Bruno Telushi do të lërë Flamurtarin pas 6 sezonesh me fanellën kuqezi. Kapiteni vlonjatëve do të vijojë aventurën në futbollin kroat me Slaven Belupo, ekip që sezonin e mbylli në vendin e 7 në kampionat.
Telushi që aktualisht po shijon ditët e fundit të pushimeve do të niset drejt Kroacisë në fillim të javës për të firmosur kontratën e cila do të jetë 2 vjecare. 26 vjecari ka shënuar 18 gola në kampionat me fanellën e Flamurtarit, duke qënë një nga pikat më të forta të mesfushës kuqezi.
Gjithashtu numri 17 i Flamurtarit ka luajtur edhe me 21 vjecarët e Shqipërisë por pa patur mundësinë e aktivizimit me ekipin e madh të kombëtares. Një nga arsyet e kalimit të tij në kampionatin kroat është piëkrisht kjo, për të fituar eksperiencën e nevojshme në mënyrë që të fitojë të drejtën e grumbullimit në kombëtare. Me vlonjatët Bruno Telushi ka fituar një kupë Shqipërie në sezonin 2013-2014, teksa ka mbyllur gjithcka me klubin e qytetit të lindjes për të filluar aventurën e re.