamesise se gjenive boterore.
    I pari Napoleon Bonapartin… Nje prej akuzave ndaj tij ishin shpenzimet e teperta per Shen Elizene.
    ” Do te vije koha qe do me beni nje monument per keto shpenzime. Kafsha sheh cfare ka sot ne grazhd. Njeriu ka per detyre te mendoje per te pakten dy shekuj perpara … !”
    Koha i dhe plotesisht te drejte !
    Me shume fitime i ka sjelle Parisit dhe Frances Shen Elizeja, Harku i Triumfit, Luvri…. me turistet e huaj dhe vendas se sa cdo korporate franceze.
    I dyti, Ura Xhorxh Uashington qe lidh Nju Jorkun me Nju Xhersin u konsiderua teper e shtrenje dhe ekstravagante per kohen qe u ndertua. U shkua deri aty sa te behej padi ndaj arkitektit te saj gjerman dhe miratuesve te projektit te saj.
    ” Nuk do te jete e larget dita kur do akuzohem se projekti I’m ka qene shume doreshternguar dhe miop” deklaron arkitekti i famshem…
    Koha u ngriti dhe do tu ngreje monumente gjithnje gjenive qe Jane te pakten nje shekull para shoqerise.
    Gjenite jane lokomotiva perparimi e begatie per njerezimin!
    Nese kini dyshim shikoni Apple dhe Iphonin e Steve Jobsit te pavdekshem apo Microsoftin e Bill Gejtsit, Samsungun apo Google…
    Teknologjia sot plaket cdo vit, cdo muaj, cdo ore, cdo minute, cdo sekonde…
    Ndersa gjenite qe nga Arkimedi e Pitagora, Njutoni e Ajnshtajni e Gejtsi, Jobsi ….. mbeten gjithnje te rinj edhe kur nuk jane me fizikisht !
    Veprat e medha ne sherbim te njerezimit mbeten te gjalla e u japin pavdekesi autoreve te tyre…
    Te zakonshmit jane nje nder 7. 6 miliarde banoret e Botes. One of the same, nje nder te njejtit soj, sic thone amerikanet !
    ERION Veliaj eshte nje nder te paktit midis politikaneve shqiptare qe flet me pune, me vepra, me sherbime ndaj popullit te vet qe i ka besuar drejtimin e kryeqytetit…
    Jo vetem ai … Mos valle rastesisht dhe per bamiresi iu dha titulli ” Kryebashkiaku me i mire ne Bote ” Edi Rames!?
    I vetmi Rekord Boteror i nje politikani shqiptar deri me sot !
    Sigurisht qe jo! Ne bashkepunim e krah per krah, jo shpate me shpate, me ish- Kryeministrin Ilir Meta e kthyen Tiranes nga nje nevojtore masive e bidonvile me ngjyrat gri te bunkereve te realsocit e kthyen ate ne nje metropolitana evropian !
    Ka edhe me ….

  20. Alban Dega says:

    HALLALL GJIRI I NENES
    O CUN I TIRANES !

  21. manushaqja says:

    Kur shofim punen tende ,perkushtimin tend ne qe jetojme jashte Atdheut tone krenohemi dhe kemi shume shpresa se ai vend do behet nga njerz te tille puntore e me vizion dhe jo nga mashtuesat e konsumuar!
    Faleminderit Erion Veliaj!
    Vazhdo me pasion e perkushtim sic di ti!

  22. dranja says:

    Kur shofim punen tende ,perkushtimin tend ne qe jetojme jashte Atdheut tone krenohemi dhe kemi shume shpresa se ai vend do behet nga njerz te tille puntore e me vizion dhe jo nga mashtuesat e konsumuar!
    Faleminderit Erion Veliaj!
    Vazhdo me pasion e perkushtim sic di ti!

  23. enter"" says:

    Shikoj nje minoritet injorantesh qe akoma kane nostalgji per sheshin e kioskave, te jashteqitjeve, te mishit te qenve e te maceve.

    yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy njerez shpirzinj

    1. lloqelloqe says:

      puna dhe volumi jane kolosal per tiranen dhe shqiperine ne kete kuptim fjale te mira, ndersa estetikisht eshte nje katastrofe qe nuk respekton ansambiln historik te godinave, etj etj etj.
      Problemi jane pushtetaret shqiptare te cilet kane ego prejinjoranti dhe nderhyne me shijet e tyre personale ne projektet publike. Bejne edhe konceptuesin edhe artistin edhe arkitektin edhe dizenjatorin, edhe vendimarresin edhe aprovuesin edhe kritikun edhe zbatuesin.
      Dhe del sheshi me parate e popullit simbas shijeve te ngushta personale te 3 njerezve.

  24. Egnatia says:

    Bravo lali Eri, bravo pa fund. Jemi krenare me ty qe po e ben Tiranen aq te bukur e aq me teper sheshin e saj kryesor Sheshi i gjithe shqiptareve. U shtofshin sa me shume njerez qe e duan punen si puna jote e ta bejne Shqiperine nje nga perlat me te bukura te Ballkanit e me gjere. Te prifte e mbara o trim e gjera me te bukura befsh per gjithe qytetaret e Tiranes e me gjere. Mezi pres te vij ta shoh vete kur te vije me pushime ne atdheun tone te dashur. We are proud of you Erjon Veliaj.

  25. SHBA says:

    Lali Eri , me TY, jan krenar jo vetem qytetaret e Tiranes, por gjith SHqiperis, por mos haro se keti gezimi e mirnjohje i bashkohen edhe mbi 1. 5 milon qytetar qe punojn e jetjne jasht Atdheut. Qofsh i nderuar dhe i gezuar, personalisht dhe familjarisht zoti Erjon Velia. Me shum se ju flasin veprat tuaja qe per dy vite ne detyre, kini ber aq shum pune, sa i kaloni kater vite e me shum. SHpresojm ne nje fitore tjeter me 25 Qershor, te PS dhe kryeministrit Rama per te ber mrekullira te tjera edhe me te medha e te bukura, per ta bere kryqytetin tone te dashur Tiranen, mertopolin me te bukur ne Ballkan e me gjere.

  26. VK says:

    Bravo k…..ari Eri. Qenkan mbledhur gjithe topet e bashkise se Tiranes, per ti bere elozhe shitesit te fiqve. Njerez koti. Tirana nuk ka uje, e keta na cajne trapin per dy pllaka, te cilat u shtruan nxitimthi per fushaten elektorale. Njerez servil, te ligj e miop te cilet nuk shikojne me teper se militantizmi t yre.

  27. una says:

    E c’rendesi ka nje shesh? Asnje rendesi! Kur leku buron nga populli e shperdorohet nga qeveria, mund te ndertohen sic jane ndertuar qindra sheshe. Sapo largohesh pak nga sheshet e nga qendrat e rilindjes urbane te qyteteve fillon “mesjeta”. Fillojne godinat e pasuavatuara, rruget e prishura, pluhuri i ndertimeve pa fund e pa vend. Pse duhen ne qender te qytetit parqe e lulishte? Per t’u prishur mendjen vizitoreve e t’u krijohet iluzioni qe ketu ka vec parqe e lulishte, kur te tilla ka shume pak. Qendra e Tiranes, ashtu e thjeshte sic ishte, kishte gjithe ate terheqje, ishte ne unison me tere pamjen e qytetit. Nje qytet pa tradite dhe pa histori nuk ke si e ofron si qender kulturore me nje shesh ne qender qe i ka kushtuar shume shtrenjte ketij populli te varfer e te shfytezuar. Ndertimi i sheshit si dhe shume ndertime te tjera ka pasur si qellim kryesor pasurimin e projektuesve (jo ndertuesve te thjeshte). Sheshi te kujton nje thenie nga romani i Q. Buxhelit: “Bujqve u mungonin shume gjera, por mbi te gjitha u mungonte nje dite feste…” Edhe tiransave u mungojne shume gjera, por mbi te gjitha u mungonte nje shesh disa milionesh. Per cmimin e ti astronomik sheshi nuk eshte asgje.

  28. Poku says:

    Me vjen keq qe akoma ne shqipetaret vazhdojme ti politizojme te gjitha gjerat.qe injoranca nuk ka brire kete e dime te gjithe po te politizosh dhe nje pune publike sot qe te gjithe shqiptaret kane pare neper europe sheshe te ndryshme kjo me te vertete eshte e ulet.kur shikojme nje kryebashkiak qe punon ne vent tia bejme punen me te lehte apo ti japim nje mendim ia bejme me te veshtire me idiotizmat qe shkruajne .gjithkush ka te drejte te japi mendimin e tij i mire apo i keq por jo ta beje me bindje partiake po me bindje profesonionale duke e vlersuar qe nga kostua e deri te estetika.nuk ka kurre gjera perfekte gjithmone ka vente per permirsime se dhe koha evolon.por kur shikojme njeres puntore duhet ti mbeshtetim te ecin perpara dhe te bejne akoma me shume per qytetaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje