Në internet qarkullojnë shpesh video grabitjesh nga më të pazakontat, por ajo çfarë ka ndodhur në një restorant në Perth, Australi, është me të vërtetë e çuditshme.
Një klient ka hyrë dhe ka marrë një pikutrë nga muri, pavarësisht se restoranti në atë moment ishte mjaft i frekuentuar.
Grabitësi duket se e ka patur paksa të vështirë fillimisht për të hequr pikturën e prëmasave të mëdha nga muri, por më në fund ia ka dalë mbanë.
Në pamjet e kameras së sigurisë, një person me një veshje tejet serioze, shihet teksa i afrohet veprës së artit, në dukje mjaft kureshtar.
Ai madje i kthen shpinën asaj për një çast dhe diskuton me një tjetër klient.
Pas kësaj, ai i hedh një sy klientëve të pranishëm dhe tenton të marrë pikturën.
Megjithatë, i është dashur të heqë dorë, për të mos rënë në sy.
Ai pret disa sekonda dhe tenton sërish, por e ka të vështirë ta heq pikturën nga muri dhe detyrohet sërish të heqë dorë nga misioni i tij.
Pasi përpiqet të mos bjerë në sy për pak çaste, grabitësi më në fund arrin ta rrëmbejë pikturën dhe largohet me të.