Pranga shqiptarëve në Greqi, ja si fshehën 300 kg drogë për t'i shpëtuar policisë

15 Qershor 2017, 12:20Kronika TEMA

Dy shtetas shqiptarë, janë arrestuar në afërsi të qytetit të Kozanit, në Greqinë veriore, për transportimin e një sasie të madhe droge.

Sipas komunikatës së policies, në zonën e Kosturit u diktuan dy makina që u perceptuan si të dyshimta.

Pas një operacioni, policia i ndaloi të dy mjetet në afërsi të Kozanit.

Në furgonin e parë, që drejtohej nga një shtetas shqiptar i moshës 33 vjeç, u gjetën 10 thasë që kishin brenda 20 pako me kanabis me peshë totale 304,6 kilogramë.

Policia arrestoi dhe drejtuesin e mjetit tjetër, një 24 vjeçar po nga Shqipëria, që kishte rolin e pararojës.

Përveç drogës u sekuestruan 200 euro, 16 dollarë amerikanë dhe 10 paund dy automjetet dhe tre telefona celularë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje