Nga Fatjon Baze
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, do t’i jap fund aventurës së tij me kuqezinjtë, pas mbarimit të eleminatoreve të kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Pas pesë vitesh e gjysëm në krye të stolit kuqezi, tekniku Italian konfirmoi largimin e tij nga drejtimi i shqipërisë paraditen e sotme përmes një konference për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbolllit.
“Në fund të eleminatoreve do të largohem nga Kombëtarja shqiptare e futbollit. Si çdo histori tjetër edhe kjo ka një fillim e një fund. Shqipëria s’ka nevojë të bëjë revolucion, makina është gati. Mund të isha larguar pas Europianit, u kontaktova nga Federata të ndryshme. Mora oferta milionere, por qëndrova për të vijuar punën e nisur. Përsa kohë do jem këtu do të jap 110% tim”, ishin fjalët që De Biasi konfirmoi përfundimisht largimin e tij nga Shqipëria.
Një largim i cili vjen në një moment jo shumë pozitiv që ekipi kombëtar po kalon pasi mori pesë humbje rradhazi, ndërsa arriti që të zhvillojë një 90-minutësh spektakolar në Haifa kundër Izraelit duke triumfuar me rezultatin 3-0.
Një fitore e cila i sheshoi të gjitha zërat kundër De Biasit, ku me të drejtë ai tha në konferecën e sotme se: “Ekziston një mentalitet që nuk më pëlqen, në rast suksesi fitoni të gjithë, në rast disfate humbas vetëm unë. Më vjen keq që pas ndeshjes me Izraelin shumë do të donin të bënin gati funeralin tim”, u shpreh ai.
Fjalë që janë mëse të vërteta, pasi po t’i hedhësh një sy kometeve, të gjithë kërkonin që De Biasi të largohej që pas humbjes me Luksenburgun, ndërsa pas fitores me Izraelin të gjithë ata që kërkonin largimin heshtën!
Nëse ka një njeri që vërtet ka bërë një punë të madhe për ekipin tonë kombëtar është vetëm Gianni De Biasi.
Ai arriti që të marr drejtimin e Shqipërisë në një moment krize, duke zëvëndësuar në detyrë Josip Kuzhe në 14 dhjetori 2011 dhe duke debutuar ndaj Gjerogjisë me atë humbje 2-1 në Tblisi.
Fill pas asaj disfate ai u shpërndau të gjithë lojtarëve nga një letër, ku fokusin kryesor e kishte që ata të mos ndiheshin për asnjë moment inferior ndaj kundërshtarëve dhe se mbështja e tij kundrejt tyre do të ishte e madhe.
Një tranjer profesionist i ardhur nga shkollat italiane, ai nisi një punë të madhe duke shkuar në çdo vend për të ndjekuar nga afër të gjithë futbollistët e kombëtares, duke biseduar personalisht me ta, dhe duke iu dhënë pothuajse të gjjithve që të kishin shansin e tyre në kombëtare.
Arriti që të grumbulloj dhe të zbuloj lojtarë që për publikun shqiptarë nuk ishin dëgjuar ndonjëherë, por që me skuadrat e tyre në europë ata ishin pjesë të rëndësishme në formcion. I bindi të gjithë që të vinin në shqipëri dhe ia arriti qëllimit, ku spikatin emra si Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Abrashi, Xhaka etj, të cilët formuan një grup mjaft të mirë.
Ishte nga të vetmit që në fillim të eleminiatrove të kampionatit europian deklaroi se Shqipëria ka shanse të futet në europian. Por, ishte një deklartë që si une dhe shumë njerëz të tjerë na u dukë e çuditshme për faktin se ishim mësuar gjithmonë që të renditeshim në vendin e fundit ose në të parafundit.
Ai e bëri atë deklaratë realitet duke shkruar historinë e futbollit shqiptarë, duke na dërguar për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar, ku mertië të padiskuteshme kanë dhe lojtarët që treguan një nivel të lartë.
Bëri që për herë të parë të gjithë tifozët kuqezi nuk do të bënin më tifozllëk për Italinë, Gjermaninë, Brazilin etj, por për Shqipërinë.
Edhe në fazën e grupeve të kampionatit europian në Francë, bëm një paraqitje mjaft të mirë ku me pak fat mund të kishim kaluar dhe grupin.
Ndaj, pavarsisht ecurisë së dobët në këto eleminatore De Biasi meriton të falenderohet për të ç’ka ka dhënë për kombëtaren shqiptare.
Vetë ai theksoi se “Çdo fillim e ka një fund”, por mënyra se si ne ia kemi kërkuar është vërtet mosmirënjohëse.
Do të jetë e vështirë që dikush tjetër të bëjë këtë histori që ai ka bërë me Shqipërinë.
Grazie Mister!
o pis, ku e cove artikullin me Meten qe kercenonte Ramen…o zagar i ndyre…..
SHQIPETARET NUK JANE ME TE ZGJUAR SE ITALIANET .GANIH I HEDH DHE I PRET NE GISHTA . .KUR AI DON E NXJERR ME FITORE DHE KUR NUK DON I FUT LRKET TEK XHEPI .
SHQIPETARET JANE POPULL IDIOT .
Je ti idiot që i barazon njerëzit me qent që mendojnë vetëm për paratë. Idiotësia që na pengon mçifet mbas shkathtësisë për t’ça. Je ti idioti që nuk e lexon që atij iu ofruan para dhe nuk i mori siç do i merrshe ti i shkathti legen “…….. eee i futi lekët në xhep ai paaaa ….”. Jo të gjithë janë qenër si ty.
O kombi ti je kryetari i budallenjve
Puna dhe rezutatet e mister De Biasi do te merren si shembull per shume e shume kohe ne futbollin shqipetare .grazie mister De Biasi.
Ma Idiot se Ti Kombi Nuk ka.Respekte De Biazit. Hera e pare qe patem nje trainer Dinjitoz ,qe na ngriti moralin e Perdhosur.Grazie Gianni
Respekte mister!!ti bere ate qe asnje politikan shqiptare se ka bere kurre…i dhe dinjitet ketij vendi…po ku di dhia ceshte tagjia!!Armand duka e ka bo fshf si haremin e vet…in boca al lupo mister e grazie mille!!!
Federata E ka gabim qe nuk ka punuar me shume me kete trajner me gjithe hallet qe ka ky popull e vetmja gje qe i ka emocjonuar eshte kombetarja,nuk besoj se nje tjeter mund te kete aritjet e ketij trajneri qofte nga rezultatet qofte dhe pregatitjen e elementit te ri ,lojtaret tane nuk kan ndonje kualitet prandaj xhani duhet te ishte perseri ne krye te kombetares,sikur nga gjysem leku ti hiqet ketij popullit ska problem,por ikja e xhanit do krijoj boshllek ne kombetaren shqiptare,se di po emocjonet qe kam provuar me kete kombetare sbesoj se perseriten me.
respekt per De Biazin! Eshte e vertete qe shqiptaret per here te pare,ne teresi kane bere tifozllek per vendin e tyre dhe jo per Brazilin,Italine,Gjeramnine etj sic dhe jane mesuar.Suksesin e De Biazit nuk besoj se do ta riperserise ndonje tjeter trainer dhe nuk mundet ta ule sadopak kryetari i leshit te federates,i degjeneruari Duka.