Vijon "furtuna" e shkarkimeve në administratë, pushohet zyrtari i PDIU-së

9 Qershor 2017, 13:50Politika TEMA

Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha i ka propozuar Drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore largimin nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit, Ervis Xhelo.

Sipas ministrisë mësohet  se drejtori ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore të PDIU gjatë orarit të punës.

NJOFTIMI I MINISTRISE:

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Xhulieta Kërtusha ka firmosur masën disiplinore për largim nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit.

Ministrja Kërtusha i ka propozuar Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqëore, largimin nga puna të z. Ervis Xhelo me detyrë, “Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore” Elbasan, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se z. Xhelo ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet , gjatë orarit zyrtar të punës.

Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i kujton edhe një herë të gjithë punonjësve të administratës dhe institucioneve në varësi, që të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi për të mos u përfshirë dhe ekspozuar publikisht në aktivitete të fushatës zgjedhore, gjatë orarit zyrtar të punës.

MMRS është e angazhuar që në zbatim të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, të monitorojë dhe marrë masa për rastet e deoncuara dhe verifikuara.

Nga ana tjetër kërkohet bashkëpunim dhe vendosmëri në zbatimin e ligjit edhe nga drejtuesit e institucioneve, të cilët kanë përgjegjësi direkte në lidhje me aktivitetin e punonjësve të tyre.

3 komente në “Vijon “furtuna” e shkarkimeve në administratë, pushohet zyrtari i PDIU-së”

  1. Iliri says:

    Edi, PDIU sduhet te preket dhe ti e di sh mire!

  2. SEALMI ÇAMI says:

    Kjo është punë e Arbiola Halimit, ajo e ka denoncuar. Megjithëse janë të afërm me z.Xhelo, deputetja e PD (edhe për pak ditë akoma) nuk ka hezituar të denoncojë një gjë të tillë.

  3. Ono says:

    Fatkeqsisht militantet nuk pyedin per keto. Ne fakt nga keto forma administrata vazhdon te rrudhet nga specialistet…. anullim lejesh, tmerr se mos semuresh, 6 here ne dite firmos ke shefi, buke me vete sa zyrat vijne era tost…. etj . Pse kshc nuk shqetesohet kur shkelen te drejtat e afministrates? Por eshte leshuar per prezencen? Pd e ka pasur zakon ti terheqi zvarre nepunesitne mitingje, por as ky i gjati nuk e ndriti, vetem te paafte emeroi, ndersa lsi vetem per vete… si konkluzion vazhdon shkaterrimi i administrates dhe pasojat do shihem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje