Kosova, Bunjaki: Ndeshje e vështirë, duam t’i gëzojmë tifozët me fitore

10 Qershor 2017, 21:23Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki në prag të përballjes me Turqinë është shprehur në konferencën për shtyp, se kjo do të jetë ndeshja më e vështirë për ekipin e tij deri më tani.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se nuk ka asnjë lojtarë të lënduar, dhe të gjithë janë në dispozicion për ndeshjen me Turqinë, që zhvillohet nesër në “Loro Boriçi” nga ora 20:45.

“Sot kemi pasur edhe stërvitjen e fundit. Nuk kam asnjë raport tjetër rreth lëndimeve. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Do të jetë një lojë mjaft e vështirë, dhe ndoshta do të jetë më e vështira që kemi pasur deri tani, pasi hyjmë në një fazë tjetër, që është një fazë që kemi luajtur pesë lojë”, është shprehur Bunjaki.

“Lojtarët tani kanë fituar më tepër eksperiencë dhe prej lojës në lojë mendoj se jemi më kompakt, më agresiv e më të koordinuar. Konkurrenca është në rritje në disa pozicione, sidomos në fazën e sulmit”, ka thënë ai.

“Turqia ka lojtarë shumë të mirë, dhe trajner jashtëzakonisht të mirë, që ka eksperiencë. Mirëpo loja e fundit e zhvilluar në Antalia ka qenë shumë interesante, që për dallim prej kësaj që mendon se do të jetë një lojë krejtësisht tjetër”, ka thënë Bunjaki.

“Dëshirojmë t’i gëzojmë tifozët me fitore, urojmë të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Turqisë. E dimë se kemi të bëjmë me një kundërshtar që ka cilësi në çdo repart të fushës”, përfundoi Bunjaki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje