Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, i ka sugjeruar partive politike dhe Kuvendit të ardhshëm që të rrisë me 6% të buxhetit për arsimin. .
Sipas një analize të bërë nga Koalicioni për Arsimin, nëse buxheti do të ritet me 6% atëherë arsimi publik do të jetë më cilësor dhe gjithëpërfshirës.
Ata konkludojnë se në Shqipëri ka mbi 300.000 fëmijë që ndjekin arsimin parauniversitar në vend, por mbi 100 mijë prej tyre rrezikojnë të ngelen jashtë dyerve të shkollës për shkak të pamundësisë ekonomike për të shkuar në shkollë.
Më tej, Koalicioni sqaron se nëse buzheti rritet me 6%, në këtë mënyrë çdo fëmije i garantohet e drejta për t’u arsimuar njësoj si bashkëmoshatarët e tyre, duke ulur nivelin e analfabetizmit dhe braktisjes së shkollës.
Sipas UNICEF, varfëria rrit pabarazinë dhe përjashtimin social. Varfëria prek edhe personat në moshë madhore edhe fëmijët.
Në kontekstin e këtij vëzhgimi, do të përdoret përkufizimi i vitit 1984 i Këshillit të Evropës: “Të varfër do të quhen ata persona, familje, apo grupe personash burimet materiale, kulturore, dhe sociale të të cilëve janë aq të kufizuara sa nuk i lejojnë ata të bëjnë një jetë në minimumin e pranueshëm në Shtetin Anëtar ku ata jetojnë”.
Apeli drejtuar ligjvënësve thekson rritjen e cilësisë në mësimdhënie, këshillim efektiv të karrierës për adoleshentët si dhe mbështetje psiko-sociale për fëmijët anë e mbanë vendit.
Në vende me të ardhura të ulëta si Shqipëria, investimi me 1 dollar me shumë do të gjeneronte të ardhur prej me tepër se 5 dollarë në të ardhurat vjetore të një vendi për person. Nëse çdo fëmijë deri në 2030 do të përfundonte arsimin e mesëm të lartë, kontributi i tij/saj do të gjeneronte të ardhura për frymë me një rritje në masën 75%.
Te rritet buxheti!
Luftoni korrupsionin,rrisni kualitetin mesimor,kaloni mesuesit ne filter,ate bëni,se e keni mbushur arsimin me militante injorante.