Mashtrimi i Bashës/ Vetë ndodhet në takim me lobin grek në SHBA, mediave iu shpërndan kaseta sikur është në Bulqizë

14 Qershor 2017, 17:59Politika TEMA

Lulzim Basha prej ditës së djeshme ka shkuar në SHBA. Sot ka patur atje një takim me lobin grek.

Por nga ana tjetër, në edicionet e lajmeve dhe në lajmet e portaleve thuhte se Basha ka zhvilluar takime elektorale në Klos e Bulqizë.

Si duket Basha ka vënë në punë makinerinë e kasetave të gatshme, duke mashtruar për vendndodhejn aktuale publikun. Pra, ka zhvilluar dhe regjistruar aktivitetet para dy ditësh dhe zyra e shtypit të PD i shet sikur janë zhvilluar sot

Ironia në këtë histori qëndron në faktin se Basha ka sulmuar papushim mediat dhe partitë e tjera se çojnë kaseta të gatshme.

Gjithësesi, Basha është në SHBA në takim me lobin grek, takimet që patë sot në media, kushedi kur janë bërë.

2 komente në “Mashtrimi i Bashës/ Vetë ndodhet në takim me lobin grek në SHBA, mediave iu shpërndan kaseta sikur është në Bulqizë”

  1. Q.S says:

    Pyetje e vertete eshte cdo ky kylysh tradhetari me nje lobing anti shqipetar

  2. Timi says:

    Tradhtari, tradhtar mbetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje