Dua t’ju bëj me dije se sot kam nisur procedurën e padisë për shpifje për Ben Blushin.
Nuk do t’i ndahem këtij shpifaraku profesionist, derisa ai të marrë dënimin e merituar në gjykatë.
U bë e disata herë që njeriu më parazit që kam njohur në jetën time, më sulmon paturpësisht me gojën e tij të shthurur nga ligësia e mediokritetit.
Një karrierist i llastuar nga jeta, që tri herë u bë ministër dhe tri herë u largua nga detyra pa bërë asnjë punë, nuk mund të shitet sot si politikë e re, pas 20 vitesh në korridoret e pushtetit.
Një personazh i pangopur, që i kërkonte ministrave “mediokër” të Edi Ramës, favore.
Kur ky njeri e pa që nuk i’u hapën dyert për çudirat që kërkonte, me ngulmin e njeriut parimor, filloi sulmin e mllefit kundër Edi Ramës dhe ministrave “mediokër”.
Kam vendosur ta ndjek deri në fund në rrugë gjyqësore këtë njeri që sot e gjithë kohën do të mbahet mend në Ministrinë e Arsimit, si ministri i arrogancës dhe asgjësë.
Ky gojëlig që shantazhonte kolegët për të nxjerrë, siç e quan edhe vetë pa pikën e turpit, fitimet nga aksionet e veta politike, nuk mund të jetë destinacion për besimin e votuesve që nuk e njohin.
Ky njeri ka krijuar partinë e vogël fitimprurëse të radhës, duke premtuar Republikën e Re.
Ky farë burri, pa din e iman, meriton jo vetëm që të mos i jepet asnjë votë, por, gjithashtu, edhe dënim për shpifjet e tij për shkak të detyrës.
Demaskimi i këtij paraziti ekzemplar të jetës publike është një detyrim ndaj të gjithë atyre qytetarëve që njësoj si ne, kur nuk e njohin se çfarë marifetçiu i paskrupullt është, mund të bien pre e shpellës së errët të gojës së tij të ligë.
Jepi Nikolla, shpresoj qe ketij maskarai vete jeta nje dite t´i jape ate qe meriton!
Kot, sa per saktesi, per ata qe e perdorin shprehjen “Pa din dhe pa iman”. E themi “iman” per lehtesi shqiptimi, po ne fakt eshte: “imam”. E tere shprehja domethene” Pa zot, dhe pa imam = perfaqesuesi i Zotit mbi dhe.
O fshatar pa fshat.
Pa din e iman(jo imam) do te thote :Pa bese dhe pa fe!
Prandaj mos u bej i ditur kur nuk di.
Zonja Lindita, me kete shkrim apo reagim keni vertetuar 1000 %, nivelin tuaj te ulet kulturor e arsimor. Si ka mundesi qe nje ish ministre te flase me kete gjuhe?? Nje gjuhe rruge e padenje per nje njeri te kulturuar, e mbushur me shprehje alabakesh dhe me merakun per te mbrojtur jo vetem veten por edhe Kryeministrin.
Dihet nga te gjithe qe ju keni nje nivel teper te ulet kulturor e arsimor zonja Lindita. Ju jeni arsimuar tek universiteti ” Kristal ” i njohur si nje universitet pa nivel dhe shites diplomash. Gjithashtu ju keni nje oratori te munguar, shenje qe tregon se leximi dhe debati tek ju, gjate gjithe jetes ka qene zero.
Nuk eshte turp te jesh e paafte…kjo nga njehere nuk varet nga ju…Turp eshte, qe kur je e paafte ze nje vend te rendesishem te cilin nuk e ben dot.
Dakort moj ministre ,shume dakort ne parim me ty ,por etika e fjaleve tuaja le shume per te deshiriuar si ministre e arsimit qe je,fjalet e tua te mbushura me urrejtje tregojne se je nje primitive maloke dhe asgje me teper.Ti je per komandante ushtrie me mustaqe jo per arsim e kulture…….citoj fjalet e tua ,shpifarak,gojlig,shpifes ,parazit exemplar etj etj qe jane fjale qe mund ti perdorin vetem rrugacet e rruges .Imbaruar Blushi ,por edhe Ti je si Shote Galica e shekullit te 21 grua burr yshtttttt erreeeeee.
Ne paste drejtesi….. jo vetem kete ta kryqezoni por gjithkend qe ka nga 20 shtepia e 20 troje tokash…. qe ua paskan dhuruar te tjeret…. kapini “ata” te tjeret qe ku i gjejne burimet qe … falin.
Na beni te besojme qe do vini drejtesi….
Shof disa opinione te sforcuara , kunder qytetares -ministre , Lindita Nikolla dhe zhurmusit kombetar , Ben blushi . Jane karaktere krejt te kundert . Lindita punetore , modeste , komunikuse , e sjellshme . Beni , me karakteristika krejt ndryshe . Perpiqet t’i imponohet c’do mjedisi , sarkastik ne c’do bisede , dembel , qe e mat veten me hijen e mengjesit . Shkruani dhe per arsimin . Nuk kane as nje diference per arsimim . Jane arsimuar natyrisht , por duhet te mbajme parasysh , qe nuk eshte arsimi gjithcka , por si e ve dijen ne jete dhe sa i sherben te tjerve me arsimimin tend . Nuk di ne se keni parasysh , qe ka shkencetare autodidakte . Me thoni ndonje gje i ka sjelle Shqiperise arsimimi i fodullit B. Blushi.Kam shume besim se do te behet drejtesi e merituar , kunder B. Blushit , ne dobi te mardhenieve korrekte midis politikaneve . Zgalem
A ke pjerdh o Dem,jo per kryt tem ????
Bravo zonja Lindita! me kete shkrim tregon se je nje politikan e pegatitur,dhe nuk duron dot padrejtesit.Zonja Lindita eshte e nderuar dhe shume e respektuar,qe kushdo njerez me ment ne koke flasin me nota shume pozitive.Ata qe kmentojne kundra saj,ja njerez bythelepirsa te BEN BLUSHIT,ketij mendje madhi qe i pelqen vehtja me shume se te tjeret,medioker,e qe nuk marin vesh nga bota,por shpalosin inatin e tyre.Lindita kur ka qene ne krye te ministrise arsimit ka bere gjera shume te medha per arsimin ne te gjithe shqiperine.Reforma ne arsim eshte nga me te mirat deri sot.Por qent qe nuk kane se ç’te bejne,lehin nate e dite kundra njerzeve te mire.Respekt per zonjen Nikolla.Urime.
Per cfare mungese etike flisni mo vellezer. Ku e lexuat kete? Perkundrazi, fort e nderuara Nikolla me shume dinjitet shpjegon se njerezit matrapaz, dembele dhe gojeshpifur e mashtrues do te japin llogari per cfare mbjellin ne opinionin publik. Kurajo, znj. Nikolla dhe faleminderit per gjithe cfare keni bere dhe me siguri do te vazhdoni ne te ardhmen.
Shume mire kini vepruar e nderuar Nikolla