Partizani ka vijuar përgatitjet sipas programit me dy seanca në ditë në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë.
Përgjatë seancës së pasdites mbajtur në orën 18:00, stafi teknik ka zhvilluar edhe një test kontrolli brenda grupit, ndeshje e cila i ka shërbyer për të monituar edhe gjendjen fizike të lojtarëve në këtë fazë përgatitore.
Të pranishëm në seancën e sotme kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë të klubit.
Të shtunën ekipi do të udhëtojë drejt Maqedonisë për të vijuar përgatitjet në Ohër, qytet në të cilin do të qëndrojë deri në datën 23 Qershor.