Dani Alves: Dybala të përmirësohet larg Juves

16 Qershor 2017, 13:55Sport TEMA

Paulo Dybala është në qendër të projektit të Juventusit edhe në sezonet e ardhshme, gjithnjë nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të madhe.

Sulmuesi argjentinas e ka treguar talentin e tij tashmë, por për Dani Alves ai duhet përmirësuar dhe për ta arritur këtë, ai duhet të ndërrojë skuadër. Mbrojtësi i Juventusit ia dha këtë këshillë Dybalës nëpërmjet një interviste në median braziliane.

“Dybala do të japë shumë në të ardhmen, por besoj se për t’u përmirësuar në gjithçka, për t’u testuar, do të duhet që një ditë, nuk e di se kur, të largohet nga Juventusi”, tha Dani Alves, një deklaratë kjo që nuk do t’i pëlqejë askujt në ambientin bardhezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje