Vetëvendosje gati për themelimin e qeverisë së re, Kurti bën ftesën zyrtare për koalicion

13 Qershor 2017, 16:07Rajoni TEMA

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe deputetëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma për themelimin e qeverisë së re.

“Ftojmë të gjitha subjektet politike të koalicionit LAA dhe të gjithë deputetët brenda koalicionit PAN që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër të na bashkohen në tryezë për të diskutuar për themelimin e qeverisë të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se VV-ja është e gatshme për themelimin e qeverisë së re.

“Ne jemi të gatshëm për ndërtimin e një qeverie të re të udhëhequr nga LVV. Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe ne e kemi dëgjuar mirë zërin e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se më 11 qershor, Lëvizja Vetëvendose doli të jetë partia më e madhe në vend, dhe se dy koalicionet e tjera pësuan humbje të thellë.

2 komente në “Vetëvendosje gati për themelimin e qeverisë së re, Kurti bën ftesën zyrtare për koalicion”

  1. Baliu says:

    Populli ka fole kjarte, Albin Kurti kjarte, mbetet qe edhe Quinti te flas kjarte.

  2. emigranti says:

    Shpresoj qe kjo qe ndodhi ne Kosove te ndodhe edhe ne Shqiperi,
    Populli shqiptar i Kosoves tregoi maturi qe kerkoi te shkeputet nga elita politike e korruptuar.
    Urime V.V.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje