Zv.kryeministrja teknike kërkon shkarkimin e drejtorit në ministrinë e LSI

16 Qershor 2017, 16:59Politika TEMA

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija i kërkoi ministrit të Transporteve, Sokol Dervishaj, të lirojë nga detyra drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmir Tahiri, pasi është konstatuar që ka ndihmuar një parti politike me mjete që janë pronë e administratës shtetërore.

Sipas informacionit të provuar me pamje filmike në datën 27 maj nga Porti i Vlorës ka dalë për lundrim një anije, e cila është pronë e kapitenerisë së porteve, në të cilën disa të rinj, simpatizantë të një subjekti poltik në praninë e një kandidat për deputet, propagandojnë dhe manifestojnë me simbole partiake.

Zëvendëskryeministrja i kërkon ministrit Dervishi të marrë masa në mënyrë të menjëhershme si dhe referimin e rastit pranë organeve të Prokurorisë së Përgjithshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje