Klaudio Ranieri merr drejtimin e skuadrës së Nantes

15 Qershor 2017, 19:25Sport TEMA

Klaudio Ranieri është trajner i ri i skuadrës franceze, Nantes

Skuadra franceze, ka njoftuar se ka emëruar teknikun italan në krye të stolit të saj.

Ranieri ishte i pa punë prej disa muajsh, pasi ishte shkarkuar nga drejtuesit e Leicester Cityt, skuadër më të cilën bëri historinë duke fituar titullin e Premierligës.

Marrëveshje ishte arritur më herët, por është dashur të presin vendimin e Federatës së Futbollit të Francës, të cilët nuk lejojnë trajner më të vjetër se 65 vjeçar.

Ranieri në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, Roma, Inter, Juventus apo Monaco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje