Bursaspori në sulm për Sokol Cikalleshin

11 Qershor 2017, 14:32Sport TEMA

E ardhmja e Sokol Cikalleshit do të vazhdojë të jetë Turqia, ku ai është kthyer në një emër shumë të kërkuar nga klubet e këtij kampionati.

Bomberi kuqezi ka treguar vlerat e tij në 6 muajt e fundit ku është aktivizuar tek Akhisar, duke shtyrë klubin turk që të kërkojë blerjen përfundimtare nga Bashakshehir.

Por ndërkohë, në skenë ka dalë edhe një tjetër skuadër turke e cila është gati të blejë kartonin e futbollistit shqiptar.

Mediat turke bëjnë me dije se për Sokol Cikalleshin interesohet klubi i Bursasporit, i cili mbijetoi me vështirësi në elitën e futbollit në këtë vend vetëm falë një fitoreje në javën e fundit të kampionatit.

Portali “bursahakimiyet.com.tr” bën të ditur se klubi i qytetit të Bursa është gati të paguajë vlerën e kartonit të Cikalleshit, që tashmë vlerësohet 2 milionë e 250 mijë euro.

Bashakshehir tundohet nga kjo ofertë edhe për faktin se sulmuesi shqiptar ka edhe një vit të vetëm të mbetur në kontratë me klubin e qytetit të Stambollit, ndaj për të mos rrezikuar që ta humbasin me parametër zero, kryeqytetasit do të kërkojnë të përfitojnë diçka financiarisht nga ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje