Rama në Kolonjë: Nëse do votoni partitë e tjera, Fan Noli do të rrotullohët në varr nga sikleti

9 Qershor 2017, 12:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë në qytetin e Kolonjës ku përsëriti thirrjet e tij që qytetarët të mos japin asnjë votë për partitë e tjera, të cilat sipas tij janë duke mbajtur peng Shqipërinë.

Mendoni vetëm kaq, sikur ti kërkonit një mendim peshkopit të madh për kë të votoni në 25 qershor, ça do ju thoshte?
Mendoheni, mendoheni!
Por një gjë është e sigurtë Fan Noli dhe të tërë të tjerë do rrotullohen në varr nga sikleti për çdo votë që do e çoni te partitë që duan të mbajnë peng shtetin.

Mendoni për një moment sikur të pyesnit motrat Qirjazi kë të votojmë? Elisën apo atë feudalin e Leskovikut?

Dhe kjo nuk është për ju, as për ju se kjo është për familjet e demokratëve që thonë jam me PD. Po mirë mund të jesh me PD, por PD sot nuk e ka skuadrën në formë, ca do bësh? Është njësoj si të thuash unë jam me PD kështu që shteti le të mos bëhet meqë PD nuk e bën dot,” nënvizon Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje