Valentina Duka, kandidatja 100 milionë/ Tregon "sekretin" pse kandidoi për Bashën

14 Qershor 2017, 11:16Politika TEMA

Kandidatja e listës Basha për Partinë Demokratike në Qarkun e Korçës, pedagogia dhe historiania Valentina Duka, ka folur për herë të parë për përfshirjen e saj në këtë listë.

Valentina Duka ka “zbuluar” për herë të parë pse pranoi të ishte pjesë e listës së Korçës. Në një intervistë për “Dritare.net”, Duka ka deklaruar se ka pranuar të jetë pjesë e listës Basha, pasi ka marrë informacion se do jetë kryesorja e kësaj liste.

“Pasi u konsultova me familjen dhe pasi mora informacion që do të kryesoja listën e Korçës, këtë qytet ku kam lindur dhe jam rritur, vendosa t’i përgjigjem pozitivisht thirrjes së zotit Basha dhe të kontribuoj politikisht në mbështetje të qytetit tim”, ka deklaruar Duka.

Pra, kandidimi i Valentina Dukës nuk është për faktin se ajo vlerëson demokratët e Korçës apo militantët dhe vlerat e PD. Duket qartë se Duka nk dëshiron të jetë përfaqësuese e tyre. Ajo me fjalinë e thënë më sipër thejsht dhe vetëm vërteton se ka pranuar kandidimin vetëm sepse ka qenë në krye të listës.

Pra, Valentina Duka nuk ka shkuar si një kandidate për të zgjidhur hallet dhe problemet e qytetarëve korçarë, por si një kandidate me kushtin e vetëm për të kryesuar listën dhe në katër vite si deputete të futë në xhepat e saj dhjetëra milionë lekë nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Një deputet në Kuvend, në gati katër vite të plota mandati, merr rreth 100 milionë lekë. Pra, Duka nuk ka shkuar në Parlament si deputete e demokratëve dhe korçarëve, por si kryesuese e listës Basha për të futur 100 milionë lekë në xhep.(Citynews)

4 komente në “Valentina Duka, kandidatja 100 milionë/ Tregon “sekretin” pse kandidoi për Bashën”

  1. odeta says:

    nje turp per Korcen..mjerisht do e gjejme ne parlament dhe do e paguajme nga taksat tona.

  2. Gjekep says:

    E shkreta ti sekretare e rimise komuniste ne gjimazin Themistokli Grrmenji je bere demokrate.

  3. Gjekep says:

    E shkreta ti sekretare e rimise7 komuniste ne gjimazin Themistokli Grrmenji je bere demokrate.

  4. Shyqyri Hysi says:

    Urime Profesore Valit!
    Ajo eshte nje nga historianet me prestigjoze te kohes sone.
    Ne shqiptaret dime “te qethim edhe vezen” ose me se palku “ti vendosim bishte edhe vezes”. prandaj ne respekt te vlerave te Valentiones dhe familjese se saj bravo u rreshtohen figura intelektuale ne parlamentin shqiptar, sepse po t’i llogarismin prof. dr. apo njerzit me tituj e grada ne parlament zo se gjejme me shum se dhjete ndewr vite. Parlamenti dhe kombi ka nevoj per vlera dhe kete duhet ta bejne te gjitha partite politike.
    Respekte, Prof. Dr. Shyqyri Hysi
    Gjirokaster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje