FOTO/ Kristiano Ronaldo u përgjigjet akuzave për evazion fiskal

15 Qershor 2017, 14:25Sport TEMA
FOTO/ Kristiano Ronaldo u përgjigjet akuzave për evazion fiskal

Ylli madrilen Kristiano Ronaldo, ka reaguar pas akuzave për evazion fiskal.

Sulmuesi portugez përmes një fotoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Instagram” ka shkruar: “Ndonjëherë përgjigja më e mirë është të heshtin”.

Prokuroria spanjolle ka ngritur akuza ndaj portugezit për fshehjen e 14 milionë euro, por kjo është mohuar nga Ronaldo dhe avokatët e tij.

Prokurorët pohojnë se lojtari e ka përdorur strukturën e vet biznesore të krijuar në vitin 2010 për t’i fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit në Spanjë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje