Paris Saint-Germain ka hyrë në garë për të marrë shërbimet e Kilyan Mbappe.
Sipas të përditshmes sportive franceze, “L’Equipe”, ekipi nga Parisi është gati të shpenzoj 150 milionë euro për talentin e Monakos.
“L’Equipe” shkruan se drejtori i ri sportiv i PSG-së, Antero Henrique i ka bindur drejtuesit e klubit që të transferojnë Mbappen.
Mbappe ka shkëlqyer këtë sezon me Monacon në Ligue 1, ku fituan titullin kampion, dhe në Ligën e Kampionëve ku arritën deri në gjysmëfinale.