Kryemadhi: Për t’ju marrë votën shqiptarëve duhet përulësi

15 Qershor 2017, 14:03Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim elektoral në Mollas të Elbasanit, ku prezantuan kandidatët për deputet dhe programi elektoral i LSI-së.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për deputet në qarkun e Elbasanit, Monika Kryemadhi, Edmond Haxhinasto, qytetarë, simpatizantë, etj.

Në fjalën e saj përpara banorëve të Mollasit, znj. Kryemadhi theksoi se LSI është forca politike e cila ka një filozofinë e saj përkushtimin ndaj qytetarëve dhe nuk e ndërton politikën mbi mashtrimin, ndaj LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Të rinjtë dhe të rejat, prindërit e tyre, familjarët e tyre, me datën 25 qershor do të votojnë numrin 1, do të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nuk

ndërtohet një vend si Shqipëria duke u bazuar tek mashtrimi. Nuk është mashtrimi zgjidhja për t’ju marrë votën shqiptarëve. Për t’ju marrë votën shqiptarëve është përulësia, respekti, mirënjohja që politika duhet të ketë ndaj qytetarëve të saj”,- tha znj. Kryemadhi, duke shtuar se në programin e LSI-së do të garantohen vende të reja pune të mirëpaguara për të rritur mirëqenien e qytetarëve duke e afruar edhe më shumë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

“Duke garantuar vende pune të mirëpaguara, duke garantuar shitjen e prodhimit, duke garantuar subvencionin në bujqësi, duke garantuar infrastrukturën në bujqësi, ne mund të realizojmë ëndrrën tonë, ëndrrën e Bashkimit Evropian. Dhe kjo nuk është larg, është shumë afër. Me datën 25 qershor duke votuar numrin 1, ne kemi votuar për ëndrrat tona që t’i bëjmë realitet”, – nënvizoi ndër të tjera znj. Kryemadhi.

1 komente në “Kryemadhi: Për t’ju marrë votën shqiptarëve duhet përulësi”

  1. nuk o ceshtje stili putanash ,rrembimi votes shqiptarit ,
    sado me u perkul ,pervec te Gjatit qe ka met’hyr thell ,
    s’ke me marr .
    o ceshtje mos me mashtru popullin dhe veten tate o rropsit e atij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje