Edi Rama sulm të paprecedentë LSI-së në Sarandë. Lexon listën e nepotizmit në Bashkinë e Delvinës

15 Qershor 2017, 18:41Politika TEMA

Në fjalimin e tij para sarandiotëve, Edi Rama ka bërë një sulm të pazakontë mbi LSI dhe Bashkinë e Delvinës, që drejtohet prej saj.

Pasi bëri autokritikë për abuzimin me pushtetin në emër të Partisë Socialiste, Edi Rama tha se kjo do të jetë një luftë për historinë e re të Shqipërisë.

Në këtë pjesë të parë kemi bërë shumë për të forcuar rolin e turizmit në rritjen e ekonomisë familjare dhe kombëtare.

Ia dolëm ta kthejmë turizmin një ndër faktorët kryesore të rritjes ekonomike familjare e kombëtare.

Vizitorët u rritën me +45% dhe kapacitetet akomoduese me +44.3% duke bërë të mundur që të ardhurat e këtij sektori në ekonomi të arrijnë rekord historik në 1.5 miliard euro, një rritje me 38% dhe punësimi në sektor shtohet me +31782 të punësuar më shumë se në 2013.

Vijuam më tej me uljen e TVSH nga 20% në 6%.

Por jemi të vetëdijshëm se kaq nuk mjafton.

Në pjesë tonë të dytë, do të bëjmë akoma edhe më shumë dhe përmes programit të ri kombëtar për rindërtimin do të injektojmë 1 miliard dollarë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë kombëtare në sektorë të ndryshëm, duke u fokusuar në turizëm dhe infrastrukturë“, tha fillimisht Rama.

Me pas ai i u kërkoi leje qytetarëve të dëgjonin një letër që një qytetar i dha atij para mitngut rreth lidhjeve nepotike në Bashkinë e Delvinës.

Letra radhit nje serë lidhjesh nepotike te Bashkise Delvine qe drejtohet nga LSI:

“Shoqeria private e transportit te udhetareve, (Alb Universal 95 me dokumentacion te dyshimte dhe me çeshtje te hapur ne Prokurorine e Rrethit Sarande) kohet e fundit ka perfituar linjat e transportit, Delvine – Tirane dhe Delvine – Sarande, themeluar nga Albin Balili (djali i xhaxhait te kryetarit te Bashkise) i cili me pas ja dhuroi te fejuares se tij Xhesjana Ballaci, e cila me pas 50% te aksioneve ja shiti Perlat Myrtajt nga Fieri (mik i Bako Balilit dhe pronar i nje shoqerie te sigurimit fizik).

Fatos Llalla (drejtori i Zyres Arsimore ), baxhanaku i kryetarit te Bashkise.

Everton Shehu (drejori i Transporteve, DRSHTRR), djali i tezes se kryetarit te Bashkise.

Elvira Alidhima, (shefe e Finances ne DRSHTRR ), kushurira e dyte e kryetarit te Bashkise.

Denis Balili, (inspektor ne IKMT, Sarande ), vellai i kryetarit te Bashkise.

Ingrida Balili (Çepani), (financiere ne Drejtorine e Shendetit Publik), bashkeshortja e kryetarit te Bashkise.

Rovena Llalla ( Çepani ), inspektore ne Hetimin Tatimor ne Sarande.

Bashkim Çepani ( roje nate ne Bashkine Delvine, vjehrri i kryetarit te Bashkise.

Emiljano Hamzaj, shofer i kryetarit te Bashkise, kusheriri i pare i nuses se kryetarit te Bashkise.

Engjell Hamzaj, shofer me makinen e pastrimit te qytetit), dajua i nuses se kryetarit te Bashkise.

Barjam Alidhima, nenpunes prane Zyres se Urbanistike ne Bashki, kusheriri i dyte i kryetarit te Bashkise.

Besar Kapllani, jurist ne Bashki, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Fatmir Bulaj, nenpunes ne Bashki, kusheriri i dyte i kryetarit te Bashkise.

Enkelejda Ballaci, punonjese e Gjendjes Civile te Rrethit, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Velo Maksuti, punonjes ne Zjarrfikese, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Elsa Hamzaj, mesuese ne fshatin Kopaçez, kusherira e pare e nuses se kryetarit te Bashkise.

Nasir Isufaj, roje ne spital, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Mitat Isufaj, roje ne Shkollen “Kosta Çavo”, kusheriri i pare i nuses se kryetarit te Bashkise.

Mezan Nexhipi, perpunues dokumentacioni te lejet e drejtimit ne DRSHTRR), nip i familjes Balili.

Klodian Llalla, mirembajtes ne Ujesjelles, vellai i drejtorit te Zyres Arsimore, d.m.th lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Zihni Çapoku, ekonomist ne Ndermarjen e Ujesjellesit, burri i tezes se drejtorit te Arsimit, d.m.th lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Fjailmi i Rames pritet te ngjalle reagime te ashpra nga LSI, e cila ka dite qe ka nisur po ashtu sulmet kunder tij.

13 komente në “Edi Rama sulm të paprecedentë LSI-së në Sarandë. Lexon listën e nepotizmit në Bashkinë e Delvinës”

  1. KleptoSocialisti says:

    Tani ose i merr per budallenj shqiptaret ky ose ky ska cipe fare. Pra, i thote me fjale te tjera, une e dija ket pune por skisha ca me bo. Po sikur edhe aleatja PD ti beje te njejten loje, kujt do ti shesi geshtenja Kryeministri artist?!

    1. Grigor says:

      Nga te kemi mo? Duket qe vjen nga familje inteligjentesh!
      Eej, mos shaj, se nuk te shava. Asnje fjale te keqe nuk thashe. Jo, se e merr per ters ti. Une shaka bëra. Se mos vjen megjithëmënd ti nga familje inteligjentësh. Shaka mor burre i dheut.

      1. Lugati says:

        pirdh se lirohesh o lugat…ku ishe kater vjet tashi u kujtove ti..cer filmash

  2. Kellira says:

    Bande.
    Uroj te kete marreveshje Rama-Basha!

  3. sali says:

    Lsi eshte parti e familjes eshte parti private ,Ne kte forme ka jetuar duke perfituar nga pushteti ka shitur vende pune dhe punesuar familjaret.Lsi eshte e keqja me e madhe e shqiptareve sot.

  4. Edi Adashi says:

    Po ik o Edo na ca menderen me kto lista si ne kohe te monizmit. Ti paska bere gati ndonje komunist i thekur (ose me shume shanse ti vete) qe e paska mare malli per fleterrufe.
    Kuptohet qe ne disa raste nepotizmi eshte i qarte, po mos u merrni me kusherinj te dyte e te trete se ashtu i bie gjysma e shqipetareve mos te gjejne pune se kane leng ster lengu dike. Ashtu i bie qe dhe cuni e soi e sorollopi jot te ngelin pa pune.

    Boll u moret me keto budalleqe po shkoni gjeni shokun e ngushte te Likes ate “Pablon” e Sarandes, dhe aty i jep goditje te rende LSI, e jo duke pemendur emrat e pastruseve dhe rojeve qe jane komshinj te terthorte te kunatit te baxhanakut te kryetarit te bashkise.

  5. Albi_I says:

    A nuk bejne keshtu kryetaret socialiste?!!!

  6. Luan says:

    Vonon po nuk harron.
    Ky eshte reliteti!
    Kjo eshte e verteta.
    Boll me.

  7. mirjet kulla says:

    Paska bere parti familjare zoti kryetar,a thua se ja ka dhene pushtetin cifligu vet.Paska harruar qe e ka marr pushtetin nga populli…

  8. Andi says:

    Kryetar pa vizion..ineresaxhi e paska bere bashkine zyre LSI.turp per ata qe e votuan.

  9. Lari says:

    Po Klemendin ku e ke ? Kelin Edo, Kelin ?!

    1. Rrushi says:

      O Lari informohu pak po pak, Kelin nuk e ka Edo po eshte i Likeees. Kush e di sa i ka dhene Likes per mos e nxjerr ku fshihet, por kur te mos jete Likja ku do te fshihet Keli pastaj.

  10. Liri says:

    O fiton Shqiperia, o fiton LSI. Rruge te mesme nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje