Besnik Hasi e ka nisur me dorë të hekurt aventurën e tij tek skuadra greke e Olimpiakosit.
Tekniku shqiptar gjatë një mbledhje të bërë me lojtarët përpara seancës së parë stërvitore ka marrë dy vendime të rëndësishme.
Sipas mediave greke, Hasi ka larguar nga ekipi dy lojtarë Felipe Pardo dhe ish lojtarin e njohur Esteban Cambiasso.
Për Felipe Pardo drejtuesit e skuadrës së Olipiakosit janë të pakënaqur nga sjellja e tij, pasi është rikthyer në ekip me vonesë nga pushimet.
Ndërsa, për Esteban Cambiasson klubi ka menduar që t’i jap një detyrë të re në akademinë e Olipiakosit.