Refik Halili: Nuk iki nga Tirana deri sa të vdes. Turp për Bamir Topin që…

17 Qershor 2017, 15:45Sport TEMA

KF Tirana ka prezantuar sot trajnerin e ri Ze Marian dhe drejtorin e ri Gerti Dajçin.

Ja ç’a thënë presidenti i ekipit, Refik Halili:

Deklarata e plotë

Aksionere te tjere duan te marrin #Tiranen por une jam vete ne kale dhe do rri vete ne kale. #LutNuri le te vije tek tirana por jo te komandoje.

Une do rri ketu deri sa te vdes. I vendos une kushtet sesi do i jap aksionet.

Fajtori kryesor jam une per situaten, do shkarkoj 98% te Akademise. Drejtori i ri i Akademise do jete #SulejmanMema.

Do nisim nje projekt te ri per #Tiranen.

Nuk ja kam mbyllur deren e stadiumit #Lekbellos por me vinte turp te organizoja une ndeshjen sepse nuk do vinin tifoze. Klubi do ti dergoje 10 milione leke (te vjetra) #Lekbellos.

Kemi dhe 68milione leke (te vjetra) borxhe nga ky sezon.

Kam hedhur 4 miliard leke per #Tiranen dhe ka dashakeqes qe hedhin poshte emrin tim.

#tifozat jane pjesa me e mire e #tiranes. Po te ishin dhe ata ne krahun tone ne nuk do ishim ne kete situate.

Kemi menduar mire per kete trajner qe te punoje me moshat.

Do shohim shume shpejt ndryshimet. Jemi ne moment te veshtire per te ndertuar ekipin per europe por do bejme me te miren.

Dashakeqes i madh eshte #BamirTopi.

Ti vije turp qe me ka akuzuar se ka thene qe jam gezuar se kam takuar nje minister ne diten qe ra #tirana.

1 komente në “Refik Halili: Nuk iki nga Tirana deri sa të vdes. Turp për Bamir Topin që…”

  1. Ylli Selaj says:

    Refik e di shume mire qe ti ke dhene gjithshka dhe ke nevoje per perkrahje ,pikerisht tani …disa personazhe bejne te kunderten kjo eshte dashakeqese …eshte absurde tifozat qe e duan Tiranen e duan ate pa kushte dhe ata jane ne stadium Sa per Bamirin edhe kur ka qene president nderi me shume ka bere lemsh se ka bere pune ai dihet ti vazhdo me kurajo se ke goxha pune dhe une besoj se do ja dalesh te uroj me shpirt dhe jam prane teje ..suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje