Regjistroi 70 banorë fiktivë në shtëpinë e tij dhe premtoi vende pune në këmbim të votës, procedohet kryetari i Njësisë 2, përfaqësues i LSI

9 Qershor 2017, 10:46Politika TEMA
Regjistroi 70 banorë fiktivë në shtëpinë e tij dhe

Administratori i LSI-së në Tiranë, njëherazi dhe presidenti i Federatës së Peshëngritjes kallëzohet në Prokurori pasi ka regjistruar 70 persona ne mënyre fiktive sikur ishin pjesë e banesës së tij.

Burime policore bëjnë me dije se seksioni i Hetimit të Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet proceduralë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit Elez Gjoza.

“Shtetasi Elez Gjoci., 58 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i Njësisë Bashkiake nr 2, nga informacionet e marra në rrugë operative, dyshohet se nga viti 2013 e në vijim, ka riregjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptar, të cilët janë riregjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të tij” njofton policia.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera, dyshohet se transferimi i gjendjeve civile të këtyre shtetasve dhe r regjistrimi i tyre pranë Njësisë Bashkiake nr 2, është kryer me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë në datë 25.06.2017.

“Ai u premtonte këtyre shtetasve vende pune në këmbim të votës. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit, po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve”- thotë policia.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal.

 

17 komente në “Regjistroi 70 banorë fiktivë në shtëpinë e tij dhe premtoi vende pune në këmbim të votës, procedohet kryetari i Njësisë 2, përfaqësues i LSI”

  1. Populli says:

    Në burg ndyrësirat

  2. shkumbini says:

    Ky eshte turpi i Njesise.
    Eshte person dallkauk, mashtrues ordiner, hajdut me cizme, injorant klasik.
    Pa arsim. Eshte ish roja e Metes.
    Njeri i paafte totalisht, nuk kupton as vendin e punes ku eshte dhe as pse eshte ne ate detyre.

  3. shqip says:

    Shume i trashe . Katunaro – malok qe i hyn Tiranes si Atila Romes . Keta te Shqupit gjithmone i kam konsideruar si nje e keqe relative me kohen . Po keta te Lsi ( lesh e lise ) , Jane gangrene qe gerryen edhe te keqen vete .

  4. capi dhia says:

    Mr. SHKUMBINi: You are alright, totaly. Ish shoferi i ishministrit arsimit Maqo Lakrorit, kuptohen te tjerat.

  5. LORA says:

    Ja tek doli edhe skema e “surprizave” qe premtoi krye lesh-e-listi ,per rezultatin e 25 qershorit.
    Kjo thagme e ketij elez gjozes duhet te jete per tere elez-et e tjere te i.metes.Surprizat e premtimit te tij jane vetem shkelje ligjore dhe abuzime skandaloze,per tjetersimin e vullnetit sovran.
    Autoritetet pergjegjese ne ligj duhet te bejne te pamunduren per elimimnimin paraprak te skemave antiligjore ,te cdo krahu politik.
    Vetem shenjterimi i paprekshmerise se vullnetit te njerzve eshte garancia me e forte e paqes dhe progresit te shpejte ne Shqiperine tone.

  6. Xen deledashi says:

    Në burg !

  7. LORA says:

    Ja tek doli edhe skema e “surprizave” qe premtoi krye lesh-e-listi ,per rezultatin e 25 qershorit.
    Kjo thagme e ketij elez gjozes duhet te jete per tere elez-et e tjere te i.metes.Surprizat e premtimit te tij jane vetem shkelje ligjore dhe abuzime skandaloze,per tjetersimin e vullnetit sovran.
    Autoritetet pergjegjese ne ligj duhet te bejne te pamunduren per elimimnimin paraprak te skemave antiligjore ,te cdo krahu politik.
    Vetem shenjterimi i paprekshmerise se vullnetit te njerzve eshte garancia me e forte e paqes dhe progresit te shpejte ne Shqiperine tone.Pas 27 vjetesh pluralizmi ky eshte nje objektiv legjitim dhe krejt i mundshem ,per t’u bere veper.

  8. sefedaja says:

    shkumbin nuk te heq asnje presje. bile pak ke thone. kur do na hiqen kto PLEHRA nga komet spo e morrim vesht.

  9. saliu says:

    Hajduti me cizme i Like floririt.

  10. pedro i ri says:

    Fund per katunaret e babzitur

  11. Bogonica says:

    Mos eshte ky ai Elezi , ish drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor?.Po te jete ky,do i dalin perhundesh ato qe ka ngrene atje.

  12. sali says:

    Kudo ku ka LSI kamashtrime ,korupsion,poshtersiLargimi I lsi nga sfera politike eshte domosdoshmeri per cdo shqiptar

  13. .......!!!!!? says:

    Epo kur u be elezi djali I xha bako komunistit ose me mire anetare I partise komuniste qe te vetmen gje qe dinte te bente ishte te ngrinte shtangat ,,ptu ajduti I like floririt ,, ta cojne ne thumane Ku ka vendlinjen ta sho sa I vlen lekura, ose me mire ne poloske (devoll) nga ka edhe origjinen te vere ndonje kotec me pula per Liken !!!!!!!!!

  14. Mersin says:

    Keshtu kerkon LSI dhe Ilir Meta te shtoje votat. Qe e para parti qe futi ne fushatat zgjedhore shit-blerjen e votes. Ortak me SB.

  15. Shelgura says:

    Më 2013 kam marë dy ceftikata një për vete një për gruan
    Gjeneralitete i shin të ndtysjmr dyshova
    Por nuk e bëra problem
    Unë e besoj akuzën
    Në sauk të vjetër l s i ka punësuar këto ditë njerës për vota

  16. Tarrasi says:

    Elez Gjoza eshte plera e plerave.Ne burg te shkoje sa me shpejte ky mbeturine i LSI:

  17. Julian says:

    Eshte nje hajdut ordiner, nje super pervers ne lidhje me femrat deri ne pedofili. Ne partine e tij ka bere kerdine me vajzat e reja. Ne vjedhje dhe maskaralleqe ne njesine 2 dhe me tutje, mban rekord. Kushedi se sa vetave i ka bere gropen ky maskara ordiner, ky hakdut plehre i doganave, ky gjarper plot ligesi. Kush i ben gropen tjetrit bie vete brenda Elez k..i!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje